Hape menynë kryesore
Isa Kastrati.

Isa Kastrati u lind më 9 prill të vitit 1947 në fshatin HogoshtKomunës së Dardanës. Rrjedh nga një familje me traditë të pasur si në aspektin kulturor, patriotik ashtu edhe në atë atdhetaro-kombëtar, thjeshtë rrjedh nga familja e cila kurrë s’pranoj ligjet e një shteti që njihej me emrin Jugosllavia.

ShkollimiRedakto

Shkollën fillore Isa Kastrati e kreu në vendlindje-Hogosht ndërsa gjimnazin në Gjilan, më pastaj apsolvoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore në Universitetin e Prishtinës, Dega e Matematikës.

Demonstratat Studentore të vitit 1968, Isë Kastratin e gjejnë jo vetëm si pjesëmarrës aktiv por edhe si organizator direkt të tyre çka si pasojë e aktivitetit që kishte zhvilluar, arrestohet dhe dënohet nga me 60 ditë burgim ku afër kishte edhe shokët e idealit ; Rexhep Mala dhe Sami Dermaku.

E vuan dënimin dhe për të vazhduar punën e mëtutjeshme në sferën politike dhe atdhetare, fillon punën si Profesor në Shkollën e Mesme Ekonomike të Gjilanit e pak më vonë edhe në gjimnazin e Dardanës.

Ndiqej dhe përcillej në çdo hap, nuk e kursenin kurrë as ata mercenarë dhe UDB-ash serbë e shqiptarë e këta të fundit e neverisëshin më së tepërmi, si pasoj e bindjeve të tij politike, dhe vizionit të tij patriotik e largojnë nga procesi edukativo – arsimor.

I larguar nga procesi edukativo-arsimor, Isa Kastrati detyrohet që edhe një herë të rifilloj jetën studentore por tani në Fakultetin Filologjik, Dega e Gjuhës Ruse, i vetmi drejtim që iu lejua, dhe diplomoi me sukses.

"Shtëpia e dytë" - BURGURedakto

Gjatë një vizite që ia bëri i Ati Sabit Kastrati me të vëllanë (xhaxhain e Isës) Qemajlin, në stinën e Verës shohin dorëzat e zeza në duart e Isës, dorëza ato që ia mbulonin vrragët nga pasojat e torturave që po përjetonte dhe nga gjakderdhjet që ia shkaktonin ndytësirat fashiste.

Por çështë e vërteta se atdhetari, intelektuali, vizionari, strategu dhe simboli i rezistencës kombëtare Isa Kastrati as vitet me ato tortura mesë brutale në burg nuk e ndanë nga veprimtaria e tij atdhetare, ishte i dënuar me 6 vite me shume shokë të idealit Grupi i Adem Demaçit ku Isa Kastrati ishte në vuajtje të dënimit, pa dalur nga burgu dënohet edhe me 6 vite burgim si anëtarë i grupit në fjalë, në këtë grup ishin edhe Skënder Kastrati (djali i Muharrem Fejzë Kastratit), Rexhep Mala, Sami Dermaku e shumë të tjerë.

Ndonëse i pjekur nga të parët që burgun e shtetit serbo-sllav e kishin si shtëpi të dytë, Isa Kastrati dënohet edhe për të tretën herë pa dalur fare nga burgu, dënohet me 3 vite e gjysmë, kësaj radhe me pretekst që shkaku i pakënaqësive kishte qëndruar 21 ditë në grevë urie, dhe pas një përleshje me gardianët e burgut e dënuan sërish pa dalur nga ato dyer të ndyta. Qëndroj plot 10,5 vite i burgosur por i pathyeshëm dhe thoshte përherë se për mëmëdheun duhet bërë edhe më shumë andaj kurrë nuk ra nën ndikim të provokimeve të cilat ia bënin qoftë serbët apo edhe mercenarët shqiptarë.

Jeta BashkëshortoreRedakto

Me 17 korrik 1986 lirohet nga burgu i Spuzhinit te Podgoricës. Në fund të këtij viti Isa Kastrati martohet me Tevide Pllanën nga Kastrioti ku gjatë 13-të vitesh martesë, lindin 7-të fëmije nga të cilët fëmiju i parë iu vdes ndërsa 5 djemtë dhe vajza janë me plot shëndet e plot krenari për veprën e të Atit dhe të parëve të tyre.

Isa Kastrati i donte shumë fëmijët dhe paralel kohës që jetonte dhe situatës që ndodhej Kosova, Emrat e fëmijëve i pagëzonte dhe i lidhte ngushtë me vlerat e tokës amë, Lirisë, Qëndresës, Gëzimit, Krenarisë dhe Festimit të Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe përgjithmonë jashtë kufijve të Serbo-sllavisë fashiste.

Megjithëkëtë, edhe pas daljes nga burgu (pas 17 korrikut 1986), ndiqej dhe përcillej në çdo hap nga Shërbimi Sekret i Punëve të Mbrendshme dhe e lodhnin me të ashtquajturat ”biseda informative” nga të cilat rëndom edhe kërcohej me likuidim fizik, gjë që s’ju trembej syri kurrë këtij atdhetari ngase për realizimin e synimeve atdhetare kishte mësuar nga të parët dhe të thyhet s’lejoi në asnjë moment te jetës së tij.

Një vit pas daljes nga burgu, në vitin 1987, Isa Kastrati me familje vendoset në Prishtinë, filloj me një përkushtim studimet posdiplomike në Degën e Gjuhësisë dhe la të papërfunduar edhe dorëshkrimin e Magjistraturës që e kishte përgatitë me një dëshire dhe përkushtim të veçantë.

Gjatë periudhës kur nuk kurseheshin as shkollat shqipe nga gjakpirësit shekullor, për shkak të mospranimit te ligjeve të Arsimit Serbosllav, Shkollat mbylleshin dhe nxënësit dëboheshin me gjithë mësimdhënësit e tyre, këtë kohë, shtëpia e Isës u shndërrua në vatër diturie, në shkollë ku mësimet i ndoqën nxënësit e Gjimnazit “Dr. Ali Sokoli”, në këtë periudhë Isa Kastrati punonte në Kshillin Komunal të Financimit dhe njëkohësisht edhe në SHMT “28 nëntori në Prishtinë.

Rrëzimi i Komunizmit famkeqRedakto

Rrëzimi i regjimit komunist dhe dalja në skenë e LDK-së si lëvizje gjithëpopullore e gjejnë Isa Kastratin si aktivist me plot energji, ishte dy mandate Kryetar i Degës së III-të të LDK në Prishtinë. Më pastaj ishte edhe Kryetar ndërpartiak për Degët e LDK për Prishtinë dhe Gollak.

Isa Kastrati iu përkushtua me tërë qenien lëvizjes politike për Çlirimin Kombtar, ndihmoj fuqishëm Lëvizjen Studentore që i kishte dhuruar aromë dhe energji të re.

Në vitin 1997 ishte ngushtë i lidhur me shumë veprimtarë si : Hazir Borovci, Gani e Mustafë Sopi, Sali Mustafa, Ibrahim Mehmeti, Sejdi Matoshi, Sabit Krasniqi, Nezir Gashi, Shyhrete Kastrati e shumë te tjerë, që të gjithë shokë të një ideali e të një gjuhe “Çlirimin e Kosovës nga Okupatori i ndytë Serbo-sllav”.

Gjithmonë në shërbim të atdheutRedakto

  • Isa Kastrati ishte organizator i dy protestave të marsit të vitit 1998 (kryetar i këshillit organizativ të demonstratave të 2 dhe 9 marsit 1998) bashkë me veprimtaren dhe humanisten Flora Brovina në Prishtinë kundër masakrave qetnike në Çirez e Likoshan.
  • Dalja në skenë e UÇK-së dhe fillimi i rezistencës së armatosur e inkurajojnë mbarë familjen Kastrati e cila në radhët e UÇK-së radhiti tetë(8) anëtarë të familjes.
  • Shtëpia e Isa Kastratit në këtë periudhë kohore sa ishte në vatër diturie-shkollë , u shndërrua edhe në shtëpi strehimi ku gjetën strehim mbi 20 familje me mbi 100 anëtarë, në shtëpinë e tij e cila u ba edhe shtëpi shëndetësore u shëruan nëntë ushtarë të UÇK-së, ndër të strehuarit ishte edhe famë e Dr. Lecit (Lec Gradica) për të cilin pas vrasjes dhe masakrimit të tij, në shtëpinë e Isës edhe bëhet pritja e ngushëllimeve.
  • Pas dhunës së egër të pushtuesit barbar, nga Drenica dhe viset tjera të Kosovës, filloj zhvendosja e qindra banorëve në drejtim të Kryeqendrës sonë, me iniciative të Isa Kastratit themelohet Këshilli i emergjencës për Prishtinën me çrast e zgjedhin Kryetar të Këshillit ku energjia e palodhshme e detyronte që natë e ditë të ndihmojë të zhvendosurit në të gjitha format që kërkohej.
  • Përkundër ndihmave dhe punës në këshillin e Emergjencës, Isa Kastrati me guxim të pashoq organizonte dhe masivizonte strukturën ushtarake të UÇK-së në Prishtinë dhe rrethinë me emrin “Guerilja B I A – Baza –Skifterat në qytetin e Prishtinës. "BIA" e emëruan kështu në shenje respekti të heronjve të kombit Bahri Fazliu, Ilir Konushevci dhe Agron Rrahmani.
  • Isa Kastrati-“GACA” bashkë me veprimtarët Hazir Borovci (ish anëtar i guerilës "BIA"), Gani Sopi e Sabit Mshica arrestohen në vitin 1998-të, pas një keqtrajtimi jo njerëzorë dhe brutal, dënohen me nga 30 ditë burgim, dënimin e vuajnë në burgun e Lypjanit. Ndonëse i dërmuar nga torturat , megjithëkëtë Isa Kastrati dhe shokët e tij s’u gjunjëzuan dhe ngelën të pamposhtur para fytyrave gjakpirëse dhe s'mundën t’ia dalin të mësojnë diçka për Guerilën “BIA” të Prishtinës.

Dëshmor i KombitRedakto

 
Isa Kastrati.

Rënia e Isa Kastratit tronditi thellë zemrat e shokëve, bashkëluftëtarëve e në veçanti preku thellë Familjen Kastrati nga Hogoshti, Dardana, Gjilani, Prishtina, Tetova e Shkupi, Zvicra e deri në SHBA-në e largët.

Megjithëkëtë Isa Kastrati do të kujtohet përherë si shembull i krenarisë Kombëtare, si intelektual dhe luftëtar i cili ishte origjinal në jetë dhe origjinal në mendime, shumë - dimensional, trim e human me virtytet më të larta të një atdhetari.

Në shenjë të respektit dhe dashurisë, në shenjë nderi dhe krenarie, emri i Isa Kastratit ndodhet gjithkund i shënuar me germa të arta, rruga e cila nisët nga varrezat e dëshmorëve në Prishtinë e deri tek lagjeja e Spitalit, lidhët me rrugën “Muharrem Fejzë Kastrati”, pra bashkohen Nip e Xhaxha pikërisht në at kryqëzim rrugësh në Prishtinën e lirë, në qendër të fshatit të lindjes në Hogosht, iu është ngritur përmendorja, ndërkaq Dardana ka edhe Shtëpinë e Kulturës me emrin e të madhit Isa Kastrati. Me rastin e 10 vjetorit të ditës së çlirimit të Hogoshtit, me 15 qershor 2009 në fshatin Bujnoc që ndodhet në periferi të fshatit Hogosht në prani të një delegacioni nga Komuna e Dardanës, përfaqësues të fshatit Prekaz nga Drenica, deputetë e shoqata të dalura nga UÇK-ja dhe nga një prani e shumë qytetarëve të viseve të ndryshme të Kosovës u zbulua pllaka përkujtimore "Brigada 172 Isa Kastrati".

 
Permendorja.

Shih edheRedakto

Rruga në Altarin e Lirisë


Burimi i të dhënave