Kush mori pjesë në gjykimin e grupit të Adem Demaçit ?

7 shkurt 1976 (pas shtatë ditë gjykimi) Gjykata e Qarkut në Prishtinë, në procesin gjyqësor të kryesuar nga gjyqtari i deleguar nga Prizreni Durmish Koçinaj (pikërisht i deleguar nga Mahmut Bakalli) : me gjykatësit : Shefqet Bytyqi, Fehmi Gashi, Mileva Grujiqi dhe Hasan Berisha, me pjesëmarrjen e Nazmije Krasniqit si procesmbajtëse, në çështjen penale të ngritur nga prokurori publik Mr. Halil Kelmendi, në bazë të nenit 117 al.1 e 2 të KP dhe nenit 100 e 101 al.1 të KPJ-së, në "emër të popullit" shpalli aktgjykimin P.nr.239/75 prej 89 faqesh.

(Nga aktgjykimi : P.nr.239/75, 7 shkurt 1976)

Në këtë proces kundër djalërisë atdhetare drejtpërdrejtë morën pjesë :

  • 1. Fadil Hoxha, zyrtar i lart i LKJ-së
  • 2. Mahmut Bakalli, kryetar i Komitetit të LKK-së
  • 3. Mehmet Shoshi, sekretar i Punëve të Brendshme të Kosovës;
  • 4. Hasan Mehmeti, kryeshef i Sigurimit shtetëror (UDB-së) në Prishtinë;
  • 5. Nazmi Juniku, sekretar Krahinor i Jurisprudencës dhe Administratës së Përgjithshme;
  • 6. Durak Jasharaj, gjykatës hetues;
  • 7. Halil Kelmendi, prokuror publik;
  • 8. Durmish Koçinaj, kryetar i trupit gjykues;
  • 9. Shefqet Bytyqi, gjykatës;
  • 10. Fehmi Gashi, gjyqtar porot;
  • 11. Mileva Grujiqi, gjyqtare porot;
  • 12. Hasan Berisha, gjyqtar porot;
  • 13. Nazmije Krasniqi, procesmbajtëse në gjykim;
  • 14. Fahredin Gunga, kryeredaktor i Radio Televizionit të Prishtinës;
  • 15. Ali Olloni, gazetar i ”Zërit të rinisë”
  • 16. Isak Hasani, gazetar i “Rilindjes”

Cilët udbashë morën pjesë në torturimin e intelektualëve patriotë ?

Hetimet torturuese në këtë proces të montuar politik i kanë kryer këta udbashë :

  • 1. Jusuf Karakushi
  • 2. Pavle Jelisaviq
  • 3. Mehmet Haskaj
  • 4. Ibush Kllokoqi
  • 5. Drago Dragojeviq
  • 6. Muharrem Dana
  • 7. Sllobodan Mijoviq
  • 8. Asllan Sllamniku
  • 9. Shefqet Hashani
  • 10. Bafti Jakupi
  • 11. Svetisllav Dollasheviqi
  • 12. Zenun Shala
  • 13. Naip Hoxha
  • 14. Refik Tashi
  • 15. Metush Sadiku
  • 16. Zejnullah Shala
  • 17. Hasan Mehmeti
  • 18. Shefqet Obria
  • 19. Faik Nura
  • 20. Rajko Çalloviqi
  • 21. Metë Kuqi
  • 22. Ramçe nga Prizreni
  • etj.

Përpara ekzekutimit të dënimit në gjykatë, Fadil Hoxha dhe Mahmut Bakalli i bënë gjyqin politik Adem Demaçit me shokë !

Para se të nis gjykimi, fillimisht atdhetarëve në krye me Adem Demaçin i bëhet një gjyq politik.

  • Fadil Hoxha - ish-zyrtar i lartë i LKJ-së, pak ditë para se të fillonte procesi i gjykimit kundër Adem Demacit dhe dhjetëra veprimtarëve të tjerë, do të deklarojë : ”...Sa pretendentë e të pafytyrë! Hiç më pak se mbrojtës të interesave të popullit shqiptar,e këndej as katundi i vet, as lagjja e vet nuk i njeh,Veç për të keq e hajni”. (Rilindja, 23.12.1975, fq.5)


  • Ndërkaq Mahmut Bakalli - kryetar i atëhershëm i Komitetit Krahinor të LKJ-së, në një mbledhje në Kaçanik më 13 janar 1976, thotë :

”Irredentizmi shqiptar në versionin e tij të ri përpiqet të paraqitet në petkun e ideologjisë dogmatike staliniste, por karakteri reaksionar dhe qëllimet e tij mbeten të njëjta. Sikurse nuk ka mundur të depërtojë në masat shqiptare atëherë kur u paraqit në formë balliste - fashiste shqiptaromadhe, irredentizmit shqiptar nuk do t´i shkojë për dore të depërtojë as tash kur përpiqet të mbështillet në petkun dogmatiko-stalinist. (...) Në këtë baza irredentistët shqiptarë do të paraqiten para gjyqeve dhe do të marrin dënime shembullore”. (Rilindja, 14 janar 1976)