Rexhep Mala
Prolog
RedaktoZemra e cila këndonte në zë edhe në brendinë e saj nuk mundi kush me ia ndalur dëshirën për të kënduar...Edhe në qeli kur isha, rrëfente Rexhep Mala "nuk kishte ditë që nuk këndoja edhe pse ishte rreptësisht e ndaluar, posa ndëgjonin zërin gardianët e burgut , vinin dhe më ndërprisnin por nuk mungonin as ndëshkimet nga gjakpirësit e ndytë, ata posa u largonin unë sërish filloja me zë të ultë e dalëngadalë më buronte një energji dhe e ngrisja zërin aq lartë , kujt’ i këndoja vall..?, popullit tim, heronjëve , dëshmorëve të rënë për Liri, qëndresës heroike të vëllezërve e motrave të mia shqiptarë". Nga rënia Rexhep Malës e Nuhi Berishës- gjatë përleshjes me forcat policore serbe, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, natën ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, ranë heroikisht Rexhep Mala e Nuhi Berisha. Me prejardhje nga Komuna e Gjilanit, të lindur në Kamenicë, si studentë, me iniciativën e Rexhep Malës dhe të bashkëveprimtarëve të tjerë formohet 'Komiteti i Studentëve në kuadër të Grupit Revolucionar, i cili do t'i shërbejë Lëvizjes çlirimtare të shqiptarëve si bërthamë e parë për lëvizën e pranverës studentore të vitit 1981. Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha provuan të vihen në themelet e një organizimi të lëvizjes çlirimtare, që vepronte në vazhdimësi, kurse në vitin 1973 filluan veprimtarinë e tyre në botimin e gazetës \"Zëri i Kosovës\".[1] Ata kishin vizion të qartë për të ardhmen e Kosovës dhe guximin e duhur për të vepruar kundër regjimit të atëhershëm. Rexhepi e Nuhiu vlerësohen si dy nga figurat qendrore të rezistencës dhe përpjekjeve të popullit shqiptarë të Kosovës për liri e pavarësi, dhe janë çmuar për trimërinë, sakrificën e lartë dhe aftësitë organizative.
Biografi
Redakto- Rexhep Mala, atdhetar, simbol i qëndresës kombtare shqiptare, hero i kombit nga Hogoshti, Komuna e Dardanës lindi me 29 mars 1951 nga e ëma Fahrije dhe i ati Mehmeti familje me kushte mesatare ekonomike por me një traditë shumë të pasur atdhedashëse e patriotike. Shkollën fillore dhe tetëvjeçaren në tërësi Rexhep Mala e kreu në Hogosht, më pastaj meqë i ati Mehmeti shpërngulet në Gjilan, Rexhep Mala e vazhdoi gjimnazin në Gjilan.
- Si nxënës i vitit të III-të ishte ndër organizatorët e parë në organizimin e demonstratave të 1968-tës.
- Në vitin shkollor 1969/1970 Rexhep Malajn e përjashtojnë nga shkolla me çrast Ai gjimnazin e vazhdoi në Preshevë ku edhe e kreu me sukses.
- Në vitin shkollor 1970/71 me knaqësi të veçantë ushtroi detyrën si mësimdhënës në fshatin Marec të Prishtinës, mirëpo i etur për dituri dhe për të studiuar, ndërpreu punën dhe u regjistrua në fakultetin Ekonomik në Prishtinë, me plot sukses kryen vitin e parë të studimeve, ishte edhe në ilegalitet dhe pas një ndërprerjeje kaloi në Shqipëri nga edhe kthehet shumë shpejt me bindjen se duhet vepruar nga afër, rrugetimi, shkuarja-ardhja e tij në Shqipëri i kushton me burg që ndëshkohet nga Gjykata për kundërvajtje e Gjilanit, e burgosën plot 28 ditë, del nga burgu për të kaluar një kohë jasht shtetit të jugosllavisë (Francë, Gjermani, Itali dhe në Zvicër) të cilin Rexhep Mala s’e njohu kurr si shtet.
Denimi me 9-të vite burg
Redakto- Rexhepi kudo që ishte, kado që shkonte dhe me këdo që ishte në shoqëri, kishte vetëm idealin e tij për një Kosovë të lirë dhe të pavarur por ishte në përndjekje nga barbarët hap pas hapi, me çrast si pjesëtar i Levizjes Nacional Çlirimtare ( LNÇ ) pikërisht ne vitin 1974 së bashku me Adem Demaçi -n (Grupi i Adem Demaçit) e shumë anëtarë të tjerë arrestohet dhe pas 9 muaj hetimesh denohet me 9 vite burgim të rëndë.
- Në dosjet e SPB-së të Kosovës cekët kjartë se Rexhep Mala ishte ndër të burgosurit më të pathyer i cili më së gjati kishte mbajtur grevë urie, megjithëkëtë Ai arrin që edhe pse në kushte të vështira të shkruaj ditarin nga burgu “Kujtime nga Burgu” ku paraqet jetën shumë të vështirë dhe torturat më çnjrëzore mesjetare të UDB-së që kishin përdorur e ushtruar kundër tij.
- Ndonëse ishte i papërkulur me qëndrimet e tij prej atdhetari, Rexhën e shetisin nëpër shumë burgje të ish jugosllavisë fashiste si në Prishtinë, Mitrovicë, Zenicë, Shtip, Idrizovë, Prizren, Foçë e në Mostar.
- Më 23 maj 1983 pas 8 vitesh vuajtje e malltretimesh lirohet nga dyert plot egërsi dhe vuajtje të pashlyera ngase pjesën më të madhe të denimit e kishte kaluar i vetëm nëpër qeli të burgjeve të sipërpërmendura të cilat nuk arritën dot ta thyejnë apo të detyrojnë të jetë i urtë për pushtetin komunist që nuk e njohu kurrë në jetën e tij.
Flaka e janarit 1984
Redakto- Doli nga ato dyer të ndyta dhe e gjen atdheun, Kosovën po aty ku e kishte lënë më parë, pas 8 vitesh Rexhep Mala nuk kishte dëshmi se diçka kishte ndërruar, jo… sërish të robëruar me çrast atë jetë me atë robëri Rexha s’e deshti kurrë dhe me plot energji futet sërish në rrugën drejt realizimit të synimeve dhe idealit të tij, gjen shokun e idealit Nuhi Berisha dhe futen prap në ilegalitet. Ndonëse në çdo hap i përcjellur, UDB-ja u bie në gjurmë por trimat lidhën besa-besën për t’mos u ra në dorë të gjallë gjelatëve. Në lagjen e trimave të Prishtinës , në një luftë të pabarabartë por me këngë dhe refale armësh me 11/12 janar 1984 ranë heroikisht për t’mos vdekur kurrë.
- Rexhep Mala e Nuhi Berisha shquhen ndër figurat më të ndritura të qëndresës dhe sakrificës sonë kombëtare. Sot për veprën patriotike të Rexhep Malës me plot krenari flasin bashkëpunëtorët, bashkëluftëtarët, bashkëfshatarët dhe mbarë Kosova ndonëse emrin e Rexhep Malës e shohim në çdo flamur me shqiponjën dykrenare, e hasim në shumë rrugë të cilat me nderë e krenari mbajnë emrin e tij , e hasim në shumë sheshe e vatra edukativo-arsimore, kazerma e qytetit në Gjilan me krenari mban emrin e bërthamës së UÇK Rexhep Mala e Nuhi Berisha.
- Më 11 janar të vitit 2008 në Bibliotekën Kombëtare Universitare në Prishtinë u promovua monografia “Rexhep Mala - Anteu i Lëvizjes Ilegale” , e autorit Selatin Novosella.
Ditar Burgu - Rexhep Mala
RedaktoBurimi i të dhënave
Redakto- "Dëshmorët nuk vdesin kurrë" 2004 nga autori Ramadan S. Latifaj
Lidhje të jashtme
Redakto- Rexhep Mala[lidhje e vdekur]
- K.Zeka& N.Berisha& R.Mala
- Rrugëtimi i një vigani, ai e botoi edhe një monografi, vepra këto që cila i kushtohen pikërisht heroit Rexhep Mala. Monografia quhet: Rexhep Mala, zjarr lufte që nuk shuhet Arkivuar 8 mars 2015 tek Wayback Machine
- Nuhi Berisha& Rexhep Mala
- [1][lidhje e vdekur]
- http://www.trepca.net/2004/04/040430_km_ne_vend_reagimit.htm Arkivuar 18 mars 2013 tek Wayback Machine
- Zeri i Kosoves
- ^ "rënia Rexhep Malës e Nuhi Berishës". Arkivuar nga origjinali më 6 mars 2016. Marrë më 24 shtator 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)