Hogoshti

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Hogosht)
This is the stable version, checked on 5 korrik 2018. 8 pending changes await review.

42°22′N 21°23′E / 42.37°N 21.39°E / 42.37; 21.39 Stampa:Infobox KS vendbanim Hogosht është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Shtrihet në pjesën lindore të Moravës së Poshtme (Anamorava) buzë maleve të Kikë-s historike në lindje dhe malit Zidoll në perëndim.

Gjeografia

Redakto

Fshati Hogosht sot është ndër fshatrat më të mëdha në Komunë të Dardanës dhe në Kosovë. Shtrihet në një lartësi mbidetare prej 584 metrash dhe në një sipërfaqe nga 15,47 km², jetojnë 2.553 banorë shqiptarë të vendosur në 400 shtëpi (sipas të dhanave statistikoretë vitit 1997), me një dendësi mesatare prej 165 banorë në 1 km².

Bukurinë fshatit Hogosht ia shton lumi që mban po të njejtin emër e që ndan fshatin në dy pjesë, lumi Hogosht burimin e ka në Tepe (Svircë) në një lartësi mbidetare 1.081 m dhe ka një gjatësi prej 24 km, mesatarisht (mvarësisht nga stinët e vitit) sjell 100 L ujë në sekondë, mbi fshat janë ndërtuar dy penda mbrojtëse betoni të cilat mbrojnë fshatin nga të vërshimet.

Në vitin 1955 në Hogosht është shfrytëzuar energjia hidrike përmes një hidrocentrali të vogël i cili kishte prodhuar energji elektrike deri në 200 Watt, deri në vitin 1963 i kishte plotësuar nevojat elementare të ndriçimit në fshat. Probleme me ujë të pijshëm tek banorët e fshatit Hogosht nuk ka meqë gati çdo familje posedon puse dhe ujë krojesh nga lartësitë e maleve që e rrethojnë.

Në përjashtim të pjesës jugore ku shtrihet fusha, pjesët e tjera të fshatit rrethohen me male, paralagjet e fshatit janë Dazhdinca, Magura, Kika dhe Bujnoci.

Demografia

Redakto

Demografia (1905-1915)

Redakto

Gjat viteve 1905-1912 Hogoshti kishte 120 shtëpi ku jetonin mbi 1.000 banorë.

Pas rregullimit të ri administrativ dhe vendosjes së pushtetit të ri në vitin 1914 në bazë të dekretit të 1912-tës për rregullimin e viseve të "çliruara" u ba edhe ndarja territoriale administrative me çrast si qendër komunale dhe drejtori që ishte Hogoshti, pas këtyre ndërrimeve mbetet nën administrimin e Kololleqit (fshat me banorë serb atëbotë dhe sot njëashtu).

Në kuadër të "Komunës së Kamenices" përfshiheshin fshatrat : (radhitur sipas numrit të banorëve)

  • Hogoshti me 1.040 banorë,
  • Desivojca me 540 banorë,
  • Velegllava me 480 banorë,
  • Kopërnica me 485 banorë,
  • Shipashnica e Epërme me 476 banorë,
  • Laqiqi me 430 banorë ,
  • Poliçka me 400 banorë,
  • Lisocka me 350 banorë ,
  • Kololleqi me 278 banorë,
  • Gjyrisheci me 270 banorë,
  • Dazhdinca me 224 banorë,
  • Terstena me 200 banorë,
  • Vryqeci me 138 banore,
  • Qarakoci me 110 banorë
  • Shahiqi me 90 banorë dhe
  • Bujnoci me 80 banorë.

Kultura

Redakto

Jeta kulturore në Hogosht

Redakto
 
SH.K.A. “Jeta e Re”
  • Në Hogosht tradita kultoro-argëtuese ka një histori të pasur dhe me vlera të kohës, ka pasur prore valltarë të njohur të kësaj ane si Selim Murtez Latifaj, Abdullah Kastrati, Ramadan T. Agaj etj.
  • Për të kaluar në një melos më të përsosur ishin ato vitet 75/76 kur vallet përcillëshin me qifteli e sharki e më vonë edhe me orkestër të përsosur popullore, për këtë dëshmojnë rezultatet dhe pjesëmarrjet e SH.K.A. “Jeta e Re” në disa festivale në Kosovë në forma individuale edhe jasht Kosovës siç ishte Ramadan Sadri Kastrati me kavall.Prej vitit 1984-1985 e deri në vitin 1993 shoqëria kalon në duart e të rinjëve të cilët ishin plot energji për krijimtari të reja dhe autoktone të prirë nga udhëheqës artistik Ramadan S. Latifaj , solistët dhe anëtarët si Shaban S. Biqku, motrat Zyhrije e Florida Ahmeti, vellezerit Sherif e Arif Kastrati me babain Ramadan Kastrati, vellezerit Ramiz e Feriz Sermaxhaj, Flamur Kastrati, Mirsije Agaj, Bujar Biqku e shumë të tjerë.

Ndërsa ne veren e vitit 1991 në nje koncert të mbajtur në shtëpinë e kulturës në Hogosht, Nexhip Ahmetaj kryetar i SH.K.A "Jeta e Re" dha urdhër që të këndohej kënga e heronjeve Rexhep Mala e Nuhi Berisha, keduar nga Nazife Xh.Zylfiu dhe Rifat Bixhaku.

Koncerti i fundit nga SHKA "Jeta e Re" në Hogosht eshte mbajtur ne qershor te vitit 2000, qe andej s'ka asnje organizim te vetem deri ne vitin 2017!

  • Hogoshti ka edhe bibliotekën për lexim, sipas të dhënave nga Z. Jahi A. Kastrati bibliotekistit që nga vitet e 70-ta, libri në Hogosht lexohet shumë dhe mesatarja qëndron aty se ka rreth 300 lexues në vit që lexojnë mbi 3.000 libra. Fondi i saj është me 12.000 libra.

Shëndetësia

Redakto
  • Hogoshti ka shtëpinë e shëndetit e ndërtuar në vitin 1972.
  • Në vitin 1977 vie mjeku i parë hogoshtas Dr.Ramadan Myrtaj i cili posa kishte diplomuar në Universitetin e Beogradit me iniciativen të tij do të nisen gurëthemelet e objektit të ri që do të mbarohet në vitin 1981.
  • Bazuar në shenimet e fundit të vitit 2001, në radhët e hogoshtasve kan dalë 14-të mjekë prej tyre 6-të femra.

Sporti

Redakto
 
KF“Kika” viti 1982.
  • Zanafilla e sportit të organizuar në Hogosht daton që nga viti 1970 në disiplina të ndryshme si futboll, volejboll, ping-pong, hendboll, shah etj. Në vitin 1974 me iniciativë të disa aktivistëve të njohur sportiv si Jakup Latifi , Mehmet Sabedinaj, Selim Muja, Avni Latifaj, etj, themelohet KF "Kitka" (pas viteve 1999 në KF"KIKA") që në vitin 1979 u kualifikua në Ligën e Dytë (II) të Kosovës.
  • Pas vitit 1991 me suprimimin e autonomisë së Kosovës, Serbia fashiste kishte vuar në dukje edhe aktivitetet sportive me çrast ca lojtarë ishin malltretuar e burgosur, ndër ata ishte edhe Zejdi Sermaxhaj, Mehmet Sabedini( i ndjerë), Besnik Geci, Selim Muja etj.
  • Në vitet 92/93 KF "Kitka" zhvilloj ndeshjet në grupin e Ferizajit, zuri vendin e parë në tabelë , pas ndeshjes finale me KF “Trepça“ nga Mitrovica humbi për t’u pajtuar me vend të dytë.
  • Në vitin 1994 KF "Kika" ishte nënkampion i Kosovës pas KF „Liria” e Prizrenit,këtë sezonë sportive golashënuesi i vitit në Kosovë shpallët Zejdi Sermaxhaj i KF“Kika” nga Hogoshti.
  • Në vitin 1995 FFK-ja themeloi Ligën e Parë të Kosovës, “KIKA” ishte ndër vendet e para në tabelën radhitëse ç’është me rëndesi dhe për t’u potencuar është shikueshmëria e ndeshjeve që atëbotë ishte më e madhja në Hogosht (7.000-8.000 shikues). Nga KF “KIKA” dolën shumë emra të njohur të cilët zhvilluan aktivitete sportive në klubet më të mira Kosovare si Rabit Ahmeti (ne ish C.Zvezda te Gjilanit), Mustafë Latifaj në KF”Prishtina”, Sami Sermaxhaj në KF“Prishtina”, Selim Muja në KF.Gjilani dhe shumë të tjerë.
  • Në fushat individuale sportive ka hogoshtas që kanë tejkaluar kufijt regjional (e shtetëror) si bie fjala shahisti hogoshtas Sabedin R. Sabedinaj i cili nga viti 1970 mbante titullin mjeshtër shahu, në shumë gara kombetare e ndërkombetare ka përfaqësuar Kosovën, kryetar i shahisteve të Kosovës në vitin 1986 deri më1988 si dhe anëtar i Lidhjes së shahistëve të ish Jugosllavisë (1988/1990).
  • Në disiplina sportive individuale karateisti Asdren Myrtaj ishte dy herë kampion i Kosovës me 1997 dhe 1998 në grupmoshat 15 vjeç, ishte njëherit kampion absolut i Kosovës në vitin 2000 në grupmoshën 18-21 vjeçare ndërsa suksesin më të madh vendin e parë e zuri në Hungari në vitin 2000.

Manifestime

Redakto

"Takimet e vendlindjes" që mbahet me 15 qershor njëherit është kjo edhe dita e çlirimit e cila kremtohet që nga 15 qershori i vitit 1999. Vlenë theksuar se me rastin e 10 vjetorit të çlirimit të Hogoshtit pikërisht me 15 qershor 2009 u bë edhe binjakëzimi i Hogoshtit me Prekazin e legjendarit Adem Jashari me moton : “Hogoshti – Prekazi, Legjendë e Kombit”.

Historia

Redakto

Historia e fshatit Hogosht

Redakto

Hogoshti ka një të kaluar të lavdishme historike, ishte pjesë integrale e hapsirës më të gjerë të Kosovës dhe të Luginës Moravë – Vardar. Në hapsirën gjeografike të Dardanisë e gjejmë edhe Hogoshtin ndërsa lashtësinë e tij e dëshmojnë disa të dhëna si:

  • gurëthemelet e një kishe në „Kërshlan”,
  • themelet e një kishe në lagjen “Kastrati”,
  • një vegsh(pitos) i madhësisë mesatare i gjetur në oborrin e Osman Kastratit,
  • një pllakë e shkruar e cila ende nuk është definuar në tërësi,
  • disa varreza të gjetura në lagjen “Murtaj”,
  • një shigjetë dhe vathë të gjetura 60 vite më parë tek ara e Mulla Hysenit etj.

Megjithëkëtë edhe pse dëshmitë tejet të vjetra, deri më tani ende nuk iu është bërë një vlerësim i duhur arkeologjik.

Gjatë periudhës së sundimit osman dhjetëra të rinjë hogoshtas ishin rekrutuar për shërbim ushtarak të cilët kishin shërbyer në vende të ndryshme të Perandorisë Osmane;

  • Kamberi i Danit në Manastir,
  • Qazim Latifi në Tuz,
  • Behluli i Danit në Vlorë,
  • Hajdari i Salihut në Anadoll,
  • Ahmeti i Danit në Baghdad
  • Shaban Myrtaj në Jenipazar, ,
  • Halit Zylfi Kastrati 6 vite në Stamboll (redif) për të mos harruar se atëbotë shërbimi ushtarak kishte kohëzgjatje prej 3-8 vitesh.

Hogoshti si qendër administrative dhe politike atëbotë ka pasur edhe MYDYRIN i cili zbatonte urdherat e oficereve turqë, meqë Mydyri kishte ushtruar dhume mbi disa banorë me nam të kësaj ane, në aksin rrugor Lisockë-Hogosht, tek “Ura e Ibishit” e vranë Ibrahim Zhuja dhe Islam Zuka nga Desivojca si anëtarë shumë aktiv të Çetës së Mehmet Çaushit. Mydyri quhej Shukri dhe në kufomën e tij e kan marrë prindërit e tij. Vrasja e Mydyrit dhe 17 ditë me vonë edhe vrasja e Kajmekomit nga një ushtar shqiptar në Gjilan, bën që Otomanët të sinjalizojnë për një kryengritje të përgjithshme. Autori serb A. Bosavleviq , në librin e tij "O Arnautima", shkruan se në gjysmën e dytë të shekullit IXI, Hogoshti ishte një qytezë me disa dyqane dhe mehane. Këtu janë disa Pushkara ( puntori për riparimin e armëve), që iu shërbejnë shqiptarëve riparimin dhe mirëmbajtjen e armëve.[1] Në vitin 1912,nën udheheqje të Ali Gjyrishecit 300 kryengritës nga drejtoritë e atëhershme të Hogoshtit marrin marshin për në Shkup.

Në verën e 1912 Bislim Hogoshti e shoqëronte patriotin Hasan PrishtinaDurrës si truprojë e tij. Bislim Hogoshti ishte pjesëmarrës aktiv në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, pasardhësit e familjes tij ftohen nga autoritetet shtetërore në kremten e Ditës së Flamurit për çdo vit.

Të dhëna historike

Redakto

Një e dhënë tjetër me rëndësi flet edhe për ardhjen e Bajram Curri-t dhe takimin e tij me parinë e fshatit Hogosht si me Emin Biçkun, Sadri Ahmetaj-n etj(pikërisht në vitin 1912 me rastin e organizimit në mbrojtje të kufirit lindor nga Armata e Tretë serbe e cila komandohej nga Bozha Jankoviqi).

Kika dhe lavdia e saj çmohet nga historia e kësaj ane dhe meritojnë të cekën edhe luftetarët e pushkës e të penës si Mulla Idriz Gjilani nga Velekinca Haki Sermaxhaj, Emin e Osman Biçku, Halil Sh. Kastrati e Shaban Çaushi(Myrtaj), e ky i fundit kishte strategji të fortë ushtarake meqë edhe kishte shërbyer 9 vite në shërbim ushtarak në ushtrinë turke.

Në Komunën e Hogoshtit si zonë kufitare u formuan 5 kompani që përbënin një Batalion, komandant batalioni e emërojnë Sylë Kopërnicën, komandantë të kompanive emëruan : Sylejman Selim Latifi (Syla), nga Hogoshti, Hysen Zhuja e Islam Zuka nga Desivojca, Idriz Malaj nga Hogoshti dhe Rexhep Jashar Bunjaku nga Poliçka.

Hogoshti bombardohet me aeroplanë në shtator të vitit 1944 në ora 14.00 ku si cak i sulmit ishte Konaku i Idrizit të Shaqës (Myrtaj) ngase dyshonin që aty të jetë edhe depoja e municionit.

Gjat viteve 1958/59 suprimohet Komuna e Hogoshtit dhe i gjithë aparati Administrativ u transferua në Kamenicë sot Dardanë (këtë e bënë pushtetëmbajtësit serbë të ndihmuar nga disa shqipfolës ), më pastaj Hogoshti ngelë vetëm si bashkësi lokale.

Shkolla e parë shqipe në Hogosht

Redakto

Shkolla e parë shqipe në Hogosht u themelua në vitin 1941 me mësuesin e parë Fadil Hoxha. Pas tij në vitin shkollor 1942/43 erdhi si mësues Mehmet Turhani nga Elbasani dhe Fehmi Sinella nga Kavaja,ndërsa në vitin shkollor 1943/1944 ishte mësuesi nga Gjilani, atdhetari i devotshëm Xhevat Alia.

Mësuesit e parë nga Hogoshti

Redakto
  • Bejtullah Mujaj
  • Mumin Kastrati
  • Xhavit Sermaxhaj
  • Raif Latifaj
  • Ramadan Latifi
  • Sabri Ahmetaj
  • Fetah Latifaj
  • Ibrahim Ahmetaj
  • Mehmet Ahmetaj
  • Liman Ahmetaj
  • Sylejmon Ahmetaj
  • Skender Latifi
  • Nuhi Vranja
  • Rexhep A. Kastrati
  • Ejup Ahmetaj
  • Gani V. Kastrati
  • Hajredin Agaj

Deri në vitin 2001 me shkolla të larta dhe fakultete kanë diplomuar 232 Hogoshtas prej këtyre 41 femra. Hogoshtaset e para me diplomë fakulteti ishin Tevide Sh. Ahmeti dhe Shehnaze R. Latifi.

Nga Lufta e Dytë Botërore e së këndejmi ndodhin ndrrime te ndryshme, zbatimi i masave administrative ushtarake të shtetit të atëhershëm jugosllav në Kosovë, gjatë viteve 1944/46 mbyllë shkollën shqipe në Hogosht dhe me vonë (...) rihapet sërish për t’mos u mbyllur kurr deri në ditët e sotme.

Hogoshtasit gjat demonstratave 1968-1981...

Redakto

Demonstratat e vitit 1968 i gjejnë shumë Hogoshtas jo vetëm si pjesëmarrës por edhe si organizator të tyre, ndër ata ishte padyshim intelektuali, vizionari, luftëtari dhe dëshmori i kombit Isa Kastrati ndërsa pjesëmarrës ishte edhe Ismail Kastrati, në Gjilan demonstratat e 1968-tës i organizoj simboli i rezistencës, atdhetari, patrioti dhe hero i kombit Rexhep Mala,Latif Kastrati e Ibrahim Sermaxhaj.

Megjithëketë demonstratat e vitit 1981 i shoqëruan numër i madh Hogoshtasish, ishin mbi 50-të studentë, në demonstrata u plagua nga forcat policore Hogoshtasja Besa Ibrahim Ahmetaj. Pas demonstratave filloj një varg ndjekjesh dhe diferencimesh politike, arrestime, izolime dhe denimet me burg të rendë.

Diferencimi

Redakto
  • Diferencimin në Hogosht e bënë Refik Agaj(nga Hogoshti), Azem Vllasi(nga Rubovci i Dardanës), Sejdi Berisha dhe Halim Hajdari(që të dy nga malësia e Dardanës). Për pjesëmarrje në demonstrata u diferencuan (dalluan) këta studentë:
  • Shaban Kastrati
  • Muharrem Kastrati
  • Sali Malaj
  • Azem Malaj
  • Nusrete Kastrati
  • Haqif Agaj dhe
  • Ejup Vranja

Pasojnë burgosjet

Redakto

Me nga 2 muaj burg pas demonstratave denohen:

  • Shaban S. Biqku,
  • Lahudin H. Myrtaj,
  • Kujtim I. Ahmeti,
  • Haqif M. Agaj,
  • Gani A.Musliu
  • Ejup M. Vranja dhe
  • Nazmije M. Agaj.

"ALBANIKOS"

Redakto

Në organizatën ilegale “Albanikos” që i printe Emin Krasniqi nga Dajkoci me shumë veprimtarë nga Hogoshti pasi zbulohen, në vitin 1983 denohen me dënime të rënda me burg:

  • Sali H. Malaj me 8 vjet burgim,
  • Qefsere H. Malaj me 5 vite burgim,
  • Sali M. Biqku 5 vite burgim,
  • Njazi J. Biqku 4 vite burgim,
  • Taip H. Malaj 1 vit burgim dhe
  • Qemajl Salih Kastrati me 1 vit burgim.

Me nga 60 ditë burgim me rastin e ketij procesi u denuan

  • Fetah A.Biqku dhe
  • Ahmet Mustafë Biqku.

Meqë veprimtaria e “Albanikos-it” vazhdonte veprimtarinë ilegale, në vitin 1986 sërish zbulohet me çrast u denuan

  • Jashar S. Kastrati me 7 vite burgim dhe
  • Shuhrete H Malaj me 4 vite burgim të rëndë.

Viti 1984

Redakto

Viti 1984 respektivisht mesnata e 11 e 12 janarit 1984 do të jetë një ditë,datë dhe vit i pashlyeshëm për hogoshtasit në veçanti dhe mbarë Kosovën në përgjidhësi meqë në një përleshje me forcat policore jugosllave bien heroikisht në Kodrën e Trimave në Prishtinë Rexhep Mala nga Hogoshti dhe Nuhi Berisha nga Svirca .


Në janar të vitit 1990 pasuan demonstratat në shumë vise të Kosoves, ato ishin prezente edhe në Hogosht, demonstruesit niseshin nga lumi "Babaniku" e deri në qendër të fshatit, pas demonstratave pasuan denimet me nga 2 muaj burg :

  • Sabit Salih Kastrati (babai i dëshmorit Isa Kastrati)
  • Qemajl Salih Kastrati
  • Xhelal R.Muja dhe
  • Sabit Biqku.

Me nga një muaj burgim denohen;

  • Ahmet Xh. Latifi,
  • Jahi Rexhep Ahmetaj,
  • Emin Biqku,
  • Jakup Biqku,
  • Abdullah Kastrati i njohur si simbol i Flamurit Kombëtar.

Aroma Demokratike

Redakto

Më 23 dhjetor 1990 në fshatin Hogosht themelohet (nëndega)partia e parë shqiptare (pas rrëzimit të sistemit komunist) “LDK” Lidhja Demokratike e KosovësLëvizje gjithëpopullore e kohës,u zgjodh Kryesia ndërsa Kryetar u zgjodh Shaban Kastrati .

Referendumi për Kosovën shtet Sovran dhe të pavarur u mbajt me 26 shtator në shtëpinë e kulturës në Hogosht, tëre fshati ishte më i bukur se kurr më parë, ishte i stolisur me lule e flamuj, fotografi heronjësh si e Skenderbeut dhe Rexhep Malës, tingujt burimor dhe kënget patriotike të organizuara nga SH.K.A. “Jeta e Re” nga Hogoshti e bënë edhe më madhështore këtë ditë historike të kombit shqiptarë.

APJ - Armatë Fashiste

Redakto

Me 28 korrik 1991 Hogoshtin e tronditi lajmi për vrasjen e bashkëvendasit Muhamet Raif Biqku me profesion Hoxhë i cili ndodhej në shërbim ushtarak në armatën Jugosllave. Muhamet Raif Biqku lindi më 1 nëntor 1971 në Hogosht. Më 14 qershor 1991 mobilizohet dhunshëm në postën ushtrake të Dugo Sellës (Kroaci). Dy javë më vonë shpërthyen luftimet në Kroaci. Muhameti nuk pranoi urdhërat për të dalë në frontin e luftës prandaj u vra më 28 korrik 1991.

Rast tjetër i vitit 1955 ishte vrasja e Shukri Ramë Sermaxhajt nga Hogoshti në Vinkovc-Kroaci, vrasje e cila kurr nuk u sqarua.

UÇK-ja dhe Hogoshtasit

Redakto
 
Permendorja

Hogoshtasit kanë dëshmuar me vepra sa janë të etur për Lirinë e Kosovës dhe për Bashkim Kombëtar rrugë kjo e cila rrënjët i ka që nga periudha e pasluftës së parë Botërore e e deri në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, këtë rrugë e kultivuan nga të parët si Muharrem Fejza, Haki Efendiu, Shaip Biqku, Bislim Hogoshti, Rexhep Mala e shumë trima të kësaj ane.

Lufta e UÇK-së ishte e lavdijshme, Hogoshtasit e përqafuan dhe ndihmuan si me pushkë dhe pjesëmarrje fizike, organizime të ndryshme në vend e diasporë, në Gjermani nga iniciativa e dy Hogoshtasve Ramadan Latifaj dhe Njazi Biqku në përkrahje të shumë bashkatdhetarëve nga viset e Anamoravës themelohet shoqatën atdhetare “Metush Krasniqi”, ndërsa në shtetin e Zvicrës meriton të ceket kontributi i të gjithë Hogoshtasve të prirë nga Ahmet e Rifat Latifaj, një aktivitet humanitar gjatë luftës së lavdishme të UÇK në Hogosht kishte zhvilluar edhe shoqata bëmirëse "Nëna Terezë".

Për bartje të armatimit nga Shqipëria ishin Ilir Kastrati dhe Arben Biqku të cilët më pastaj kaluan në stërvitje dhe njohjen e artit luftarak, këtyre iu bashkangjit me vonë edhe Driton Jahi Kastrati i cili kishte ardhur nga Gjermania.

Në betejën e Marecit, nga Hogoshti morën pjesë ;

  • Isa Kastrati (dëshmor i kombit),
  • Shyhrete Qemajl Kastrati “Gzimja”,
  • Lulzim Xhemail Latifi “Toti”,
  • Shefik Adem Agaj dhe
  • Alban Ismail Kastrati.

Në Zonen operative te Llapit i riu 16 vjeqar Durim Ahmetaj


  • Në Pashtrik

bie heroikisht në vijë të parë të frontit Heroi i kombit Avdi Xhaqku i cili vie nga Zvicra drejt në luftë.

Pjesëmarrës në UÇK ishin edhe Hogoshtasit me vendbanim në Prishtinë e Gjilan:

  • Afrim Xhemajl Myrtaj i plagosur me 9 plumba,
  • Sami Isa Agaj,
  • Ferdeze e Agim Zijah Agaj,
  • Shefik Adem Agaj,
  • Valbona Sefedin Vranja e
  • Xhelal Ramadan Muja,

dy të fundit ishin edhe pjesëmarrës në UÇPMB në zonën e Qarrit si dhe në Maqedoni.

Nga forcat armike u likuiduan dhe në mënyrën më barbare u masakruan Ramadan A. Latifaj dhe Mehmet S. Sabedini, akt ky që tronditi banorët e fshatit dhe rajonit.

Hogoshtasit, të burgosurit politik

Redakto
  • Myderriz Haki Sermaxhaj (1914-1948) me 20 vite burgim (vdiq në burg),
  • Salih Q. Kastrati (1988) në shërbim ushtarak me 13 vite burgim,
  • Isa Kastrati (1975)me 12 vite burgim,
  • Rexhep Mala(1975) me 9 vite burgim,
  • Mumin Kastrati (1960) me 8 vite burgim,
  • Jashar S. Kastrati me 7 vite burgim,
  • Salih H. Malaj (1983) me 6 vite burgim,
  • Salih Maksut Biqku (1983)me 5 vite burgim,
  • Rexhep S. Kastrati (1960) me 4 vite burgim,
  • Shyhrete H. Malaj me 4 vite burgim,
  • Njazi J. Biqku (1983)me 4 vite burgim,
  • Taip H. Malaj 1 vjet burgim
  • Qemajl Sali Kastrati me 1 vjet burgim ...

Për t’mos i shënuar të tjerët kërkoj ndjesë meqë është një shifër e mbi 100 hogoshtasëve të cilet ishin prapa grilave në burgje të jugosllavisë fashiste.

Burimet

Redakto
  1. ^ A. Bogosavleviq, O Arnautima , Nish 1897, faqe 98

Lidhje të jashtme

Redakto