Kopernica

fshat në Kosovë
(Përcjellë nga Kopërnica)

42°22′N 21°22′E / 42.36°N 21.37°E / 42.36; 21.37

Kopernicë
Kopër
Fshat

Kopernicë është një vendbanim në komunën e Dardanës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Kopër.

Demografia

Redakto

Në fshatin Kopernicë gjithë banorët i përkasin kombit Shqiptar dhe besimit Islam.

Kultura

Redakto

Po ashtu nga ky fshat e ka prejardhjen edhe këngëtarja e famshme Kosovare Genta Ismajli, e cila është rritur larg vendlindjes së saj, pra në Amerikë.

Historia

Redakto

Ismajl Xh. Ismajli ndryshe i njohur si GAGOLI, dashuria dhe ideali i tij për Kosovën e pavarur nuk e la të rri duar kryq pran regjimit Serb, që prej demostratave të viteve 80-ta nuk i ndali aktivitetet për qlirimin e Kosovës, ky mendoi edhe më lart sa që bëri furnizim të medikamenteve në rast emergjent për luftë, aktivitetet e tija u deshmuan edhe gjatë luftës në mbrojtje të banorve të Dardanes, me shkathtësin e tij strehoi rreth 1000 personave të përndjekur nga Strezovci, Hajnoci, Leshtari, Meshina etj...në interval kohorë prej vetum gjysëm ore, gjatë ditëve të ofensives së fshatit Kopërnicë që e priste me vendas edhe pse ishte në shënjester të regjimit Serb nuk u largua nga fshati por qendroi dhe ju doli bishave serbe me gjoks të hapur, me 11, maj 1999 e ndan nga jeta në mënyrë barbare. Ishte njëri ndër dëshmorët dhe kontribuesit më të mëdhenjë jo vetëm për fshatin tonë por edhe për shumë vende tjera. Gjatë kohës së luftës po ashtu angazhohej shumë të ndihmoj UÇk-në duke iu ndihmuar të sëmurëve, të palgosurve. Në shenjë rrespekti dhe nderi shkolla e fshatit mban emrin Ismajl Ismajli, gjithashtu edhe disa rrugë në Komunen tonë. Lavdi Deshmorit

Disa përkujtime për Dëshmorin:

Selami Zylfiu, Tërë jetën tuaj pate objektiv lirinë dhe atdhedashurinë , fjala vepra dhe puna juaj është model së si arrihet deri tek liria, ishe sinonim I një patrioti të shquar , gjithmonë do jesh simbol që lë gjurmë tek gjeneratat e reja, mburremi që të patëm I nderuar!

December 9, 2014 at 10:07am

Metush Basha, Inderuari profesor i imi i viteve 80 me rrin gjithmon ne kujtimet tona te pa harruar dhe ne zemren time me sjelljet e juaja qe ishin te urta dhe me zemren e juaj te embel qe kishit .kur nuk dote harroj . ishalla zoti ju shperblen ne xhenet , Metush Basha nga Zvicra LAVDI

December 7, 2014 at 11:44am

Ky fshat krenohet me heroin e kombit Rrahim Beqiri. Rrahim Beqiri i njohur nga bashkëluftëtarët e UÇK-së me pseudonimin Roki ju kishte bashkuar forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirin e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia, gjatë viteve 2000.

Nuk duhet harruar Sylë Kopërnicën komandant dhe udhëheqës në shumë beteja siç ishte ajo e Kikës.

Burimet

Redakto

Rrefime mbi Fshatin nga Fshatarët:

Redakto

Xhamia e fshatit Kopërnicë u ndertua ne vitin 1938, punët i kryen: Ramush Bajraliu, Hysen Bajraliu, me ndihmen e mjeshterve tjer si; Limon Ismajlaj, Tefik Ismajlaj, Sadri Regjepaj, Shaban Beqiraj, Ramadan Zylfijaj, Ahmet Sylaj, Adil Ajvazaj, Sadri Hoxhaj, Salih Bixhaku, dhe gjithë fshati moren pjese ne punet e Xhamisë... nën udhëheqjen e Sadik Ismajlit. Për ndërtim të Xhamisë Avdullah Hoxhaj dhuroi nji copë arë... Xhamia mban emrin "MULLA ALI RAHIMAJ". Rrefen Haki Ismailaj

Lidhje të jashtme

Redakto