Shoqëria Kulturo-Artistike SH. K. A. “Jeta e Re” nga Hogoshti është themeluar për herë të parë në vitin 1959.

Fillimisht nuk ka pasur aktivitete të duhura por sukseset e saja fillojnë gjatë viteve 1980 e deri në ditët e sotme.

Ishte pjesëmarrëse në shumë festivale të këngëve folklorike dhe popullore në Kosovë si në Dardanë, Gjilan, Ferizaj, Gllogovc, Prizren, etj.

Prej vitit 1982 deri në 1984 shoqëria udhëhiqej nga adhuruesi i flaktë i muzikës, Profesori i kimisë Rexhep Xh. Kastrati, pastaj kalon nën udhëheqjen e Mehmet S. Sabedinajt deri në vitin 1990, më pastaj në aromën demokratike udhëhiqej nga breza të rinjësh si Naim Muja për të kaluar më vonë nën udhëheqje të z. Nexhip Ahmeti.

Repertori i saj ishte i begatuar me këngë folklorike të kohës, njështu ruhej dhe kultivohej edhe tradita e valles (vallja e Hogoshtit) dhe këngëve me motive dasmash. Nuk munguan as këngët origjinale të krijuara nga udhëheqësi i saj artistik Ramadan S. Latifaj, kënga për dëshmorët Isa Kastrati e Avdi I. Xhaqku, Rexhep Mala, kënga për fshatin Hogosht, etj.

Anëtarë të SH. K. A. "Jeta e Re" Hohosht gjatë viteve 1975 e deri tani ;

  • Ramadan Sadri Kastrati
  • Xhemush Sermaxhaj
  • Fatmire Abdullah Kastrati
  • Halim Muharrem Agaj
  • Selajdin Rrahman Biqku
  • Naim B. Muja
  • Nexhip Z. Ahmeti - ish kryetar i SH. K. A "Jeta e Re"
  • Ramadan Selim Latifaj (Udhëheqës artistik)
  • Vëllezërit Kastrati (Sherif e Arif R.Kastrati)
  • Vëllezërit Sermaxhaj(Ramiz e Feriz A.Sermaxhaj)
  • Shaban Sahit Biqku
  • Daut Selim Latifaj
  • Naim Qemajl Kastrati
  • Lumnije Maksut Zylfiu
  • Bislim Ramadan Agaj
  • Vëllezërit Malaj (Besnik dhe Betim Malaj)
  • Fadil Adem Kastrati
  • Bujar Biqku
  • Motrat Ahmeti (Zyhrije e Florida Xh. Ahmeti)
  • Flamur Abdullah Kastrati
  • Ganimete Jakup Latifi
  • Mirsije Ismet Agaj
  • Vëllezërit Cërnaveri-Dazhdincë (Ramadan e Haki Cërnaveri)
  • Vëllezërit Bixhaku - Kopërnicë (Mevlan e Rifat Bixhaku)
  • Hazir Krasniqi (arsimtar)
  • Ramadan Shaip Latifi
  • Florije Hetem Ajvazaj
  • Nazife Zylfiu e shumë e shumë të tjerë.

Burimi i të dhënave

Redakto

Arhiva e SH.K.A."Jeta e Re" Hogosht.