Azem Vllasi lindi më 23 dhjetor 1948Rubovc, Kamenicë është një jurist, analist dhe politikan nga Kosova i cili në vitet e 1980-ta ishte kryetar i Krahines Autonome të Kosovës (1985-1988), dhe funksionar i lartë në kohën e Jugosllavisë.

Azem Vllasi

nëntor të vitit 1988 ai u shkarkua nga detyra e kryetarit te Krahines Autonome te Kosoves dhe udhëheqësit shqiptar, bashkë me nënkryetaren e tij Kaqusha Jasharin. Inskenimi i krizës së atëhershme në Kosovë u bë nga Slobodan Milosheviq dhe tragjedia e morri rrugën e vet. Azem Vllasi akuzohet nga Millosheviqi dhe garniturat politike nga Beogradi se kinse po udhëheq grevën e minatorëve në "Stari Tërrg" dhe mu për atë u shkarkua nga detyra. Kjo nxiti demonstrata të mëdha në Prishtinë pasi në Kosovë u zgjodh kryetar i partisë Rrahman Morina, vegël e Beogradit. Ne mars te vitit 1989 Vllasi burgoset se bashku me udheheqesit e minieres ne Stari Tergut dhe akuzohen për veprimtari "kunder-revolucionare" dhe "anti-Jugosllave." Pastaj erdhen grevat dhe më në fund Kosovës iu tërhoq statusi i autonomisë me rrembimin e kushtetutes Jugosllave te vitit 1974. Pas presionit te madh nga institucionet nderkombetare Vllasi lirohet ne maj te vitit 1990 dhe mer perfundim procesi politik kunder tij. Ne vitin 1991 Vllasi botoi librin "Mjështërit e Erresires" ne gjuhen Shqipe dhe Kroate (majstori Mraka).

Azem Vllasi sot (2005) punon si jurist dhe analist politik, ishte keshilltar politik i Ish-Kryeministrit te Kosoves Bajram Kosumi.Ai tani(2012)punon edhe si keshilltar i qeveris se Republikes se Kosoves ne bisedime me shtetin Serb.

Avokati Azem Vllasi u plagos me armë zjarri në Mars të këtij viti (2017), personi që tentoi ta vret avokatin Vllasi është Murat Jashari i cili pranon se tentoi ta vret Azem Vllasin por ai ka pohuar se në listë kishte edhe presidentin e vendit Hashim Thaçi, kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe “Nismës”, Fatmir Limaj.