Mynafiku
Në Islam, munafikunët ('hipokritët', arabisht: منافقون, njëjës منافق munāfiq) janë një grup i cilësuar në Kur'an si myslimanë të jashtëm, të cilët në brendësi e fshihnin mosbesimin dhe në mënyrë aktive kërkonin të minonin komunitetin musliman.[1] Mynafik është një person i cili në publik dhe në bashkësi tregon se është mysliman, por e refuzon Islamin ose propagandon kundër tij qoftë në zemrën e tij apo në mesin e armiqve të Islamit. Vetë hipokrizia quhet nifāk (نفاق).[2]
Llojet e hipokrizisë
RedaktoHipokrizia ndahet në dy lloje:
1- Nifaku i madh (hipokrizia në besim), e cila bëhet shkak që personi i tillë të jetë përjetësisht në Zjarr.
Për këtë lloj të hipokrizisë na ka treguar Allahu në fjalën e Tij:
وَمِنَ النَّاسِ مَن يَقُولُ آمَنَّا بِاللّهِ وَبِالْيَوْمِ الآخِرِ وَمَا هُم بِمُؤْمِنِينَ
“Ka prej njerëzve që thonë: ‘Ne e kemi besuar Allahun dhe Ditën e Fundit (Ahiretin)’, por në realitet ata nuk janë besimtarë” (Bekare: 8)
Pra, janë ata njerëz që fshehin mosbesimin dhe shfaqin Islamin.
2- Nifaku i vogël (hipokrizia në vepra).
Shembull për të është shpjegimi i Pejgamberit ku thotë:
“Shenjat e hipokritit janë tre: kur flet gënjen, kur premton e thyen premtimin, e nëse i besohet diçka, tradhton.”[3]
Në Kuran
RedaktoNë Kuran ky term u referohet atyre që nuk besojnë por pretendojnë se besojnë.
Kur të vijnë te ti hipokritët, ata thonë: “Ne dëshmojmë, se ti, me të vërtetë, je i dërguari i Perëndisë!” – E Perëndia e di, se ti, me siguri, je i dërguari i Tij, por Perëndia dëshmon edhe se hipokritët janë gënjeshtarë të qartë. Ata betimet e tyre i kanë bërë maskë, andaj i kanë penguar (njerëzit) prej rrugës së Perëndisë. – Me të vërtetë, është shëmtim, atë që kanë punuar! Kjo është ngase kanë besuar, pastaj kanë mohuar, e u vulosën zemrat e tyre, prandaj ata nuk kuptojnë. (Surja el-Munafikun 63:1-3)
Referime
Redakto- ^ Nisan, Mordechai (5 korrik 2017). Politics and War in Lebanon: Unraveling the Enigma (në anglisht). Routledge. fq. 243. ISBN 9781351498333.
- ^ Lamptey, Jerusha Tanner (15 janar 2016). Never Wholly Other: A Muslima Theology of Religious Pluralism (në anglisht). Oxford University Press. fq. 134–135. ISBN 9780190458010.
- ^ Ç’është hipokrizia (nifaku)? Cilat janë llojet dhe shenjat e saj?