Mungesa e gjumit
Mungesa e gjumit, e njohur gjithashtu si pamjaftueshmëria e gjumit [1] ose pagjumësia, është gjendja e kohëzgjatjes së pakët dhe/ose cilësisë jo të duhur të gjumit për të mbështetur syhaptësinë (vigjilencën), performancën dhe shëndetin. Mund të jetë ose kronik ose akut dhe mund të ndryshojë shumë në ashpërsi.
Mungesa akute e gjumit vërehet kur një individ fle më pak se zakonisht ose nuk fle fare për një periudhë të shkurtër kohore – zakonisht zgjat një deri në dy ditë, por priret (tenton) të ndjekë modelin e pagjumësisë për më gjatë pa asnjë faktor të jashtëm në lojë. Mungesa kronike e gjumit vërehet kur një individ fle në mënyrë rutinore më pak se një sasi optimale për funksionimin ideal. Mungesa kronike e gjumit shpesh ngatërrohet me termin pagjumësi . Megjithëse mungesa kronike e gjumit dhe pagjumësia ndajnë sasinë dhe/ose cilësinë e gjumit të ulur, si dhe funksionin e dëmtuar, ndryshimi i tyre qëndron në aftësinë për të fjetur. Individët e privuar nga gjumi janë në gjendje të bien në gjumë shpejt kur lejohet një gjë e tillë, por ata me pagjumësi kanë vështirësi të bien në gjumë. [2]
Një i rritur mesatar ka nevojë për shtatë ose më shumë orë gjumë në nate për të ruajtur shëndetin. Sasia e gjumit që nevojitet mund të varet nga cilësia e gjumit, mosha, shtatzënia dhe shkalla e mungesës së gjumit. Gjumi i pamjaftueshëm është lidhur me shtimin në peshë, presionin e lartë të gjakut, diabetin, depresionin, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. [3] Mungesa e gjumit mund të çojë gjithashtu në ankth të lartë, nervozizëm, sjellje të çrregullta, funksionim dhe performancë të dobët njohëse dhe episode psikotike. [4]
Një gjendje kronike e me gjumë të pakët ndikon negativisht në trurin dhe funksionin njohës . [5] Megjithatë, në një nënbashkësi rastesh, privimi i gjumit mund të çojë në mënyrë paradoksale në rritjen e energjisë dhe syhaptësisë; megjithëse pasojat e tij afatgjata nuk janë vlerësuar kurrë, privimi i gjumit është përdorur edhe si një trajtim për depresionin . [6] [7]
- ^ Amin, Faiza; Sankari, Abdulghani (2022), "Sleep Insufficiency", StatPearls, Treasure Island (FL): StatPearls Publishing, PMID 36256756, marrë më 2023-05-18
{{citation}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ International Classification of Sleep Disorders (bot. 3). Darien, IL: American Academy of Sleep Medicine. 2014.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Olson, Eric. "How many hours of sleep are enough for good health?". Mayo Clinic. Simon & Schuster. Marrë më 7 mars 2022.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "How poor sleep affects your mental health". Priory (në anglisht). Marrë më 2022-04-17.
- ^ Alhola, Paula; Päivi Polo-Kantola (tetor 2007). "Sleep deprivation: Impact on cognitive performance". Neuropsychiatr. Dis. Treat. 3 (5): 553–567. PMC 2656292. PMID 19300585.
Although both conditions [total and partial SD] induce several negative effects including impairments in cognitive performance, the underlying mechanisms seem to be somewhat different.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Nykamp K, Rosenthal L, Folkerts M, Roehrs T, Guido P, Roth, T (shtator 1998). "The effects of REM sleep deprivation on the level of sleepiness/alertness". Sleep. 21 (6): 609–614. doi:10.1093/sleep/21.6.609. PMID 9779520.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Riemann D, Berger M, Voderholzer U (korrik–gusht 2001). "Sleep and depression - results from psychobiological studies: an overview". Biological Psychology. 57 (1–3): 67–103. doi:10.1016/s0301-0511(01)00090-4. PMID 11454435.
{{cite journal}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)