Gjendeni tek artikulli Mursi. Për shprehjet e ngjashme në shkrim, kuptim apo tingëllim, shikoni këtu.

Mursi është një fshatkomunën Xarrërrethin e SarandësShqipërisë.

Mursi

Gjeografia

Redakto

Nga veriu fshati Mursi kufizohet me malin e MiIesë, nga jugu me vargmalet Orre-Stillo, nga lindje me fshatin Shkallën dhe nga perëndimi me Xarrën. Mursia ka këto lagje: Kala, Pazar, Sofa, Bregu (më parë e ka pasur Prifti).[1]

Toponimet të fshatit Mursi:[2]

  • Aliadëret – ara, në P.
  • Ar’ e Lofatës - arë në mal ku ka lofata, në L.
  • Arat e Moçit - ara, në J.
  • Ar’ e Sharretit - arë, në L.
  • Ar’ e Vakëfit - arë e kishës, në P.
  • Bajtopullë/a – ara, në P.
  • Bezhan’ i Dules - ara moçalishte, në JL.
  • Bot e Kre - dhe i hirtë, argjilor, në V.
  • Bregu i Çamulit – breg, në VP.
  • Brcgu i Çobene – breg, në P.
  • Bregu i Duros – breg, në V.
  • Bregu i Dhaskalit – breg, në P.
  • Bregu i Gërburës – breg, në V.
  • Bregu i Koçanjet – breg, në V.
  • Bregu i Kriqit — breg ku ka qenë një kondizmë, në JL.
  • Bregu i Kullurit - breg malor, në L.
  • Brez/i - brez pylli i trashë, në mal.
  • Bujana e Baçit - vend gropë e thellë në lumë, në J.
  • Bundo/ua - arë, në P.
  • Burim i Moçit - burim në mal, në V.
  • Burim i Prroit Spitharit – burim, në V.
  • Burim i Thanasit – burim, në L.
  • Çairet e Cerros ara ne JP te cilat u futen ne fondin e tokave te kooperatives se Konispolit.
  • Çengel/i - qafë kullotë, në JP.
  • Çereq/i - vend ku mblidhet ujë, në L.
  • Çumbar/i - (xhumbë) — kodër, në V.
  • Dedemarë/u – ara, në JP.
  • Devalet – ara, në P.
  • Dheset – ara, në P.
  • Dhes i Rexho Plakut — pritë lumë, në J.
  • Dhespot/i - kodër malore, në V.
  • Dhëmballë e Madhe – kodër shkëmbore e thepisur, më e lartë nga të tjerat, që del si dhëmballë mbi të tjerat, në V.
  • Faq/a e Gjerë - faqe mali, në V.
  • Faqa e Këmbës Beut - faqe mali, në L.
  • Faqa e Lisave - faqe mali në Mile, në VL.
  • Fijt e Nëndur – kullotë, në V. Dikur aty ka pasur shumë fiq.
  • Fiku i Mekshit - vend në mal ku dikur ka qenë një fik, në L.
  • Fiku i Zi – brinjë, në V.
  • Fole/ja – arë, në P.
  • Foleja e Shkabës - pyll ku ka pasë folenë shkaba, në P.
  • Frashër/i i Kupes – arë, në P.
  • Fusha e Bogazit – fushë, në L.
  • Goneja e Gogos - arë, në J.
  • Gorraslat - ara të fisit të Gorrasit, në P.
  • Gorrica e Mites – sot arë, në V.
  • Gorricat - arë në fushë, në JL.
  • Griot/i - vend në mal, në V.
  • Grop e Curros.
  • Grop e Ormanit - vend gropë, në V.
  • Grop e Simës – gropë, në V.
  • Grop’ e Shtogut - vend gropë në Mile, në L.
  • Guri i Bufit – shkëmb, në V.
  • Gur i Mallathresë – shkëmb, në VL.
  • Gur i Stimës - shkëmb në mal, në P.
  • Gjitheset – ara, në JP.
  • Humbo – arë, në JP.
  • Hund e Bundos – hundë, në P.
  • Hund’ e Gjarpërit - hundë mali, në L.
  • Kalaja - kodër në fshat, në P.
  • Kandalet - arë në fushë, në P.
  • Karafilet – arë, në V.
  • Kareja - arë në fushë, në J.
  • Këmb’ e Beut - këmbë mali, në L.
  • Këmb’ e shkurtër - këmbë mali, në L.
  • Klisha e Milesë - gërmadhë kishe në mal të Milesë, në VL.
  • Klisha e Shënkozmait - sot klub, në L.
  • Kllogjret - ara, në P.
  • Koçorrele - arë në fushë, në P.
  • Kondaraqe - kodra në mal, në VL.
  • Kondizmat - vend ku ka pasë kondizma, në JL.
  • Kondojanëlat – ara, në P.
  • Kroi i Dangës – krua, në P.
  • Kroi i Fikut – krua, në P.
  • Kroi i Fshatit - krua në fshat, në L.
  • Kroi i Nëndur – krua, në P.
  • Kufeshat – arë, në VP.
  • Kumbullat – arë, në P.
  • Lëm i Beut - 1ëm i vjetër, në qendër.
  • Lefka e Vuvoit - vend me plepa t’egër, në P.
  • Lefkat e Kamberit - plepa t’egër, në P.
  • Liqeret – ara, në JP.
  • Lirat - lëndina në mal vend shesh, në VL.
  • Lisi i Çipës - lis në një këmbë të Milesë, në L.
  • Lis i Dangës - ka qenë vend me lisa, sot agrume, në V.
  • Lis i Xhait - sot kullotë, në V.
  • Lum i Bogazit — lum i Shalësit (Pavlit), në L.
  • Llazaratet – ara, në P.
  • Maldonget – ara, në P.
  • Mali i Milesë – mal, në V.
  • Mallahunë/a - vend në fushë, në L.
  • Manastir/i - gërmadhë manastiri, në L.
  • Mulliri i Agait - gërmadhë mulliri, në JL.
  • Mulliri i Papos – gërmadhë, në JP.
  • Orrl/a – mal, në J.
  • Paskl/a – mal, në J.
  • Pazar i Ri - dikur aty ka qenë Pazar, në qendër.
  • Pazar i Vjetër - ish Pazar, në qendër.
  • Pekël/a – arë, në JP.
  • Pilli i Prathanos - sot arë, në P.
  • Pill i Shëndëlliut - sot ara, në P.
  • Pleshë/a – ara, në P.
  • Prrall/i - ish pyll me përrall, sot ara.
  • Prroj i Beut – përrua, në L.
  • Prroj i Dërrasës – përrua, në L.
  • Prroj i Farandurit – përrua, në V.
  • Prroj i Hitheve – përrua, në V.
  • Prroj i Këmbës shkurtër – përrua, në L.
  • Prroj i Kullurit – përrua, në L.
  • Prroj i Ndines – përrua, në L. Aty mbante kopenë Ndine Jani.
  • Prroj i Vidhane – përrua, në L.
  • Qafburras/i – qafë, në L.
  • Qaf’ e Çengelit - qafë kodrinore, në JP.
  • Qaf’ e Koliçes - qafë mali, në L.
  • Qimitirio - varret e fshatit, në V.
  • Rizametë – ara, në P.
  • Rrap i Ballos – arë, në JP.
  • Rrap i Dhimë Deliut - aty ka qenë një rrap shekullor sot ara, në L.
  • Rrap i Thoma Manos – ara, në J.
  • Rripat – ara, në P.
  • Rruga e Kopileve - rrugë mali nga ku kalonin hyzmeqarkat, në L.
  • Rrushkull/i - vend me ferra, në L.
  • Skarcoqet – ara, në P.
  • Sofa/ja - vend ku mblidhej kuvendi në qendër.
  • Spirlë/a – arë, në JL.
  • Spithar/i – spithar, në V.
  • Stan i Cerros - arë, në JP.
  • Stavrofotëlat – ara, në P.
  • Sterr’ e Lopëve - sterrë në mal ku pinin ujë lopët, në VL.
  • Sterr e Ujit Milesë – sterrë, në V.
  • Stizmez/a - ara rrëzë mali, në P.
  • Strotojë/i - vend shesh në mal, në L.
  • Shënkoll i Detit - mal, në J.
  • Shënmarinë/a - kishë e lashtë, në L.
  • Shkëmb i Vangjel Janës – shkëmb, në V.
  • Shpella e Bogazit - shpellë, në L.
  • Shpella e Shënmarinës - shpellë në Bogaz, në J.
  • Shtëpit e Çates - gërmadhë, afër qendrës.
  • Shtrete - ara, në P.
  • Shtrungë/a - shtrungë dhensh, në P.
  • Shumallë/a - pyll i madh, në VL.
  • Thiere – ara, në P.
  • Thodhorë/a /e Nanit – arë, në P.
  • Ur’e Çereqit - urë prej druri mbi lumin Pavël, në L.
  • Ur’ e Lumit - urë e drunjtë mbi Pavël, në JP.
  • Ur’a e Simës - urë druri mbi Pavël, në P.
  • Ur’a e Vuvoit - ka qenë urë guri me hark e cila është shëmbur, në JP.
  • Vaj/a e Nisisë - va lumi, në P.
  • Varr i Labit — varr, në VP.
  • Vastak/u i Halilit — vend ku dikur është vrarë një farë Haliti nga Konispoli, në P.
  • Vau i Abeshit - va lumi, në P.
  • Vau i Dangës — va, në P.
  • Vau i Grave - va ku kalonin gratë, në J.
  • Vau i Koço Lolos – va, në P.
  • Vau i Kolanjve – va, në P.
  • Vau i Rrapes – va, në J.
  • Vësht i Kotes - ka qenë vësht i fisit të Kotes sot djerr, në VL.
  • Vidh/i i Glatë - arë ku ka qenë një vidh, në L.
  • Vilë/a - faqe kodre ku është dhe një krua, në L.
  • Vrikat e Manajve – arë, në P.
  • Vuvoi i Miloteve - she ku lanin rrobat, në JP.
  • Vuvoi i Urës - she ku lajnë rrobat, në JP.
  • Vuvoi i Vllehëve — vend ku kanë pasë larë rrobat gratë e vllehëve, në L.
  • Vuvonjë/a – arë, në P.
  • Zagonece – ara, në P.
  • Zdrenget – ara, në JP.

Demografia

Redakto

Familjet në fshatin Mursi:[3]

Ajazi, Aristidhi, Bezhani (i ardhur nga Filati), Burraci (fis i shuar), Buzuqi, Çami (Kolojani), Çamuli, Cerro, ÇifteIi, Danga (të ardhur nga Dangllia), Deli, Duro, Gërbura, Gogo, Gorasi, Guda, Gjika, Kaçi, Koça, Koloi, Kote, Lokoshi, Mano, Mello, Merxhani(fis i shuar), Moçi, Pando, Papajani (nga Sajadha), Prifti, Rubije, Rraku, Stefa (nga Filati), Stefani (nga Hormova-Tepelenë), Xharro (fis i shuar) Rraptopulli (fis i shuar).

Ekonomia

Redakto

Kultura

Redakto

Historia

Redakto

Shih edhe

Redakto


Lidhje të jashtme

Redakto

Ju mund te merrni me shume informacion nga faqja e internetit https://web.archive.org/web/20171202083125/http://www.mursi.net/

Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 83.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 83-86. Treguan: 1) Vangjel Prifti, 55 vjeç, nëpunës, me arsim 8-vjeçar nga Mursia, sot me banim po aty. 2) Jani Dhaskali, 56 vjeç, bari me arsim fillor nga Mursia, sot me banim po aty. 3) Jorgo Kote, 31 vjeç, arsimtar nga Mursia sot me banim po aty.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 83.