Xarra është një fshatkomunën Xarrërrethin e SarandësShqipërisë.

Xarra

Gjeografia Redakto

Nga veriu fshati Xarrë kufizohet me liqenin e Butrintit dhe me fshatin Pllakën (Memushbej), nga jugu me Mursinë, nga perëndimi me Vrinën dhe jug-perëndimi me kufirin grek, nga lindje me malin e Milesë dhe fshatin Vagalat. Xarra ka këto lagje: 1 Maji, Kodra, Koloi.[1]

Toponimet të fshatit Xarrë:[2]

  • Ajdhonat/ua - vakëf, në VL.
  • Aliverta - teleferik i kohës së Luftës së I-rë Botërore, në VL.
  • Amudhë/a (Arë Mbudhë) – arë, në VP.
  • Anamonullë/a - arë në Milé, në VL.
  • Bahire - ish pyll, sot ara, në P.
  • Baldonget - ara, në P.
  • Baltopullë/a e Vogël - vend që mban ujë, në JL.
  • Bare – arë, në P.
  • Bishiko/ua - ish kënetë, sot ara, në VL.
  • Bregopull/i - breg mes pyllit, në P.
  • Bregu i Mamos - ish breg me pyll, sot shpyllëzuar dhe taracuar, në L.
  • Bregu i Pillit Math – breg, në VL.
  • Bregu i Qendros - breg i zhveshur, në VL.
  • Bregu i Tallos – breg, në VL.
  • Bregu i Zemanit – breg, në VP.
  • Buf/i - ish pyll, sot arë, në VL.
  • Bularët - bregore e çpyllëzuar, në VL.
  • Burime - sot arë, në VP.
  • Burim i Brezit – burim, në L.
  • Burim i Memos - burim, në VP.
  • Burim i Shkozës – burim, në VL.
  • Çair i Agait - arë, në P.
  • Çereqe – ara, të cilat dikur kanë qenë pyll, në P.
  • Çipap/a - arë në fushë, në P.
  • Dardha e Xarravelit – ara, dikur aty ka pasë dardha, në VP.
  • Dhiministër/a - vend i çpyllëzuar, në VP.
  • Foleja e Shqipes - kodër e veshur me lisa, në VL.
  • Furra e Dhiministres - furrë e lashtë që i takon Butrintit, në VP.
  • Gardhel/i – ara, në V.
  • Gorrica e Jotit - ara, në P.
  • Grop’ e Janushit - vend gropë, arë, në VP.
  • Grop’ e Pilo Manos - vend gropë, në VP.
  • Grovallat – ara, në VP.
  • Gur i Kuq - shkëmb, kullotë, në L.
  • Gur i Shkruar - gur me një mbishkrim, në VP.
  • Hund’ e Arapit - shkëmb e arë afër liqenit, në P.
  • Hund e Shëmitrit - hundë kodrine, në VP.
  • Kalaja e Kalivoit - kala e pyll, në V. Thonë se kjo ka qenë burgu i Butrintit.
  • Këmbdrrasa - kullotë, në VL.
  • Klisha e Shënkollit - kishë, në qendër.
  • Kodra e Kalivoit - kodër ku ndodhen mure të lashtë e pyje, në V.
  • Kodra e Rriqit - kodër me pyll, në V.
  • Kodrat e Lofatës – kodra, në VL.
  • Kòkalet - kullotë, në VL.
  • Kòkall/i - kullotë, në VL.
  • Kroi i Baltopullës - krua, në JL.
  • Kroi i Bufit - krua, në VL.
  • Kroi i Bularit - burim, në VL.
  • Kroi i Burimit - krua, në VP.
  • Kroi i Fikut – krua, në JP.
  • Kroi i Kllogjrit - krua, në L.
  • Kroi i Llallucit - krua, në VP.
  • Kroi i Veizit - krua, në L.
  • Kroi i Xarrevelit - ish krua, sot burim, në VL.
  • Kullë/a - gërmadhë e një kulle, në VP.
  • Lëm i Fshatit – lëm, në qendër.
  • Liman/i – ara, në V.
  • Liqen i Admirojt – liqen, në V.
  • Lirat – lëndina, në P.
  • Lis i Shënkollit - lis i vjetër, në afërsi të qendrës.
  • Lum i Vjetër - ara, në P.
  • Mollangë/a - ish pyll sot arë, në P.
  • Muhamet/i - arë ku ka qenë vrarë njëfarë Muhameti, në V.
  • Nashqesko/ua - ish pyll sot agrume, në JL.
  • Nisia – ara, në V.
  • Palozevar/i - pyll e ara, në VL.
  • Pill i Çereqit - pyll me vidha në fushë, në P.
  • Pill i Fazanit - pyll e arë, në P.
  • Pill i Madh - ish pyll sot ara, në P.
  • Prroj i Fikut - pyll, në JP.
  • Prroj i Hitheve - përrua, në L.
  • Prroj i Koftaniçes - përrua, në L.
  • Prroj i Xarravelit - përrua, në VP.
  • Pus i Xarrës - pus i vjetër, sot krua, në V.
  • Qaf’ e Shtogut - qafë kodrinore, në L.
  • Qafa e Sorronesë - qafë kodrinore, në VL.
  • Qallanidhe/i – ara, në P.
  • Rizamé/ja – ara, në J.
  • Rrëzë/a - rrëzë mali buzë liqenit, në V.
  • Rrotsule/t - vend moçalishte që buron ujë nga lartë, në VL.
  • Salivazhdë/a - vend i cili ka qenë pyll, sot ara, në P. Thonë se një plak me emrin Sali hapte vazhda nëpër pyll për të kaluar njerëzit se, pylli ish i dëndur e s’kalohej dot. Është për këtë arsye që vendi e mori emrin Salivazhdë.
  • Sinostop/i - arë e kullotë, në L.
  • Strongjillaet – ara, në P.
  • Shëmitër/i - kodër me një kishë në krye, në VL.
  • Shesh i Galipit — shesh e ara, në L.
  • Sesh i Hizave - përrua e kullotë, në L.
  • Shesh i Rrahut - vend shesh, në V.
  • Shesh i Thanave -vend ku ka thana, në L.
  • Shesh i Ujqëve - vend shesh, ara, në V.
  • Shkëmb i Koço Janes – shkëmb, në L. Aty ka qenë vrarë Koçua.
  • Shkëmbi Stathit - mone bagëtish në rrëzë të Milesë ku mbante kopenë Stathi, në VL.
  • Shpella e Dhiministres – shpellë, në VP.
  • Shpella e Gurit Kuq - shpellë, në L.
  • Shpell’ e Kalivoit - shpellë, në V.
  • Shpell’ e Rrëzës - shpellë, në V.
  • Shubash/i (Subashi) - ish pyll, sot arë, në P.
  • Uj’ e Qelbur' - ujë që vjen erë, në V.
  • Ur’ e Dhiministres - sot urë e re, në P.
  • Ur’ e Mallkës - ish urë prej druri, sot prej betoni, në VP.
  • Vaja e Mullirit - va pranë liqenit, në VL.
  • Varrosh i Kllogjrit - varr i vjetër, në L.
  • Varroshi i Shënkollit – varre, në V.
  • Vidhi i Prerë - sot ara, në VL.
  • Vurgje/t – ara, në VL.
  • Vurkopullë/a - ara, në VL.
  • Xarropullë/a – kodër, ara, në VL.

Demografia Redakto

Familjet në fshatin Xarrë:[3]

Pandazinj(nga familjet me te vjetra),Zanaj(xarrjot),Bilushanj, Kamberatë (xarrjot), Koçanj (x.). Kolenj (nga Kullurica), Koraqanj (x.), Mete, Pandaj (x.), Poçanj (vllah), Purriqanj (vllah), Shipanj, Vllahulatë, Xhaferaj etj.

Ekonomia Redakto

Ekonomia në Xarrë është e bazuar më së shumti në prodhimin e manderinave dhe fasuleve.

Kultura Redakto

Historia Redakto

Shih edhe Redakto


Lidhje të jashtme Redakto

Burimet Redakto

  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 139.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 139-141. Treguan: 1. Azem Xhaferi, 66 vjeç, bari, nga Konispoli. 2. Kozma Harrilla, vllah, 47 vjeç, bari, nga Xarra.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 139.