Musa ibn Xhafer el-Qazim (arabisht: Musa ibn Jaafar al-Kadhim), ishte Imami i shtatë te Shiat Dymbëdhjetë, pas babait të tij Xhafer el-Sadikut.

Xhamia Musa el-QazimBagdad

Ai lindi në vitin 745 të erës sonë në Medine dhe imamllëku i tij përkoi me sundimin e kalifëve abasid el-Mansurel-Hadiel-Mahdi dhe Harun el-Rashid. Musai ishte një pasardhës i brezit të shtatë të pejgamberit Muhammed nëpërmjet vajzës së tij Fatimesë. Ai u burgos dhe u përndjek vazhdimisht nga kalifët dhe më në fund vdiq në vitin 799 në burgun el-Sindi ibn Shahik të Bagdadit. Ali er-Riza, Imami i tetë i Dymbëdhjetëve dhe Fatime el-Ma'suma, ishin mes fëmijëve të tij. Musa El-Qazim ishte i njohur për devotshmërinë e tij dhe nderohet nga sunitët si dhe nga sufitë si asket.

Referenca

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto

Stampa:Wikiquote-inline

  • Account of Musa encountering a lion on the outskirts of Medina