Hape menynë kryesore

Sipas shiave, Imameti (Arabisht:إمامة‎‎) është doktorinë që figurat e njohura si imamët janë figurat të drejtë të ymetit. Sistemi i plotë i doktorinës shiite fokusohen në imametë.[1] Shiat besojnë që imamët janë Kalifët ose pasardhësit e drejtë të Muhammedit dhe imamët posedojnë dije hyjnore.

Përmbajtja

EtimologjiaRedakto

Fjala "Imām" do të thotë një person i cili qëndron përpara. Sipas sunnive, kjo fjalë do të thotë ai person i cili prin në namaz. Poashtu domethënë kreu i shkollës juridike (medh-hebet). Sidoqoftë sipas shiave, fjala "Imam" është e zbatueshme vetëm për ata pjesëtarë të shtëpisë së Muhammedit të cilësuar si të pagabueshëm nga imami i mëparshëm.

ImamëtRedakto

Dymbëdhjetë imamëRedakto

Sipas shumicave të shiave, Dymbëdhjetë imamët (Ithnā'ashariyya) arë pasardhësit e drejtë të Muhammedit. Secili imam ishin djali i imamit të kaluar përveç Hysejn ibn Aliut i cili ishte vëllai i Hasan ibn Aliut.

Sipas Dymbëdhjetë imameve, Aliu ishte imami i parë dhe pasardhësi i drejtë i Muhammedit. Secili imam ishte djali i imamit të kaluar, përveç Hysejn ibn Aliut i cili ishte vëllai i Hasan ibn Aliut. Sipas tyre, Imami i dymbëdhjetë dhe i fundit Mehdiu është ende gjallë dhe fshihet në një shpellë deri sa të kthehet dhe të bëjë drejtësi në botë.[2] Të gjithë imamët patën vdekje të çuditshme, përveç imamit të fundit.

Imamët ismailiRedakto

Imamët ismaili për të dy sekte (Nizari dhe Mustali) vazhdoi të pandarë deri Mustansir Bilahit. Pas vdekjes së tij, vargu u imametit u ndanë në dinastinë Nazari dhe Mustali.

Vargu i imametit të Musta'li-ve vazhdoi deri Aamir ibn Mustali. Pas vdekjes së tij, ata besojnë se imami i tyre i 21-të Et-Tajib Ebu'l-Kasim shkoi në një vend të fshehtë që vazhdoi edhe sot e kësaj dite.

Vargu i imametit të Nezirive vazhdon me imamin e tyre të tanishëm të 49-të të trashëguar, Aga Khan IV. Ata janë të vetmit komunitet muslimanë shia të cilët udhëhiqen nga imami.[3]

Imamët zejdiRedakto

Muslimanët zejdi e themeluan vargun e tyre të imamëve në vitin 897. Vargu vazhdoi pandërprerë deri në vitin 1962, kur Lufta Civile në Jemenin Verior të cilën i jepën fund imametit dhe e themeluan një republikë.

ReferencatRedakto

  1. ^ Amir-Moezzi, Mohammad Ali. "SHIʿITE DOCTRINE". Encyclopædia Iranica. Marrë më 24 April 2016. 
  2. ^ Gleave, Robert. "Imamate". Encyclopaedia of Islam and the Muslim world; vol.1. MacMillan.  0-02-865604-0. 
  3. ^ "Aga Khan Development Network".