Mustafë Venhari (6 mars 1922, Vushtrri - 8 mars 1987, Vushtrri) mësimdhënës dhe veprimtar i shquar nga Vushtrria.[1]

Biografia

Redakto

Mustafë Venhari u lind më 6 mars të vitit 1922 në qytetin e Vushtrrisë.[2] Ishte i biri i Ismajl Venharit dhe fatime Tunuzliut. Mustafë Venhari shkollën fillore e kreu në Vushtrri në gjuhën serbokroate. Për një periudhë kohore mësimet i plotësoi tek mësuesi Emin Efendi Hoti. Gjatë Luftës së Dytë Botërore kur në Kosovë u hapën një varg shkollash shqipe, Mustafë Venhari punoi si ndihmës mësues dhe mësues. Kishte fatin dhe nderin që si 20 vjeçar ta hapte të parën shkollë shqipe në fshatin Sveçël të Podujevës.[3] Në vitin shkollor 1942/43 u emërua mësues në shkollën e parë shqipe "Teuta" në Gojbulë.[4] Më 1943 e kreu edheKursin Pedagogjik. Në periudhën 1943 - 1945 punoi si mësues edhe në Istog, Vrellë e Budisalc. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore Mustafë Venhari vazhdoi aktivitetin e tij arsimor. kështu nga 1 shkurti 1948 e deri më 1 tetor 1948 punoi së inspektor i shkollave në Lipjan. Krahas punës, Mustafë Venhari e vazhdoi edhe arsimimin dhe aftësimin e tij profesional. Provimin e pjekurisë për mësuesi e kreu më 30.IX.1947 në Gjakovë ndërsa provimin profesional për mësuesi e përfundoi më 20 prill 1954 në Prishtinë.[5]

Mustafë Venhari gjatë jetës së tij u burgos tri herë. Herën e parë burgoset në vitin 1952 dhe qëndron tre muaj në burg.[6] Herën e dytë arrestohet në dhjetor të vitit 1963[7] dhe herën e tretë më 1964 kur dënohet me tri vite burg.[8]

Në ndërkohë, në periudhat mes arrestimesh ai punoi si mësimdhënës edhe në vende të tjera, madje edhe jashtë Kosovës, gjë që ia shtonte "rrezikshmërinë". Kështu pas arrestimit të tij të parë punoi së mësimdhënës në fshatin Tërnoci i Madh si dhe në fshatin MuhocBujanocit në Luginën e Preshevës - Kosova Lindore.[9]

Pas Luginës së Preshevës mësuesi i palodhur Mustafë Venhari punoi edhe në disa fshatra të Republikës së Maqedonisë, si p.sh. në Mateç, Likovë dhe në disa fshatra tjera përreth. Madje në Likovë ai punoi edhe si drejtor shkolle dhe për një kohë ishte edhe këshilltar pedagogjik.[10] Në vitin 1961 kthehet nga Maqedonia dhe me ndërprerje punon në Shkollën Fillore "Muharrem Bekteshi", në Shkollën Fillore "Abdullah Shabani" si dhe në Gjimnazin "Silvira Tomazini" në Mitrovicë. Në këtë të fundit punoi deri më 30 prill 1973 kur në mënyrë të njëanshme i ndërpritet marrëdhënia e punës, për të mos punuar më në arsim. Ripunësohet një vit më vonë si referent i administratës financiare "Trepça - comerc" në Mitrovicë, ku punoi deri në vitin 1986 kur pensionohet.[11]

Referime dhe shënime

Redakto
  1. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 7 - 8.
  2. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 10.
  3. ^ Përshtypjet e tij nga kjo ngjarje Mustafë Venhari i paraqiti në dramën e tij me titull "Pësimet e Kosovës".
  4. ^ Ferit B. Dibrani: Arsimi shqip në Vushtrri përballë pushtuesit serb, (Monografi), Prishtinë, 2010, fq. 62.
  5. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 18 - 19.
  6. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 32 - 33.
  7. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 57.
  8. ^ Grup autorësh:Vushtrria-Viciana me rrethinë, Kuvendi Komunal - Vushtrri, 2003, fq. 370.
  9. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 35 - 36.
  10. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 37 - 42.
  11. ^ Tafil Morina: Mustafë Venhari - Mësues qëndrese, Libri Shkollor, Prishtinë, 1998, fq. 85 - 86.