Mustafa Nano -lindur në 4 janar 1960 në shijak me origjinë nga Skrapari është analist, gazetar dhe ish-politikan me partine demokratike.

Prej më shumë se dhjetë vitesh punon si gazetar në shtypin e në televizionet e Tiranës. Në qëndrimet dhe shkrimet e tij dallohet për pikëpamjet liberal-progresiste. Ka bashkëpunuar në periudha të ndryshme me gazetat Shekulli, Korrieri e Shqip. Është autor i tre librave eseistikë. Ai është edhe themelues i blog-ut online Respublica.al ku trajtohen tema aktualiteti, ekonomike dhe sociale.