Një Muxhahed ose Myxhahit (arabisht: مجاهد‎ mujāhid, turqisht: mücahit, pl. Muxhahedin) eshte luftëtar i fesë islame. Xhihadi i vërtetë, megjithatë, nuk është një luftë mes njerëzve, por një luftë kundër gabimit të tyre njerëzor.[1]

Një shembull i njohur për interpretime jo-ushtarak i termit të myxhahitit në kohën e sotme ka qenë thënia e presidentit Habib Burgiba që lufta kundra dekadencës ekonomikeTunizi duhet parë si xhihad. Meqë një myxhahit, ai që merr pjesë në xhihad, është i liruar nga detyrimi për të agjëruar në ramazan, arsyetonte Burgiba, edhe agjërimiramazan as për punëtorët, (të cilët duheshin parë po ashtu si luftëtarë të besimit) nuk është i detyrueshëm. Në këtë mënyrë ai përpiqej të luftonte amullinë ekonomike të përvitshme në këtë muaj. Kjo ide e tij në lidhje me këtë çështje u përvetsua më pas edhe nga teologët islamë.[2]

Shih edhe

Redakto

Referimet

Redakto
  1. ^ Arnavutca Arkivuar 13 mars 2017 tek Wayback Machine - Dikcionari
  2. ^ Rudolph Peters: Islam and Colonialism. The doctrine of Jihad in Modern History. Mouton Publishers, 1979. prej f. 118.