Qafiri
Qafiri është fjala shqipe per termin arabe dhe turke كافر kâfir që do të thotë "refuzues", "jobesimtar". Ky term aludon për një person që refuzon ose nuk beson në Allahun, siç përshkruhet nga Islami sipas mësimeve të profetit mysliman Muhamet, dhe mohon sundimin dhe autoritetin e perëndisë islame, dhe kështu shpesh është përkthyer si "pafe". Qafiri e pare ishte Shejtani, djalli ashtu siç përshkruhet nga Islami kur nuk pranoi të përkulet ndaj Adamit në urdhrin e Perëndisë. Në të njëjtën kohë, qafir nganjëherë përdoret si një term nënçmues, veçanërisht nga anëtarët e lëvizjeve islame. Mosbesimi quhet qufr. Kafiri nganjëherë përdoret në mënyrë të ndërsjellë me myshrikun (ata që kryejnë politeizëm), një lloj tjetër keqbërësish fetar që përmendet shpesh në Kur'an dhe vepra të tjera islame. Praktika e shpalljes së një myslymani tjetër të vetëshpallur qafir njihet si tekfir. Personi që mohon ekzistencën e një krijuesi quhet dahrije.