Muzafer Xhaxhiu
Muzafer Xhaxhiu (Gjirokastër, 15 maj 1921 - 28 janar 2012) ka qenë studjues, shkrimtar dhe përkthyes shqiptar.
Biografia
RedaktoI diplomuar në Beograd dhe në Moskë, për letërsinë klasike greke dhe latine, jeta e tij i është kushtuar gjithmonë klasikëve të mëdhenj të njerëzimit. Shkrimet e para letrare të profesorit kanë të sigluar vitin 1939. Veprimtaria krijuese është e shtrirë në atë shkencore, letrare, në përkthime etj. Si studiues profesor Xhaxhiu do të punonte për etnogjenezën e shqiptarëve, si pasardhës të pellazgëve dhe ilirëve. Krijimtaria letrare e tij përmendet që nga "Lirikat" në vitin 1957 dhe deri në "Këngët e Mjellmës", botim i vitit 1999. Ndërsa, dy nga veprat e tij më të spikatura janë "Letërsia antike greke" dhe "Letërsia romake". Muzafer Xhaxhiu mbante titullin "Mjeshtër i Madh" dekoruar nga Presidenti i Republikës për punën e tij afro shtatëdhjetëvjeçare dhe kontributin e çmuar për letërsinë dhe fjalën shqipe.