Muzeu "Bajram Curri"
Muzeu "Bajram Curri" ndodhet në qytetin Bajram Curri në Rrethin e Tropojës. Muzeu ka emrin e Heroit të Popullit shqiptar Bajram Currit.[1]
Përmbledhje
RedaktoMe 2010 perfundoi rikonstruksioni i muzeut të qytetit të Bajram Currit, i ndërtuar në fund të viteve 1970 dhe i dëmtuar në trazirat e vitit 1997. Në këtë muze kanë qenë të ekspozuara relike të historisë të Shqipërisë veriore, Tropojës, Malësisë së Gjakovës dhe Kosovës. Me një investim nga buxheti i shtetit prej 20 milionë lekësh u bë i mundur rikonstruksioni i tij pas 13 vjetësh shkatërrimi.
Deri më 2014 nga kur është marrë në dorëzim nga Bashkia e Bajram Currit, asnjë përçapje nuk është bërë për pajisjen e tij me materiale dhe dokumente. Sipas punonjësve pranë bashkisë, pasurimi i tij është i vështirë, sepse çdo gjë u dëmtua dhe u mor në vitin 1997. Rikonstruksioni i brendshëm, mobilimi i stendave dhe pajisja me dokumente arkivore.
Muzeu ka qenë ndër më të pasurit në vend, jo vetëm për historinë e Tropojës, po edhe të Kosovës dhe trojeve shqiptare. Objekte të veçanta, tashme të humbura, kanë qenë xhubleta 300-vjeçare e Nikaj Merturit, pasaporta origjinale e Bajram Currit e vitit 1924, djepi i shpuar nga plumbat në Bytyç në Luftën e Dytë Botërore, historiku i Tropojë dhe Kosovës, (material shkencor rreth 300 faqe) etj. Sot, pas 17 vjetësh, ky muze ekziston vetëm si ngrehinë.
Shih edhe
RedaktoReferimet
RedaktoLidhje të jashtme
Redaktohttp://shqiptarja.com/m/aktualitet/muzeu-ne-bajram-curri-prej-17-vitesh-vetem-nje-ngrehine-225377.html[lidhje e vdekur] 42°21′26″N 20°04′22″E / 42.357264°N 20.072795°E