Muzeu Etnografik i Elbasanit
Muzeu Etnografik i Elbasanit është ndërtuar në një shtëpi karakteristike me çardak që i takon shek. XVIII. Është një shtëpi që nga mënyra e ndërtimit dhe arkitektura është e veçantë në llojin e vet në trevën e Elbasanit. Në planin kompozicional dhe në përgjithësi në konceptimin e saj funksionalo-arkitektonik, kjo banesë i ngjan shumë banesave me çardak që gjejmë në Berat, Gjirokastër, Prizren e Shkodër. Banesa e këtij muzeu, është restauruar nga Instituti i Monumenteve të Kulturës në vitin 1983 - 1985 dhe në vitin 1986 ambientet e shtëpisë u përshtatën duke e kthyer në Muze Etnografik[1]. Brenda kësaj ndërtese, ekzistojnë 800 objekte të rralla. Muzeu përmban kuadrin historik, zejtarinë, me rreth 80 lloje zejesh, veshjet, tipin e banesës qytetare karakteristike elbasanase me disa ambiente[2].
Muzeu Etnografik i Elbasanit | |
---|---|
Informacion i përgjithshëm | |
Statusi | 80 lloje zejesh, veshjet karakteristike elbasanase, ambiente të ndryshme |
Vendndodhja | Elbasan |
Adresa | Rruga 11 Nëntori, 3000 |
Koordinatat | 41°06′43″N 20°00′02″E / 41.1120382°N 20.0005788°E |
Inauguruar | 1986 |
Uebfaqja | |
Faqja e muzeut etnografik |
Historiku
RedaktoElbasanasit e njohin si Shtëpia e Sejdinëve. Elbasani ka pasur rreth 1128 shtëpi të tilla deri në fund të shek. XVII, gjë që tregon se ka qenë një qytet i pasur. Popullsia e asaj kohe shkonte rreth 25-30 mijë banorë. Në muze, nëpërmejt objekteve, materialeve dhe fotove të shumta merren infromacione të tjera për zhvillimin urban të qytetit në periudha të ndryshme historike[3].
Ndërtimi
RedaktoBanesa përbëhet nga dy kate. Kati i parë ka qenë përdorur si magazinë ku futeshin prodhimet bujqësore dhe mbas kthimit në muze, janë vendosur disa nga zejet e shumta të ushtruara në qytet. Ky kat ka këto ambiente muzeale:
- Korridori
- Dhoma e leshrave
- Dhoma e metaleve
Kati i dytë është realizuar si një shtëpi banimi e një qytetari të pasur elbasanas dhe përbëhet nga këto ambiente:
- Korridori
- Dhoma e punës së vajzave
- Dhoma e grave
- Dhoma e burrave
- Dhoma e nuses
Muzeu qëndron i hapur nga e hëna në të premte 8:30-15:30 dhe të shtunën e të dielën 9:00-13:45. Muzeu qëndron mbyllur gjatë festave kombëtare.
Botime të përgatitura nga stafi i muzeut ndër vite
RedaktoTitulli | Përshkrimi | Përgatiti | Viti |
---|---|---|---|
Muzeu Etnografik Elbasan - Guidë (Album) | Guida e realizuar si pjesë e Projektit Byzantium paraqet historikun, arkitekturën, ambientet, esnafet dhe objektet e Muzeut Etnografik në Elbasan. | Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli | |
SKAMPIS (Elbasani) Romako - Bizantin | Guida e realizuar si pjesë e projektit Byzantium paraqet gjurmët e kulturës romano - bizantine në Elbasan. | Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli | |
Vështrim mbi veshjet popullore të qarkut Elbasan | Botuar me rastin e 100 – vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Në këtë album janë paraqitur me foto veshjet popullore të qarkut Elbasan, shoqëruar edhe me një përshkrim të shkurtër. | Kreshnik Belegu, Ortenca Dakli | 2012 |
Lidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Belegu, Kreshnik; Dakli, Ortenca. Muzeu Etnografik - Guidë. Elbasan: Projekti Byzantinium dhe Bashkia Elbasan. fq. 1.
- ^ Elbasani - Enciklopedi. Elbasan: Sejko. 2003. fq. 386. ISBN 99927-962-1-9.
- ^ Belegu, Kreshnik; Çiftja, Hektor (2012). Elbasani turistik Guidë - A touristic guide to Elbasan. Tiranë: Shtëpia Botuese "Erik". fq. 60. ISBN 978-99956-36-49-4.