Muzeu Rajonal i Gjakovës është një muze i cili gjendet në qytetin e Gjakovës. [1]

Historiku

Redakto

Muzeu Rajonal i Gjakovës është themeluar më 9 tetor të vitit 1951 fillimisht si muze popullor i qytetit. Në fillim u mblodhën eksponate të Luftës Nacional Çlirimtare nga regjioni i Gjakovës. Më vonë u pasurua me eksponate arkeologjike dhe vjeljen në terren të materialit etnografik. Në vitin 1971 me vendim të Këshillit Komunal prej muzeut të qytetit shndërrohet në muze regjional. Muzeu i ka të punësuar 4 punëtor, tre prej tyre janë me fakultet dhe një mirëmbajtëse, por ndihet nevoja për të punësuar dhe një etnograf. Në sektorin e historisë ky muze i ka 3800 dokumente që dominojnë kryesisht nga periudha e Rilindjes Kombëtare, eksponate nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, etj. Në sektorin e etnografisë ka gjithsejtë 900 eksponate, por kryesisht mungojnë disa veshje tradicionale ndërsa. Muzeu Rajonal i Gjakovës është institucion i tipit kompleks, i cili përbëhet nga dy sektorë: nga ai i historisë dhe i etnologjisë. Në veprimtarinë e vet hulumtuese mbulon rajonin e Hasit, Dushkajës, Rekës së Mirë dhe të Keqe. [2] [3]

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ S.K. Trashëgimia muzeale Arkivuar 8 janar 2020 tek Wayback Machine, Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori - Filologji, Departamenti i Arkeologjisë dhe Trashëgimisë Kulturore, Tiranë, 2018, fq. 29 - 30.
  2. ^ Q.N.Muzetë në qytetet e Kosovës, 23 janar 2012, zemra shqiptare, 19 maj 2019.
  3. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 qershor 2019. Marrë më 19 maj 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)