Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani"
Universiteti "Fehmi Agani" është një institucion publik i arsimit të lartë i cili ndodhet në qytetin e Gjakovës.[1]
Hyrje
RedaktoUniversiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë është institucion i arsimit të lartë i cili vepron në përputhje me dispozitat e Ligjit të Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës si dhe me parimet e Zonës Evropiane të Arsimit të Lartë. Sipas Statutit, Universiteti i Gjakovës ofron programe të studimit në tri cikle të studimit, përkatësisht në nivelin Bachelor, Master dhe Doktoratës dhe organizon procesin mësimor me qasjen studenti në qendër. Universiteti është i integruar dhe njëherësh funksionon rreth parimit të besimit, bashkëpunimit dhe lidhjes në disiplina të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.
Universiteti “Fehmi Agani” vepron në qytetin e Gjakovës, e cila është zonë me një pozitë shumë të mirë gjeografike. Qyteti i Gjakovës zë vend në luginën tektonike të Rrafshit të Dukagjinit, midis Bjeshkëve të Nemuna, Pashtrikut, Sharrit e Moknës. Komuna e Gjakovës gjithashtu ka lidhje me Republikën e Shqipërisë, përmes dy pikave kufitare atë të Qafës së Prushit dhe Qafës së Morinës, cfarë e bënë shumë të lehtë qasjen dhe lëvizjen e studentëve nga Shqipëria në Kosovë.
Historiku
RedaktoGjakova me traditën e saj pedagogjike, karakterizohet me hapjen e shkollave fillore, institucioneve parashkollore, hapjen e gjimnazit të ultë dhe Shkollës Normale në Gjakovë. Shkolla Normale u hap në vitin 1946/1947 dhe njihej si e vetmja shkollë në gjuhën shqipe në Kosovë. Kjo shkollë së pari ishte dyvjeçare e pastaj kaloi në katërvjeçare.[2] Shkolla Normale qëndroi e hapur në Gjakovë prej vitit 1946-1953, kur u bart në Prishtinë. Në vitin shkollor 1967/1968 në Gjakovë u hap Shkolla e Lartë Pedagogjike me tri drejtime: Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Histori-Gjeografi dhe Matematikë. Një vit më vonë 1968/1969 u hap edhe drejtimi Biologji-Kimi, ndërsa në vitin shkollor 1975/1976 u hap edhe drejtimi i mësimit klasor. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës diplomuan gjithsej 3940 studentë që zhvilluan mësimin në gjuhën shqipe.[3]
Themelimi i Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani” (UGJFA) nuk është i rastësishëm, ai është vazhdimësi e Shkollës së Lartë Profesionale por edhe vahdimësi si ish njësi akademike e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishitna” miratoi Planet Mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003 nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm në Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë as edhe në programe të tjera. Me vendimin nr. 33/01 të datës 07.05.2003 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan (që ishte themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002) nga viti akademik 2003/2004 të fillojnë me programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë.
Në shtator të vitit 2004 Senati i UP-së, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën e UP-së në Gjakovë për ofrimin e programeve të studimit si në vijim: Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Kimi Arsimore ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2010/2011.
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” si universitet i mëvetësishëm filloi punën më 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe, dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze me programe që u akredituan nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës (AKA) në prill të vitit 2013. Universiteti është themeluar njëkohësisht me dy Universitete tjera publike të cilat ishin të emëruara sipas qyteteve ku do të zhvillohej aktiviteti i tyre dhe ku do të ndodhej selia e tyre.
Themelimi i universitetit ka paraparë funksionimin e tij me një statut të përkohshëm i cili do të zëvendësohej me statute të konsoliduara në bazë të specifikave të secilit universitet. Statuti i përkohshëm nuk u përshtatej tërësisht rrethanave në universitet dhe dispozitave të tij dhe si i tillë është dashur të ndryshohet. Pas takimit me grupet punuese në Universitetin e Gjakovës, pastaj prezantimit të tij MASH, dhe Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, Parlamenti në vitin 2020 miratoi statutin e përhershëm dhe me këtë vendim emërtimi i institucionit është: Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë me akronim UFAGJ.
Organizimi
RedaktoNë kuadër të Universitetit Fehmi Agani në Gjakovë janë këto fakultete:
Fakultetet
Redakto- Fakultetin e Edukimit
- Programi Fillor dhe
- Programi Parashkollor
- Fakulteti i Filologjisë
- Gjuhë shqipe
- Gjuhë dhe letërsi angleze
- Fakultetin e Mjekësisë
- Programin Mami
- Programi Infermieri
- Fakulteti i Shkencave Sociale
- Fakulteti i Shkencave Aplikative
Bashkëpunimi ndëruniversitar
RedaktoBashkëpunimi universitar ndërkombëtarë bartë një pjesë të madhe në mësimdhënien e shekullit XXI dhe duke i njohur këto përfitime si për stafin akademik por edhe studentët janë bërë disa hapa në fushën e bashkëpunimit ndërkombëtar. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Universitete por edhe për shkëmbime me Programin Mevlana. Janë bërë edhe iniciativa tjera për të qenë afër studentëve, si për shembull shpalosja e programeve nga IPKO, USAID etj. Janë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me:[4]
- Drejtorinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, më 25.02.2022
- Shoqaten e intelektualëve "Jakova", më 17.01.2022
- Akademinë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave më 02/12/2021
- Teach for Kosova, 02/11/2021
- SH.P.K IEAPP - Kopshti "Amelia" 02/11/2021
- Mevlana Degisim programi protokolu, 11/10/2021
- "International Slavic University" North Macedonia 23/09/2021
- Universitetin "Fan S. Noli" Korçë, 28/09/2021
- Public Diplomacy Section of the U.S. Embassy Pristina 22/09/2021
- CEPS - Center for Bussiness Studies "Univerity College in Kiseljak, Bosnia and Hercegovina, më 10/08/2021
- WSG University, më 08.07.2021, (Memorandum mirëkuptimi)
- Kolegji AAB, më 15/06/2021
- Cyprus Science University, më 08/06/2021
- Koszalin University of Technology, Republic of Poland, më 18/05/2021
- SH.P.K.IEAPP - Kopshtin Little Miracles në Gjakovë, më 06/04/2021
- Universiteti i Ekonomisë dhe Shkencave Humane, Varshavë, më 01/04/2021
- PAR University, Kroaci, më 01/04/2021
- Odën e infermierëve të Kosovës, më 10/03/2021
- Armenian Open University, më 18/02/2021
- Caritas Kosova, 16/02/2021
- Institucionin e Avokatit të Popullit, 12/02/2021
- Byron Kosovare të Sigurimit, 09/02/2021
- Posten e Kosoves SH.A, 22/01/2021
- Qendrën për mirëqeniien e gruas
- Comsense Kosova, 26/01/2021
- Institutin për menaxhim me kriza - IMK Shkup 02/12/2020
- Bethany Cristian Services - Kosovo, më 30/12/2020
- Odës së Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës, më 29/12/2020
- Higher Education,Research and Applied Science Plus, më 24/12/2020
- Komitetin Olimpik i Kosovës, më 23/12/2020
- Careloop, më 14/12/2020
- Kryqin e Kuq të Kosovës - dega Gjakovë, më 22/12/2020
- Universitetin e Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, më 08.12.2020
- Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, më 04/12/2020
- Universitetit "Eqrem Qabej" Gjirokastër, më 18/11/2020
- Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, më 27/10/2020
- Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi", më 23/10/2020
- Institutin për kërkime shkencore dhe zhvillim në Ulqin, më 23/10/2020
- Yeniliçki Adimlar Dernegi (YADER), më 15/10/2020
- Kosovo Jewish Organization, më 15/07/2020
- Shoqatën Miqtë e Amerikës, më 15/07/2020
- Prishtina REA, më 09.07.2020
- OJQ "Shtëpia e Sigurt"-Gjakovë (Shes), më 25/06/2020
- Ministrinë e Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inovacionit, më 02/06/2020
- Diemer SH.P.K., më 27/05/2020
- Konviktin e nxënësve dhe studentëve "Sadik Stavileci", 08/05/2020
- Universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës, më 10/03/2020
- WSB University në Poloni, më 12/03/2020
- Universitetin FON, në Shkup, më 06/03/2020
- Universitetin Europian të Tiranës UET, më 21/02/2020
- Universitetin "Polis" në Tiranë, më 20/02/2020
- Kuvendin të Republikës së Kosovës, më 31/01/2020
- N.SH."BBCE" English Studio - "Bedri Berisha Center Of English", më 31/01/2020
- RUSOLIA Travel SH.P.K, më 31/01/2020
- LINGUAGE CENTER BY ZHAKLINA LIPOVECI - REZNIQI, më 31/01/2020
- IMPULSE TRANSLATION, më 28/01/2020
- ABC SERVICE SH.P.K ,më 31/01/2020
- Asociacionin e Guidave Turistike të Kosovës - OJQ Guideks, më 27/01/2020
- Armend Tours Travel and Tourism SH.P.K, më 31/01/2020
- Universitetin Mjekësor të Sofies së Bullgarisë, më 31/01/2020
- Nismën e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut - Kosovë (YIHR - KS), më 22/01/2020
- KV Vëllaznimi, më 17/12/2019
- Federaten e Hendbollit të Kosovës, më 16/12/2019
- Public Affairs Section of the U.S Embassy Pristina and Faculty of Philology, më 16/12/2019
- Me Komunën e Gjakovës. Pejës, Deçanit, Junikut, Rahovecit, Istogut, Klinës, Malishevës, Tropojës dhe Hasit, më 20/12/2019
- “HandiKOS Gjakova” më 17/12/2019
- “Medica Kosova” më 06/12/2019
- Spitalin OTRILA, më 18/12/2019
- Asociacionin e Bibliotekave Elektronike të Kosovës ,më 22/11/2019
- Bibliotekën Kombëtare "Pjetër Bogdani", më 22/11/2019
- Universitetin e Vlorës Ismail Qemajli, më 06/11/2019
- “Institute of Knowledge Management” më 23/10/2019
- Universitetit "Goce Dolcev" nga Shtipi më 22/10/2019
- Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) më 16/10/2019
- “Interpersonnel” më 10/10/2019
- International Business College Mitrovica (IBC - M), më 17/07/2019
- Kutahya Dumlupinar University, Turqi më 01/03/2019
- Universiteti i Shkencave të Aplikuara "Metropolia" Finlandë 13.05.2019
- Drejtorin për Zhvillim Ekonomik në Gjakovë, më 21/12/2018
- Kolegji “Pjetër Budi” më 07.12.2017
- Deutche Gesellschaft fur Internationale Zusammenarbeit GmbH (PME/DIMAK) më 01.11.2017
- Institutin Albanologjik-Prishtinë më 31.08.2017
- Stichting Europia Values System Study Group nga Hollanda më 31.07.2017
- Çanakkale Onsekiz Mart University nga Turqia më 07.07.2017
- SHPK Kopshti “ANDRRA” në Gjakovë më 28.03.2017
- IEAPP Kopshti i fëmijëve “AGU” në Gjakovë më 28.03.2017
- IEAPP “DIELLI” në Gjakovë më 28.03.2017
- IEAPP “DRIOLA” në Gjakovë më 28.03.2017
- Spitalin Specialistik Gjenekologjik “FATI IM” në Gjakovë më 28.03.2017
- Spitalin “Europian Clinic” në Gjakovë më 28.03.2017
- Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” më 13.03.2017
- Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup më 20.12.2016
- Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë më 03.10.2016
- Universitetin Shkencave të Aplikuara në Ferizaj më 03.10.2016
- Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë më 26.09.2016
- Universitetin e Prizrenit “Ukshin Hoti” më 21.09.2016
- Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina më 26.09.2016
- MASHT dhe Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” më 19.05.2016
- Universitetin e Elbasanit “Aleksander Xhuvani” më 21/12/2015
- Universitetin e Torinos në Itali më 05/12/2015
- Marrëveshja për shkëmbime me Programin Mevlana më 03/06/2015.
- Universiteti e Zarës më 03/07/2015
- Universitetin Amasya ne Turqi më 03/06/2015
- Universitetin Giresun në Turqi më 11/06/2015
- Universitetin “Fan S.Noli” nga Korça më 02/06/2015
- Kolegjin Internacional të Prizrenit 29/05/2015
- Universitetin “Eçrem Çabej” në Gjirokastër 15/04/2015
- Universitetin e Shtetërore të Tetovës më 01/04/2015
- Universiteti i Mitrovicës "Isa Boletini" më 28/01/2015
- Northern Illinois University në SHBA më 04/12/2014
- Marrëveshje Mirëkuptimi me Biblotekën Komunale "Ibrahim Rugova" më 20/04/2015
- Universitetin e Tiranës më 15/04/2014
- Ministrinë e Shëndetësisë dhe Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës më 14/04/2014
- Universitetin e Shkodrës "Luigj Gurakuqi" më 11/04/2014
Shih edhe
RedaktoLidhje të jashtme
RedaktoReferime
Redakto- ^ Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1705. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Lafe, Emil, red. (2008). "Fjalor Enciklopedik Shqiptar". (Encyclopedic Dictionary of Albania). Vëll. 3. Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë. fq. 2486. ISBN 9789995610272. OCLC 426069353.
- ^ Monografia:Universiteti i Prishtinës 1970 - 2005, Universiteti i Prishtinës, Prishtinë, 2005, fq. 200 - 215 Arkivuar 25 korrik 2016 tek Wayback Machine
- ^ "Marrëveshjet e bashkëpunimit | Universiteti i Gjakovës". uni-gjk.org. Marrë më 2022-03-18.