Muzeu i Forcave të Armatosura Shqiptare

Muzeu i Forcave të Armatosura Shqiptare ndodhet në Tiranë, në ambientet e ish-Shkollës së Bashkuar, sot Ministria e Mbrojtjes. Muzeu është konceptuar në dy periudha: e para që daton nga viti 1400 deri në 1900-n, ndërsa e dyta nga viti 1940 deri në 1990-n.

Për shkak të shumëllojshmërisë së armëve, municioneve, pajisjeve, mjeteve motorike dhe çdolloj pajisjeje tjetër që është përdorur nga ushtria, ky muze është konceptuar me dy ambiente.

Muzeu është i përbërë nga dy pjesë, ai i brendshëm dhe ai i jashtëm. Në këtë të fundit janë vendosur armatime të ndryshme, duke përfshirë helikopterët, armatimet e rënda, topa të kalibrave të ndryshëm, të cilat janë përdorur në periudha të ndryshme nga ushtria shqiptare.