Muzhaka (Filat)
Muzhakë (greqisht: Μουζάκα/Mouzáka) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.
Muzhakë
Μουζάκα | |
---|---|
Fshat | |
Emri i banorëve | Shkalla e Zorjanit |
Gjeografia
RedaktoFshati Muzhaka nga veriu kufizohet me Palofshatin e Sollopinë, nga jugu me Manxharin, nga lindja me lumin Kalama dhe nga perëndimi me Sklavin.
Toponimet të fshatit Muzhakë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[1]
- Alibestova – fushë, në V.
- Ar’ e Bukur – arë, në V.
- Ar’ e Glatë - rryp are e gjatë, në L.
- Ar’ e Lules – arë, në P.
- Ar’ e Madhe – arë, në J.
- Ar’ e Qepëve - tokë që mbillej qepë, në J.
- Arat e Lumit — ara pranë lumit kalama, në J.
- Baltëza - kodër që kalon për në Palofshat, në L. Tregojnë se nja 200 vjet më pare Hasko Picari nga Picari i Kurveleshit, që atëherë kish një farë fuqie në dorë, erdhi aty me 150 trima për të ndalur 7 vëllezër nga Muzhaka që kërkonin të ngrehnin shtëpitë e tyre në këtë kodër (kodër e BaItëzës), në vendin që thirret Muzhakë. FiIloi Lufta. Një nga ata vëllezërit që ishte sakat, i hypur në kal, me një dyfek me stërrall në duar qëllon dhe lë të vdekur në tokë Hasko Picarin, me vrasjen e Haskos filloi të ngrihej fshati i ri i Muzhakës. (Binoz Brahim lijazi (Vila).
- Bathamerkua - grykë me ullinj, afër qendrës.
- Bokërrima – bokërrimë, në qendër.
- Bostane – kopeshte, në qendër.
- Bregu Baliut - bregore ku ndodhen gërmadha të vjetra, në J.
- Bregu Rrahut - breg afër qendrës.
- Bregu Shondros - bregore me pyll, në V.
- Brinjazt — brinja, në J.
- Bucelazt – ara, në V.
- Burimet e Llakës Hoxhës – burim, në P.
- Burim i Pillit - burim afër qendrës.
- Buz’ e Lumit - ara në buzën e lumit, në J.
- Dardha – arë, në J.
- Drizareja - ara e burim. afër qendrës.
- Dushaleka – fushë, në P.
- Dushnjeza – ara, në P.
- Duhanareja - vend që e mbillnin gjithmonë duhan, në L.
- Dhromonari – pyll, në J.
- Faqa e Pillit - faqe kodre e cila ka qenë e veshur me pyll, në V.
- Fiqa – arë, në J.
- Fiteja - baça me ulIinj, afër qendrës.
- Fush’ e Muzhakës – fushë, në J.
- Gorrica – arë, në V.
- Gorric’ e Beqos – arë, në V.
- Gorrometëla – arë, në P.
- Gjordheza – pyll, në J.
- Hallko/ua – brinjë, kullotë, në P.
- Kallbakaja - përrua, pyll e kullotë, në V.
- Klimacidhe/a – kullotë, në J.
- Komaçeli - ara e ullinj, në V.
- Kopësht i Smajlit - varret e fshatit, në qendër.
- Kroi i Math i Rrapit - krua në fundin e fshatit.
- Krojet - ara e vidha, në P.
- Kurçunat – arë, në J.
- Lofata – baçë, me uIlinj, në L.
- Lamet – arë, në P.
- Lëmëza – shesh, në qendër.
- Listani — arë e burim, në P.
- Liturvija e Xhamisë — vend ku mblidheshin pleqtë për të biseduar.
- Lum i Kalamajt — lumi Kalama, në J.
- Llagëmi – ara, në qendër.
- Llak’ e Hoxhës – arë, në qendër.
- Llak’ e Omerit – arë, në P.
- Maro/ua – krua, në qendër.
- Mazhi - arë e pemishte, në J.
- Morçalla – ara, në J.
- Mulqet – ara, në P.
- Mullireza – arë, në P.
- Mulliri Rrënxëlloit - mulli që punon me ujë, në Vilë, në L.
- Palostani – arë, në J.
- Paraspuar – arë, në P.
- Petroset - ara e stane, në V.
- Pezuleza - brinja me ullinj, në J.
- Prroi Bucelaze – përrua, në V.
- Prroi Zullfos - përrua e kullotë, në J.
- Pill i Boborit – pyll, në qendër.
- Pill i Burimit - pyll pranë qendrës.
- Pill i Math - pyll pranë qendrës.
- Pllaj’ e Madhe – pllajë, në J.
- Pllajej e Xhamisë – brinjë, kullotë, në qendër.
- Qaf’ e Kulit - ullishte pranë lumit, në J.
- Qaf’ e Lumit - ullishte pranë lumit, në J.
- Qaf’ e Mazhit — qafë, në P.
- Qafat e Turqe – qafa, në P.
- Qiparisi – arë, në P.
- Radhareja - baçë me ullinj, në afërsi të qendrës.
- Rraha - baçë me ullinj, afër qendrës.
- Rrahu Fates - vend grykë me ullinj, në afërsi të qendrës.
- Rrahu i Dines — vend me ullinj, në P.
- Rrap i Kroit - rrap shekullor.
- Rrap Math - ara me një rrap të madh pranë, në P.
- Rrap i Vogël - arë me një rrap pranë, në P.
- Rrënja – arë, në P.
- Rripat e Selos – arë, në J.
- Rripi – arë, në V.
- Rripi Malkos – arë, në P.
- Sohri - lëndinë dhe një shesh me ullinj, në J.
- Sqindareja – pyll, në J.
- Shesh i Prroit - shesh e kullotë, në J.
- Shesh i Xhamisë - shesh ku mblidheshin burrat për kuvend.
- Shëndodhër – kodër, kullotë, në P.
- Shkëmb i Gjordhezës – brez shkëmbor kullotë, në J.
- Shkëmb i Shondros - shkëmbenj e ullinj, në V.
- Shtatë Duqenet e Xhamisë - shesh ku kanë qenë 7 dyqane, kur fshati ka pasur 170 shtëpi.
- Shtëpit e Muftarit - gërmadhe afër qendrës.
- Trepez – arë, në J.
- Ura e Idrizit - urë përroi, në V.
- Vakëfe - fushë me ullinj, në J.
- Varikua – ara, në V.
- Vështi – ara, në V.
- Xërballaja - kodër ku qëndronin shqiponja, në L.
- Xhixhua – arë, në V.
- Zullfua – kullotë, në J.
Demografia
RedaktoFamiljet në fshatin Muzhakë:(Para Luftës së Dytë Botërore)[2]
Bidenj, Çupatë, Halimenj, Hoxhenj (fis i shuar), Lazenj, Musenj dhe Zejnelatë (sot banon në Turqi).