Palofshat (greqisht: Παλαιοχώρι/Palaiokhorí) është fshat në qarkun i Çamërisë, Greqi.

Palofshat
Παλαιοχώρι
Fshat

Gjeografia

Redakto

Nga veriu Palofshati kufizohet me Gollain, nga jugu me Muzhakën, nga lindja me lumin Kalama and nga perëndimi me Sollopinë e Sklavin. Fshati Vilë ka qenë ndonjëherë si lagje e Palofshatit.[1]

Toponimet të fshatit Palofshat:(Kjo nuk është një listë e plotë të toponimeve për këtë fshat. Për më shumë informacion, shih shënimin më poshtë)[2]

  • Ajlaja - varret e shqiptareve të krishterë të fshatit.
  • Ar’ e zezë - arë ku dikur aty është vrarë një njeri, në J.
  • Gurezët – ara, në V
  • Haxhesha – ara, në V.
  • Klisha e Palofshatit - kishë midis fshatit.
  • Kroi Agait - krua në qendër të fshatit. E ka ndërtuar Iljaz Brahim Vila nga Muzhaka për bujqit e tij në PaIofshat.
  • Lamet - ara, në P.
  • Mulqe – ara, në V.
  • Prreret e Gollait - pyll me përrall në V.
  • Qaf’ e Gollait – qafë, në V.
  • Rrahu i Kaçenje - vësh me uIlinj, në V.
  • Ullit e Kaçenje – ullinj, në V.

Demografia

Redakto

Fshati ishte dhe ende është e banuar vetëm nga popull shqipfolës ortodokse.

Familjet në fshatin Palofshat:[3]

Boraçenjt, Boborenjt, Buzhurenjt, Daflenjt, Dukenjt, Kaçenjt, Koçonenjt, Kuçokristatë, Papadhenjt, Stavrenjt, Shokolenjt, Sholenjt.

Lidhje të jashtme

Redakto

Burimet

Redakto
  1. ^ Fatos Mero Rrapaj (1995). Fjalori Onomastik i Epirit. Eurorilindja. f. 93.
  2. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 93. Shënim: Për shkak të luftës së ftohtë, komunizmit dhe kufirit të mbyllur, studiuesi Fatos Mero Rrapaj nuk ishte në gjendje për të mbledhur një listë e plotë të toponimeve së fshatrave shqipfolës ortodokse. Informatorët e tij ishin shqiptarë muslimanë, të cilët kishin ndërveprime të vogla me këto fshatra. Tregoi: Brahim Iljaz ViIa, 68 vjeç, nga Muzhaka e Filatit sot me banim në Poro - Vlorë.
  3. ^ Rrapaj. Fjalori Onomastik i Epirit. 1995. f. 93.