Myezini ose muezini (turqisht: müezzin nga arabishtja: مؤذن‎‎, muʾaḏḏin) është personi i caktuar për të thirrur ezanin për çdo namaz. Posti i myezinit është me shumë rëndësi, sepse bashkësia mvaret prej thirrjes së tij për rendin e faljes siç duhet.

Myezini duke e thirrur Ezanin prej minares

Roli dhe përgjegjësitë

Redakto

Myezini përzgjidhet pas karakterit të tij të mirë, zërit dhe aftësisë për të shërbyer në xhami. Megjithatë, myezini nuk është ylema. Gjatë thirrjes së ezanit, myezini drejtohet kah Kible, në drejtim të QabesMekë.

Këndimi i myezinit

Redakto

Thirrja e myezinit në falje çmohet si një formë arti, i cili pasqyrohet në këndimin melodioz të ezanit. Në Turqi mbahet për çdo vit një ndodhi për të gjetur myezinin më të mirë në vend.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ "Muezzin". Aljazeera. 13 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 2 prill 2015. Marrë më 21 mars 2015. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)