Namazi
Namazi - është shtylla e dytë e Islamit, detyrim i cili i shpallet Muhammedit a.s. gjatë udhëtimit të tij i njohur si Miraxhi. Namazi është detyrim për të gjithë myslimanët të cilët jan të aftë psiqikisht dhe fizikisht (për të gjymtit fizikisht namazi është i detyrueshëm por me lehtësime). Detyrim vendimtar i namazit është abdesi, pa marrjen korrekte të abdesit namazi është i pa pranueshëm. Detyrim gjithashtu është që namazi të falet në kohën e vet e cila shpallet nëpërmjet ezanit. Gjatë kryerjes së namazit myslimanët kthehen kah Qabja.
Argumente mbi faljen e namazit
Redakto- Artikulli kryesorë: Ajete Kuranore mbi faljen e namazit
- Artikulli kryesorë: Hadithe mbi faljen e namazit
Falja e namazit bëhet duke u bazuar në rregullat e dala nga dy burimet kryesore të legjislacionit islam, pra Kur'anit dhe hadithit. Myslimanët gjatë të gjitha veprimeve para, gjatë dhe pas faljes së namazit bazohen në këto dy burime. Nëse në ndonjë veprim këto dy burime janë me deklarim jo direkt, të pa kuptueshëm për masën atëherë merret parasysh konkluzioni i dijetarëve islamë të cilët janë legjitim dhe të pranueshëm.
Kushtet e namazit
RedaktoNamazi si tërësi ka 12 kushte (detyrime, farze), pa llogaritur nënkushtet të cilat i kanë këto kushte, të cilat patjetër duhet t'i ketë për t'u llogaritur i kryer. Nga këto dymbëdhjet kushte gjashtë (6) janë kushte që duhet plotësuar para hyrjes në namaz kurse gjashtë janë të lidhura drejtpërdrejt me kryerjen e vetë aktit të namazit.
- Kushtet para hyrjes në namaz
- Trupi, Petku dhe Vendi i pastër i pastër - për të kryer namazin duhet të kemi trupin e pastër si pikë nisje pa të cilën nuk kemi namaz edhe pse e kryejmë fizikisht, poashtu edhe petku duhet të jetë i pastër, gjithashtu dhe vendi i faljes duhet të jetë i pastër, posaçërisht pjesa ku vendoset balli dhe hunda.
- Abdesi - pastrimi i trupit para faljes.
- Veshja sipas rregullave - për të kryer namazin duhet veshur sipas rregullave islame ku burri më së paku duhet të jetë i mbuluar nga gjunjtë gjer mbi kërthizë, kurse femra më së shumti mund të ketë të zbuluar këmbët gjer në nyje, duart gjer në nyje dhe fytyrën.
- Koha e namazit - asnjë namaz nuk mund të falet para kohe, e as nuk e ka vlerën e vetë pas kohës së caktuar, pra secili namaz ka kohën e vet.
- Drejtimi kah Qabeja - kusht i faljes së namazit është të drejtuarit kah Qabja.
- Nijeti - për të kryer një namaz duhet vendosur për të falë atë me sinqeritet kështu që duhet bërë nijet (me zemër) për faljen e tijë për All-llah (Zot) dhe jo për sy e faqe.
- Kushtet e lidhura drejt përdrejt me faljen
- Tekbiri fillestarë - është thënia All-llahu Ekber (All-llahu është më i Madhi) dhe me këtë hyhet në namaz.
- Të ndenjurit në këmbë -
- Rukuja -
- Sexhdeja -
- Të ndenjurit ulur -
- Dalja nga namazi -
Pjesët e namazit
Redakto- Artikulli kryesor: Reqati
Namazi, si lutje e organizuar dhe e caktuar sipas rregullave islame, ka disa pjesë përbërëse të cilat e përcjellin para dhe gjat kryerjes dhe pa të cilat namazi nuk llogaritet.
Para faljes së namazit rregull dhe element kryesorë për faljen e namazit pa të cilin jo që nuk pranohet namazi por edhe njeriu i vetedijshem nëse falë namaz llogaritet mëkatarë është abdesi.
Pjesët që e përbëjnë namazin janë:
Prishja e namazit
Redakto- Artikulli kryesor: Prishja e namazit
Namazi ka kushte të caktuara përmes të cilave duhet të kryhet. Njerëzit nga padituria ose nga pa vetëdija (mos përqëndrimi i duhur) gjat kryerjes së namazit qoft vetë ose me imam bëjnë gabime të shumta të cilat mund të shpien deri në uljen e vlerës së namazit ose edhe prishjen (shkatërrimin) në tërësi që nënkupton ri përsëritjen e namazit.
Që nga para hyrja në namaz, namazi është i prishur nësë personi nuk ka marr abdesin në tërësi ose edhe nëse nuk ka plotësuar të gjitha detyrimet e abdesit.
Si falet namazi
Redakto- Rregullat e faljes së namazit nga femrat
Të falurit e namazit për femra ka dallim nga të falurit e namazit për meshkuj jo vetëm në mënyrën e të falurit por edhe në kushtet e kohës së faljes së namazit. Me kohën e faljes së namazit nënkuptohet periudha kohore dhe jo koha brenda ditës.
Namazi në përgjithësi është i detyrueshëm për të gjithë myslimanët e moshës së pjekur. Në këtë gjithpërfshirje nuk marrin pjesë njerëzit me të meta psiqike sepse islami i ka liruar nga të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet, por nuk lihen anash njerëzit me të meta fizike këta njerëz kanë lehtësime në faljen e namazit prap se prap e kanë të detyrueshme.
Gratë kanë një statut të posaçëm në këtë drejtim. Grave u është e ndaluar falja e namazit gjat kohës së menstruacioneve dhe gjat kohës së lehonisë, sepse namazi kërkon pastërti jo vetëm psiqike e shpirtërore por edhe pastërti fizike.
- Rregullat e faljes së namazit nga meshkujt
Namazi sipas kohës
Redakto- Lutjet (namazet) ditore të myslimanëve:
Emri | Koha | Sunete | Farze | Sunete të fundit | Vitër |
---|---|---|---|---|---|
SABAHU | Para lindjes së Diellit | 2 Rekat | 2 Rekat | s'ka | s'ka |
YLEJA | Pasdite gjer ne Iqindi | 4 Rekat | 4 Rekat | 2 Rekat | s'ka |
IQINDIA | Pas dreke gjer në perëndim të Diellit | 4 Rekat | 4 Rekat | s'ka | s'ka |
AKSHAMI | Pas perëndimit te Diellit gjer në Jaci | s'ka | 3 Rekat | 2 Rekat | s'ka |
JACIA | Nga akshami gjer në mesnatë | 4 Rekat | 4 Rekat | 2 Rekat | 3 Rekat |