Imami (Arabisht: إمام imām, shumës: أئمة aʼimmah; Persisht: امام Emam) është një pozitë prijësie në fenë Islame. Përdoret nga myslimanët suni për t'iu drejtuar në përgjithësi si titull atij që i prin adhurimeve në xhami. Në këtë vështrim, imami është ai që i prin namazit, shërben si prijës i bashkësisë dhe mundësojnë orientim fetar. Kësodore, për sunitë kushdo që studion themelet e shkencave fetare islame mund të bëhet imam.

Një imam duke drejtuar namazin në Kajro, Egjipt, më 1865.

Për myslimanët shi'itë, imami është një pozitë e pagabueshme dhe umetit pas Profetit. Shi'itë e vlerësojnë të përshtatshëm përdorimin e këtij titulli vetëm për anëtarët e trashëgimtarët e Ehli Bejtit, familjes së profetit Muhammed. Në Shi'izmin e 12 Imamllarëve, të pagabueshmit janë 14, 12 prej të cilëve janë imamllarë dhe i trembëdhjetti është Imam Mehdiu që do të shfaqet në fundin e kohërave.

Imamllarë synni

Redakto

Tek synitët nuk ka imam të degës Islame siq kanë shiitët. Zakonisht nëpër hutbe udhëheqet nga ndonjë imam i emëruar. Në xhami, xhemati falen para imamit, ndërsa tek xhemati i femrave drejtohet nga imami (femër).

Medh-hebet (Shkollat e jurisëpudencës) Akide (Shkollat e teologjisë) Shkencat e Hadithëve
Imam Ebu Hanife Imam Ahmed ibn Hanbali Imam Buhariu
Imam Malik ibn Enes Imam Eshariu Imam Ebu Davud
Imam Shafi’u Imam Maturidiu (Maturidizmi) Imam Myslimi
Imam Ahmed ibn Hanbeli Vasil ibn Ata Imam Fahreddin er-Razi

Imamllarë shiitë

Redakto

Dymbëdhjetë imamllarë besojnë se ata janë pasues dhe pasardhës së profetit Muhammed.

Dymbëdhjetë imamllarë janë:

  1. Ali bin Ebi Talib (vdiq në Kufa më 661)
  2. Hasan ibn Ali (vdiq në Medine më 670)
  3. Hysein ibn Ali (vëllai i Hasanit; u vra në betejëQerbela më 680)
  4. Ali Zejn el-Abidin ibn Husejn (i biri i Hyseinit; vdiq më 694)
  5. Muhammed el-Bakir (vdiq në Medine më 734)
  6. Xhaferr es-Sadik (vdiq më 765)
  7. Musa el-Kazim (i biri i Xhaferrit; vdiq më 799),
  8. Ali er-Rida (vdiq më 818),
  9. Muhammed Xheuad et-Taki (u helmua nga gruaja e tij; vdiq më 835),
  10. Ali en-Naki (vdiq në Medine më 868),
  11. Hasan el-Askeri (vdiq më 874/875)
  12. Muhammad al-Mahdi al-Muntazar (Është zhdukur në Irak 879)

Shiko edhe

Redakto

Referime

Redakto