Mynever Zaimi u lind në Elbasan më 13 mars 1925 në një familje me tradita atdhetare e kulturore. U radhit me luftëtarët antifashistë që nga janari 1942 dhe vijoi luftën pa ndërprerje deri më 1944. Përfundoi Normalen më 1943 dhe Institutin e Lartë “Aleksandër Xhuvani” në Tiranë, më 1965, me diplomë shkëlqyeshëm.

Punoi pa ndërprerje si mësuese për përgatitjen për jetën të mijërave nxënësve, duke i ushqyer ata pa kursim me ndenjën e atdhedashurisë.

Mbajti mbi vete përvojën e hidhur të dy burgjeve fashiste (më 1942 dhe më 1943) dhe një nga regjimi diktatorial (1973). Nuk ka qenë asnjëherë anëtare e ndonjë partie. Vdiq më 5 janar 2017.

Krijimtaria letrare

Redakto

Një krijimtari e gjerë letrare e vendos në radhët e para të shkrimtarëve elbasanas: Më 1944 shkruan te revista “Bleta” me pseudonimin Mome Bymka. Pas çlirimit shkroi dhe vuri në skenë dramën “Peshkatari”, përshtatje e veprës “Njerëz të varfër” të Hygoit, tablonë artistike “Korbat nxijnë qiellin”, libretin “Baresha” dhe dhjetëra skeçe për estradën amatore, ku bënte pjesë si recituese. Rilind si shkrimtare duke botuar më 1996 romanin “Përplasje në vite” shqip dhe italisht, për të vazhduar më tej me veprat “ Ç’m’u këndoka”, “Drin”, “Pusi i haremit”, “Degë e thyer”, “Të puthura gjarpri” shqip dhe italisht, “Skuta vampirësh”, “Një krenari e përligjur”, “Sagë strategësh”, dhe “Kumuria e Elbasanit”.

Aktiviteti teatral

Redakto

Ka dalë në skenë qysh tetë vjeçe në tablonë muzikore austriake “Princesha lulëkuqe”, dhe në dhjetor 1942 triumfon me rolin e Lules tek drama “Triumfi i lirisë” e Kristo Floqit. Nuk iu nda skenës deri më 1970, kur përsëri triumfoi me dramën “Kunora e Nuries” në rolin e Kadem Havasë.

Myneveri mësuese

Redakto

Aktiviteti artistik ka qenë një plotësues si mësuese e gjuhës shqipe dhe letërsisë, duke u shquar për nivelin e lartë të mësimdhënies, si drejtuese në Shtëpinë e Fëmijës, Shtëpinë e Pionierit, dhe Bibliotekën e Rrethit. Nuk është dekoruar kurrë nga pushteti gjatë diktaturës, por ka pasur si shpërblim një “dekoratë” të lartë: konsideratën, mirënjohjen dhe dashurinë e mijëra nxënësve.

Referime

Redakto

Shënime

Redakto

Citime

Redakto

Burime

Redakto

Lidhje të jashtme

Redakto