Nënrajoni Verilindor

This is the stable version, checked on 10 mars 2022. 1 pending change awaits review.

Nënrajoni Verilindor ka shtrirje shumë të madhe veri-jug, nga rrjedhja e poshtme e lumit Valbonë deri të lugina e lumit Shkumbin i Mesëm. Ai ka pozitë gjeografikë shumë të përshtatshme, sepse, nëpërmjet rrugëve të shumta lidhet më rajonet e tjera të vendit dhe më vendet fqinjë. Dallohet për larminë e theksuar të natyrës.

Kushtet natyrore

Redakto

Nënrajoni verior dallohet për ndërtim të larmishëm gjeologjik, më të cilin lidhen pasuritë e shumta minerare si: minerali i kromit, i bakrit, kaolina, që përdorët në industrinë e porcelanit etj. Në këtë rajon gjendën lëndë ndërtimi dhe dekorativë të shumta e të larmishme si: mermerët, gjipset, gurët gëlqerorë, serpentinitet etj.

Relievi është tepër i ndërlikuar. Ai ka shtrirje të konsiderueshme në drejtim vertikal (nga rreth 200 m deri në 2751 m në Korab) dhe përbëhet nga malësi, vargje morë, gropa dhe lugina, që lidhen nëpërmjet qafave dhe grykave, ku kalojnë rrugët automobilistikë.

Klima ndryshon mjaft nga perëndimi në lindje dhe sidomos në drejtim të lartësive të maleve. Në zonat e ulëta perëndimore dimri është i butë dhe më reshje, kryesisht në formën e shiut, kurse në lindje dhe në lartësitë e maleve dimri është i ashpër dhe më ngrica e reshje dëborë të shumta.

Hidrografia është e pasur më lumenj, ndër të cilët më kryesorët janë rrjedhjet e sipërme dhe të mesme të Drinit e të Matit dhe rrjedhjet e sipërme të Erzenit e Ishmit, si dhe me liqene akullnajorë (Lurë, Balgjaj, Korab, Martanesh etj.) me rëndësi turistikë etj.

Tokat janë pjellore në gropa dhe lugina dhe të varfra në shpatet e zhveshura të maleve të përfshira nga erozioni.

Bimësia përbëhet kryesisht nga dushqet, nga pyjet e shumta të ahut e të halorëve (më shtrirje dhe rezerva drunorë më të mëdha së kudo në Shqipëri) dhe nga kullotat alpinë në lartësitë e maleve.

Popullimi

Redakto

Nënrajoni ka popullim të lashtë. Në shtimin e popullsisë rolin kryesor e ka luajtur natyrorë, e cila vazhdon të jetë më e larta në Shqipëri (20-35 fëmijë për çdo 1000 banorë, kurse vdekjet 6-7 për 1000 banorë). Popullsia është rritur më ritme të pakta, sepse, më gjithë lindjet e larta, vdekjet kanë qënë të shumta. Ritme më të shpejta të shtimit të popullsisë pati në periudhën 1945 - 1990, gjatë së cilës popullsia u shtua tri herë.

Aktualisht popullsia arrin rreth 480.000 banorë ose rreth 14 % të të gjithë popullsisë së vendit. Siç shihet, më gjithë sipërfaqen e madhe (rreth 28 % të të gjithë vendit) net e jeton një popullsi e paktë. Kjo lidhet më relievin kryesisht malor dhe sidomos më largimet e shumta pas vitit 1990, që kanë sjellë pakësimin e popullsisë në krahasim më periudhën e mëparshme. Dendësia mesatare e popullsisë arrin në rreth 65 banorë për km². Më të populluara janë luginat dhe gropat, kurse malësitë dhe vargjet malorë kanë popullsi shumë të paktë.

Ekonomia

Redakto


Mjedisi gjeografik i rajonit eshte shume i pasur. Shume e pasur eshte nentoka me minerale, por shume e pasur eshte edhe siperfaqja e tij me burime ujore, rezerva te medha hidroenergjetike, me pyje dhe kullota. Jane jo te pakta zonat qe ofrojne mundesi mjaft te mira per bujqesi dhe blegtori. Natyra e larmishme dhe ne pjesen me to madhe e paster si dhe trashegimia e pasur historike dhe kuIturore ofrojne mundesi shume te medha per zhvillimin e turizmit. Mbizoteron prodhimi i ekonomive te vogla bujqesore, me teper per konsum vetjak. Me largimet ne mase te popullsise drejt qyteteve dhe rajoneve fushore jane te shumta tokat e punueshme te braktisura, te cilat po i nenshtrohen nje erozioni intensiv, qe po i varferon ato vazhdimisht. Prodhimi bujqesor eshte perqendruar sidomos ne luginat dhe ne gropat. Ne kete nenrajon u zhvillua industria hidroenergetike, minerare dhe metalurgjia e bakrit dhe e kromit. Per keto dege te industise ky nenrajon ze vendim e pare ne Republiken e Shqipërise. Ketu gjendet industria e shfrytezimit te pyjeve dhe e perpunimit e perfaqesuar nga punishte dhe fabrika te perpunimit te prodhimeve bujqesore dhe blegtorale. Nenrajoni Verilindor ka shtrirje shume te madhe, pozite shume te pershtatshme gjeografike, natyre shume te larmishme dhe pasuri te shumta nentokesore. Ai ka reliev te larmishem, hidrografi dhe bimesi te pasur pyjore. Ky nenrajon ka popullim te hershem. Per shkak te largimeve te shumta, popullsia dhe dendesia e saj eshte e pakte. Pjesa me e madhe e saj jeton ne gropat dhe luginat. Ne fshat banon rreth 80% e popullsise.

PJESET PERBERESE TE NENRAJONIT VERILINDOR

Redakto

Per shkak te larmise natyrore, te popullimit dhe te ekonomise, ne kete nenrajon dallohen disa krahina dhe zona te ndryshme gjeografike, te cilat jane :

  • malesia Hasit dhe e Gjakovës
  • lugina e Drinit të Zi
  • vargmali i Korabit
  • vargmalet e Lurës
  • lugina e Matit
  • vargjet e Skenderbeut
  • malesia e Martaneshit
  • malesia e Gollobordës
  • malesia e Çermenikës

Malesia e Hasit dhe e Gjakovës

Redakto

Kjo malesi shtrihet ne lindje te Alpeve Shqiptare dhe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror te Republikes se Shqipërise, deri ne rrafshin e Dukagjinit (Kosove). Ne jug arrin den ne liqenin e Fierzes.

Ajo perbehet nga shkembinj magmatike mev te cilet lidhen mineralet e kromit; nga gelqeroret e terrigjenet. Ne veriperendim te saj mbizoteron relievi kryesisth kodrinor, kurse ne juglindje (malesia e Hasit), relievi malor, gropat e fundosura, nga te cilat me e madhja eshte ajo e Tropojes.

Popullimi eshte me i dendur sesa ne Alpet Shqiptare. Qendrat e banuara me te medha dhe me te perqendruara jane te vendosura kryesisht ne gropat dhe ne luginat, ne te cilat ka toka bujqesore me pjellore dhe kushte me te mira per ndertimin e banesave. Ne kodrat dhe ne malet keto qendra jane shume te pakta, me te vogla. Popullsia eshte kryesisht fshatare. Qytetet e saj jane: Bajram Curri, me i madhi dhe Kruma, qe jane qendra administrative te rretheve perkatese (Tropoje e Has) si dhe qyteti i Fierzes, i ngritur me ndertimin e hidrocentralit me te njejtin emer.

Ekonomia e kesaj malesie perfaqesohet kryesisht nga bujqesia dhe industria e kromit. Kushte te mira per bujqesi kane gropat (e Tropojes, Bytycit, Krumes, Zogajt). Dallohet ajo e Tropojes, me siprfaqe mjaft te madhe te tokave te punueshme, ne te cilat kultivohen dritherat, mollet, geshtenjat, kumbullat e degjuara tropojane, kurse ne blegtori mbizoterojne te imetat, sidomos dhite. Ne Kam dhe Ragam te malesise se Gjakoves ndodhen minierat e kromit.

Vargmalet e Lurës

Redakto

Shtrihen ne pjesen qendrore te nenrajonit verilindor, nga lugina e Fanit te Vogel (veri) ne luginen e Bulqizes (ne jug). Jane dy vargje paralele me drejtim veri-jug.Vargu perendimor i perbere nga magmatike e gelqerore, ne veri fillon me malin e Zebes,pastaj me malin e Shenjtit,i Lures,i Dejes, dhe i Balgjajt.Vargu Lindor perbehet nga shkembinj gelqeore.Dallohet mali i Runjes.Midis maleve permendim: malin e Lures, me cirqe dhe liqene te shumta akullnajore, qe dallohen per bukuri te rralle dhe vlera te medha turistike; malin e Dejes, Balgjajt etj. Vargjet e Lures nderpriten terthor nga lugina e Bulqizes (15 km e gjate dhe rreth 1 km e gjere), ne afersi te se ciles gjenden minierat e kromit.

Popullsia ne malesine e Puke-Mirdites dhe ne malet e Lures eshte e pakte kurse dendesia e kesaj popullsie arrin pothuajse aq sa edhe dendesia mesatare e popullsisen se Alpeve Shqiptare. Edhe ketu popullsia eshte e vendosur kryesisht ne gropat dhe ne luginat. Qendrat e banuara ne pergjithesi jane te vogla, larg njera-tjetres dhe mjaft te shperndara. Pjesen me te madhe te popullsise e perben populisia fshatare, kure ajo qytetare eshte e pakte. Qytetet jane te vogla dhe te krijuara nga shnderrimi i qendrave fshatare ne qytete, si rrjedhim i caktimit te tyre si qendra administrative te rretheve ose si pasoje e vendosjes ne to te industrise.

Shfrytezimi i pyjeve dhe perpunimi i drurit. Ketu ndodhen disa stabilimente sharrash, midis te cilave mund te permendim ate te Fushe-Arrezit, stabilimenti me i madh i perpunimit te drurit ne gjithe pjesen veriore te vendit. Kjo zone ka siperfaqen me te madhe pyjore te vendit para rrethit te Librazhdit. Prodhimi i pakte bujqesor eshte i perqendruar ne gropat dhe ne luginat (Fanit te Madh dhe te Vogel). Ai perbehet nga dritherat, prodhimet blegtorale etj. Ne kete nenrajon dallohen disa nennjesi perberese: Malesia e Hasit dhe e Gjakoves ka reliev me te bute, popullsi me te dendur, tri qytete (Bajram Currin, Krumen dhe Fierzen) dhe ekonomi kryesisht bujqesore.

Lugina e Drinit te Zi, e Drinit dhe vargu i Korabit

Redakto

Lugina e Drinit te Zi shtrihet midis vargut te Korabit dhe vargjeve te Lures, ne lartesite nga 250 m deri ne rreth 500 m. Dallohet per nderthurjen e zgjerimeve (Dibra, Peshkopia, Kukesi) me ngushtimet (Topojani, Skavica). Eshte mjaft pjellore dhe e populluar. Nga gropa madhe e Kukesit deri ne Vaun e Dejes vazh-don lugina e Drinit, e cila dallohet per relie-vin shume te ashper dhe grykat e ngushta, ne te cilat jane ndertuar digat e hidrocentraleve te medha.

Vargu i Korabit shtrihet ne lindje te lugines se Drinit te Zi dhe te Drinit te Bardhe, ne kufi me Maqedonine. Ai ka formen e nje harku te madh dhe vazhdon edhe jashte kufirit shteteror. Malet me te larta te vagut te Korabit (2751 m) perbehen nga gelqerore dhe mermere. Popullsia ne luginen e Drinit te Zi, me e shumte dhe me e dendur, eshte e vendosur kryesisht ne zgjerimet e lugines (Diber, Peshkopi dhe Kukes), ku ndodhen qendrat e banuara me te shumta dhe me te medha, kurse ne shpatet e Korabit vendbanimet arrijne deri ne rreth 1400 m Iartesi. Pjesen me te madhe te popullsise e perben popullsia fshatare, kurse ajo qytetare eshte e pakte. Qytet jane Peshkopia dhe Kukesi.

Kukesi, i vendosur ne brigjet e liqenit te Fierzes, u ndertua krejt i ri ne vend te qytetit te vjeter, te mbuluar nga ujerat e liqenit. Eshte qender e rrethit dhe prefektures me te njejtin emer. Ne afersi te tij, ne Gjegjan, ndodhet metalurgjia e bakrit. Prane tij ndodhet gryka e Morinit, neper te cilen kalon rruga per ne Prizren, qe e ben kete qytet nje nyje lidhese me Kosoven. Peshkopia eshte qendra administrative, e industrise se lehte ushqimore dhe kulturore te rrethit te Dibres. Si qender e banuar eshte shume e hershme, por zhvillimin me te madh e mori pasi qyteti i Dibres, qendra me e madhe e gjithe krahines, mbeti jashte kufirit shteteror. Lugina e Drinit te Zi dallohet per prodhimin e dritherave, sidomos grure e miser, per prodhimin e fasuleve dhe te frutave, vecanerisht te molleve, arrave, geshtenjave, qershive dhe kumbullave, si dhe per prodhimet blegtorale, sidomos nga dhente. Mbi lumin e Drinit jane ndertuar tn hidrocentrale te medha (hidrocentrali i Vaut te Dejes, i Fierzes dhe i Komanit). Keto hidrocentrale japin pjesen me te madhe te energjise elektrike te prodhuar ne Shqipëri. Aty gjendet industria e bakrit dhe ajo e perpunimit te produkteve bujqesore.

Lugma e Matit dhe vargjet e Skenderbeut

Redakto

Lugina e Matit shtrihet midis vargjeve te Lures dhe te Skenderbeut. Ka me teper karakterin e nje grope te madhe dhe te perzgjatur (35 km e gjate dhe 15 km e gjere), me reliev shume te copetuar. Pjesen me te ulet te saj e ze liqeni artificial i Ulzes, qe furnizon me uje hidrocentralin me te njejtin emer.

Vargjet e Skenderbeut' perbehen nga dy vargje malore dhe shtrihen ne perendim te rajonit, nga Vau i Dejes ne luginen e Shkumbinit te mesem. Ne perendim te tyre shtrihet vargu Kruje-Dajt. Ne lindje shtrihet vargu i Skenderbeut, ne te cilin lartesohen mali i Skenderbeut, dhe Mali me Gropa (me gropa te shumta karstike).

Lugina e Matit ka popullsi me te shumte dhe me te dendur. Ajo pakesohet drejt lartesive te shpateve te maleve te Skenderbeut, duke arritur deri ne rreth 900 m. Midis qendrave te banuara, gjenden edhe tri qytetet e njesise: Burreli, Klosi dhe Ulza.

Burreli eshte i vendosur ne tarracen me te larte te Matit. Eshte qender administrative e kulturore e rrethit te Matit. Prane tij ndodhet uzina e shkrirjes se kromit. Klosi eshte i vendosur ne tarracen me te ulet te Matit. Eshte qytet bujqesor i permendur per cilesi te larte te veres dhe te rakise.

Lugina e Matit eshte mjaft e permendur eshte lugina e Matit per kultivimin e dritherave, vreshtave, qersive, molleve etj; ne blegtori dallohet per mbizoterimin e bagetive te imeta etj.

Mbi lumin e Matit u ndertuan dy hidrocentrale : i Ulzes dhe i Shkopetit, te cilet prodhojne sasi jo te vogla te energjise elektrike. Ketu gjendet edhe industria nxjerrese e kromit e metalurgjia e tij (afer Burrelit) dhe industria per perpunimin e prodhimeve bujqesore e blegtorale.

Malesia e Martaneshit, e Çermenikes dhe e Gollobordes

Redakto

Shtrihen ne jug te lugines se Bulqizes. Malesia e Martaneshit dallohet per perberjen magmatike, me te cilen lidhet minerali i kromit, per cirqet dhe liqenet akullnajore, per pasurite e shumta pyjore. Malesia e Cermenikes, e perbere kryesisht nga terrigjenet dallohet per relievin shume te copetuar kurse Malesia e Gollobordes, e perbere kryesisht nga gelqeroret, ka pamjen e nje pllaje te valezuar plot me gropa karstike, ne te cilat jane vendosur qendrat e banuara. Popullsia ne malesine e Martaneshit, Cermenikes dhe Gollobordes eshte e pakte dhe e vendosur jo vetem ne gropat dhe ne luginat, por edhe ne shpatet e maleve. Kjo popullsi eshte kryesisht fshatare. Qytetet u formuan ne qendrat e industrise se kromit (Buiqiza dhe Krasta). Bulqiza, qyteti i ri, ndodhet ne luginen me te njejtin emer. Ky eshte qyteti i minatoreve te kromit dhe i punonjesve te pasurimit te kromit; eshte qender administrative e rrethit me te njejtin emer. Ne malesine e Martaneshit gjenden disa miniera te mineralit te kromit. Ajo mund te quhet edhe malesia e kromit. Ne qytetin e Krastes dhe te Bulqizes gjenden fabrikat e pasurimit te ketij minerali. Krahas kesaj, ne kete malesi shfrytezohen pyjet e shumta. Tokat e punueshme jane shume te pakta, vetem disa ngastra te vogla. Me e perhapur eshte blegtoria e sidomos mbareshtrimi i dhive.

Lugina e Drinit te Zi ofron kushte te mira per popullin dhe per bujqesi. Lugina e Matit ka popullim me te dendur dhe kushte me te mira per zhvillimin e bujqesise; ne te gjendet industria e kromit. Malesia e Martaneshit quhet malesia e kromit dhe e pyjeve, kurse ajo e Cermenikes dhe e Gollobordes dallohen per relievin e thyer dhe pyjet.