Nicolas Bourbaki
(Përcjellë nga N.Bourbaki)
Nicolas Bourbaki është pseudonim i një grupi të shquar matematikanësh francez të cilët përpiqen që tërë matematikën ta spjegojnë në mënyrë aksiomatike. Përfaqësues më i shquar i këtij grupi është Jean Dieudonne.
Libra të Bourbakit
RedaktoSipas Bourbakistëve matematika moderne mund të shqytohet me teorinë e bashkësive . Ky grup matematikanësh ka shkruajtur një seri librash në të cilën janë përpjekur të përfshinë tërë teorinë e matematikës moderne të titulluar ,,Elemente të Matematikës (Éléments de mathématique) në të cilën përfshihen këta vëllime (titulli origjinal në kllapa):
I | Teoria e bashkësive | (Théorie des ensembles) |
II | Algjebra | (Algèbre) |
III | Topologjia | (Topologie générale) |
IV | Funksionet me një ndryshore reale | (Fonctions d'une variable réelle) |
V | Hapësira vektoriale topologjike | (Espaces vectoriels topologiques) |
VI | Integrimi | (Intégration) |
VII | Algjebra komutative | (Algèbre commutative) |
VIII | Grupet e Lie | (Groupes et algèbres de Lie) |
IX | Teoria spektrale | (Théories spectrales) |