Nacionalizmi dhe rajonalizmi është i pranishëm në spektrin politik të Principatës së Asturias, në veri të Spanjës. Partitë nacionaliste asturiane si Partíu Asturianista kishin përfaqësim në parlamentin dhe qeverinë asturiane dhe të tjera si Andecha Astur kishin përfaqësim në disa komuna. Megjithatë, nacionalizmi është më shumë një lëvizje shoqërore sesa politike.

"Asturina cola estrella bermeya". Flamuri socialist asturian përdoret shpesh nga partitë asturiane nacionaliste të krahut të majtë si Andecha Astur.

Historia

Redakto

Këto lëvizje janë të rrënjosura në fazat e sovranitetit politik që përjetoi Asturia, duke filluar me Mbretërinë e Asturias midis viteve 718 dhe 925, pasuar një mijëvjeçar më vonë me shpalljen e sovranitetit të Asamblesë së Përgjithshme të Principatës së Asturias të vitit 1808, Republika socialiste e Asturias në 1934 dhe Këshilli Sovran i Asturias dhe Leonit i 1937 si pika kryesore, megjithëse dy të fundit nuk janë nacionalistë.

Në vitin 1976 u themelua partia e parë moderne nacionaliste asturiane, Këshilli Nacionalist i Asturias. Nacionalizmi asturian i ditëve moderne përfshin parti dhe organizata politike nga e majta e spektrit politik, duke përfshirë socialisten Andecha Astur/Darréu, Unidá dhe Bloque por Asturies në krahun e majtë dhe socialdemokraten Partiu Asturianista. Të kombinuara, ato përfaqësojnë një pjesë minimale të shoqërisë asturiane.