Naoto Kan
Naoto Kan (jap.:菅 直人 ; * 10 tetor 1946 në Ube (Yamaguchi), Japoni) është ish-kryeministër i Japonisë. Ai më përpara ishte ministër i financave në kabinetin e kryeministrit Yukio Hatayama (që dha dorëheqjen më 4 qershor 2010), të cilin Kan e pasoi edhe si kryeministër, edhe si lider i DPJ (Partia Demokratike e Japonisë). Ai u zgjodh me shumicë votash nga Dieta (organi legjislativ japonez). Vjen nga një familje e thjeshtë, ndryshe nga gjithë kryeministrat japonezë të 55 viteve të fundit. Lindi në qytetin e Ubes dhe më 1970 u diplomua në Institutin Teknologjik të Tokios. Më 1980 u zgjodh deputet në Dhomën e Përfaqësuesve të Japonisë (një nga dy dhomat e Dietës). Ai dha dorëheqjen pas rënies së tërmetit shkatërrimtar në veri të Japonisë dhe pas shkrirjes bërthamore në reaktorin e Fukushimës.
Lidhje të jashtme
Redakto- Faqa Zyrtarë (Japonisht)