Naser Pajaziti gazetar dhe publicist shqiptarMaqedoninë e Veriut.[1]

Naser Pajaziti
Naser Pajaziti
U lind në04 Shtator 1976
KombësiaShqiptar
ShtetësiaMaqedonia e Veriut
ProfesioniGazetar dhe Publicist
Faqja në rrjethttps://ina-online.net/

Naser Pajaziti ka lindur me 04 Shtator 1976 në Kumanovë. Ai është diplomuar për gazetari në Universitetin e Tiranës më 1999. Nga periudha studentore ka nisur të jetë aktiv me shkrime në gazetat e njohura shqiptare si “Rilindja”, “Republika”, “Enter”, “Fakti”, “Flaka”, etj. Gjatë kësaj periudhe të studimeve ka qenë edhe pjesë e Lëvizjes Studentore “Dardania” në Tiranë, që tubonte studentë nga trevat shqiptare. Me kthimin në vendlindje është punësuar në Radiotelevizionin e Maqedonisë – programi në gjuhën shqipe, më pas ka vijuar si bashkëpunëtor tek AIM Alternative Information Network, revista “Lobi”,  gazeta “Bota Sot”, korrespodent i Zërit të Amerikës nga viti 2003, etj.[2]

Karriera në media

Redakto

·        Gazetar redaktor RTM 2000-2001, 2002-2003

·        Gazetar revista “Lobi”  2001-2003

·        Korrespodent “Zëri Amerikës” 2003-2008

·        Redaktor gazeta FAKTI   2004-2005

·        Bashkëthemelues dhe kryeredaktor INA 2006 – 20015

·        Kryeredaktor i të përditshmes “Gazeta-Shqip”  2008-2009

·        Drejtor i të përditshmes ”24 orë”  2009-2011

·        Redaktor TV21  2015-2017

·        Drejtor INA (Iliria News Agency)  2017 - [3]

Botime

Redakto

·        “Sfidat politike”, libër publicistik, botuar në Shkup, 2008[4]

  1. ^ "JOURNALIST NASER PAJAZITI: WHAT DO THE 'SICK' HEADS, OF THE SO CALLED ACADEMIC CIRCLES, WANT? - Free Online Library". www.thefreelibrary.com (në anglishte amerikane). Marrë më 2022-02-22.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)
  2. ^ "Bankat që s'flasin shqip!". Iliria News Agency (në anglishte amerikane). 2022-01-22. Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2022. Marrë më 2022-02-22.
  3. ^ "NORTH MACEDONIA: POLICE ACTION AGAINST A GROUP OF JOURNALISTS IN MACEDONIA (REPUBLIC OF MACEDONIA / FYROM)". SEEMO (në anglishte amerikane). Arkivuar nga origjinali më 22 shkurt 2022. Marrë më 2022-02-22.
  4. ^ "Pajaziti: Ahmeti can secure votes for Shilegov, but it all depends on the loyalty of SDSM partners - Free Press". Слободен печат (në anglisht). 2021-10-21. Marrë më 2022-02-22.