Natasha Rombollas-Kumaraku
Natasha Rombollas-Kumaraku (e njohur më mirë si Tasha)
Jeta
RedaktoTasha lindi më 25 gusht 1956, në Sarandë, me prejardhje nga një familje shqiptare, "e shquar brëz pas brëzi me gjenerala, oficera, ministra [sic]" dhe eprorë të tjerë të shtetit shqiptar. Pas rënies së diktaturës, ajo u zhvendos në Greqi, ku takoi burrin e saj të dytë. Më vonë u rikthye në atdhe dhe tani jeton në Sarandë. Ajo ka dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë.
Veprimtaria
RedaktoAjo ka kontribuuar në shkollimin e shumë brezave gjatë kohës së saj si pedagoge. Dalja në pension nuk e ndaloi Natashën që të vazhdojë me arsimimin e të rinjve, të cilët i ndërgjegjëson rreth çështjeve të rëndësishme të jetës siç janë dashuria, martesa, dhe lidhjet, nëpërmjet retorikës së pasur labe; e gjithë kjo përmes platformës së famshme TikTok.
Përplasja për kujdestarinë
RedaktoNatasha pati një përballje të rëndë me ish-nusen e djalit, që kulmoi më 26 mars 2017, kur u shfaq tek emisioni "Ka një mesazh për ty", pjesë e programit popullor E diela Shqiptare. Rrënja e konfliktit ishte kujdestaria e nipit të saj 3 vjeçar, të cilin e kishte marrë me vete kundër dëshirës së nuses, kur kjo e fundit ishte ndarë nga i biri i Natashës.
Pasi shtyu rastin tri herë, Gjykata e Gjirokastrës mori vendimin përfundimtar kur vendosi në favor të nuses, duke i dhënë asaj kujdestarinë e plotë të djalit.[1]
Operacioni "Show"
RedaktoSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve, në kuadër të Komisariatit të Policisë së Kuçovës, në dhjetorin e vitit 2023 morën një kallëzim nga ish-bashkëshortja (E. A.) e Armando Kumarakut, i biri i Tashës. Bëhej fjalë për postimet e Tashës dhe Armandos në rrjetin social TikTok, ku shfaqej djali i mitur i Armandos duke përdorur fjalë denigruese dhe sharje. Procedimi penal u regjistrua pas mbledhjes së materialeve në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.
Pas një hetimi dymujor si pjesë e operacionit të koduar "Show", u bë shpallja në kërkim e Natashës dhe Armandos. Komisariati i Kuçovës në bashkëpunim të ngushtë me Komisariatin e Sarandës shoqëroi të kërkuarit për të vazhduar procedimet e mëtejshme penale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat.[1]
Shikoni dhe
RedaktoReferime
Redakto- ^ "Shfrytëzonin 10-vjeçarin për të përfituar në TikTok, duke postuar video të tij me fjalë banale, në pranga babai dhe gjyshja". www.balkanweb.com. Marrë më 2024-02-21.