Nuk ka versione të shqyrtuara të kësaj faqe, ndaj mund të mos jetë kontrolluar përputhja e saj me standardet.

Naxhije Buçinca u lind më 15 prill 1935 në Ulqin, Mal të Zi. Ajo i përket gjeneratave të para të mësueseve në Mal të Zi dhe Kosovë. Është aktiviste për të drejtat e grave, shkollimin e vajzave dhe angazhim shumëdimensional në tema të ndryshme për mbrojtjen e gruas dhe fuqizimin e tyre në vendimarrje. [1]

Naxhije Buçinca
Lindi15 prill 1935
Ulqin
KombësiaShqiptare
ArsimiStudime në Gjuhë dhe Letërsi Shqipe
ProfesioniAktiviste për edukimin dhe shkollimin e vajzave

Ka dy fëmijë, Gencin dhe Xheraldinën.

Arsimimi

Redakto

Naxhije Buçinca ka përfunduar studimet në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” në degën për Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe dhe ka punuar si mësuese në shkollën fillore “Dardania” për një kohë të gjatë.[1]

Aktivizmi

Redakto

Themeloi Forumin e Gruas në kuadër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe shoqatën “Anima”.[2]

Në vitin 1979 së bashku me të shoqin Fahriun, themeloi “Fondin e Çiftit Buçinca” që organizon çdo vit Takimet e Poetëve Shqiptarë në komunën e Vushtrrisë. [3]

Së bashku me burrin e saj Fahri Buçinca njihen si veteran të arsimit dhe pjesën më të madhe të jetës së tyre ia kushtuan emancipimit dhe shkollimit të gruas shqiptare ku edhe në ditët më të vështira të popullit shqiptar kur ishte i shtypur në vitet e 1990-ta u fokusuan në gjetjen e vajzave që nuk lejoheshin nga familjarët të shkonin në shkollë. Të dy në fillim aktivitetet e tyre filluan në komunën e Vushtrrisë për të vazhduar edhe në 23 komuna të tjera në Republikën e Kosovës ku gjatë vitit 2013 sipas rezultateve rreth 1 mijë vajza kanë arritur të vijojnë mësimet nëpër institucione shkolle dhe edukative. Duke pasur parasysh idetë e familjeve konservative ishte e vështirë ndryshimi i mendimeve të familjarëve mirëpo me kalimin e kohës gjithnjë e më shumë shihej rezultat më i mirë.[2]

Çmime dhe Mirënjohje

Redakto

Për të mirënjohur kontributin e saj të dhënë në fushën e arsimit dhe emanicipimin e gruas Komuna e Vushtrrisë, Qendres Rinore të qytetit i dha emrin “Naxhije dhe Fahri Buçinca”. [3]

Ajo fitoi çmimin “Qytetare nderi e Ulqinit”, sepse misoni i saj së pari kishte filluar në Krajë buzë liqenit të Shkodrës për të vazhduar në Kosovë me shumë fshatra të saj.[4]

Veprat

Redakto
  • Cafo Beg Ulqini: Jeta dhe veprimtaria politike, 2009
  • Mizoritë serbe në Vushtrri dhe rrethinë (1918-1956), 2009
  • Zhvillimi i kulturës fizike dhe sportit në Vushtrri (1900-2000), 2010
  • Si e menaxhova burgun e Smrekonicës, 2012
  • Hasan Prishtina: Ndriçim i jetës dhe i veprës, 2018
  • Teqet në Vushtrri (dorëshkrim)

Shih edhe

Redakto

Referime

Redakto
  1. ^ a b "Naxhije Buçinca". Oral History Kosovo. Marrë më 2024-11-15.
  2. ^ a b Buxhovi, Arsim (2024-05-29). "Naxhije Buçinca: Over 65 years of work in the promotion of education and gender equality square.info". katror.info (në anglisht). Marrë më 2024-11-19.
  3. ^ a b Portali RTV 21 (2019-06-13), Qendra rinore ne Vushtrri merr emrin "Naxhije dhe Fahri Buçinca" - 13.06.2019, marrë më 2024-11-15{{citation}}: Mirëmbajtja CS1: Emra shifrorë: lista e autorëve (lidhja)
  4. ^ Shoqata Ulqini - USA (2024-04-09), Shoqata Ulqini - USA | Naxhije Alibegu Buçinca shpallet Qytetare Nderi e Ulqinit | Ledri Vula, marrë më 2024-11-15 {{citation}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)