Nazim Saiti (Shkodër, 1941 - 2001)[1] ishte një përkthyes shqiptar, i cili veprën e tij e realizoi më së shumti në burgjet e sistemit komunist.

Jeta dhe vepra

Redakto

U lind në Shkodër më 24 dhjetor 1941 dhe kishte bërë një vit shkollë në Bashkimin Sovjetik në 1959-’60.[2] Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik punoi në marinë deri nga gjysma e viteve '60 dhe më pas mekanik i mesëm;[3] me kohën iu shtua zhgënjimi me regjimin komunist.[2] Në vitin 1975, u dënua me dy shokë të tij, vëllezërit Ferit dhe Cuf Tahja, për shpërndarje traktesh.[4] Dënimin për agjitacion e propagandë në Burrel, Spaç e në fund në Qafë-Bari; në burgun e Burrelit arriti të përkthente Dostojevskin.[2] U lirua më herët se dënimi i parashkruar, pas rënies së komunizmit u mor me tregti dhe provoi emigracionin.[3]

Deri tani Shënime nga bodrumi, një novelë e vitit 1864 nga Fjodor Dostojevski, është e vetmja vepër e botuar në 2018 nga dorëshkrimet e përkthimeve të lëna prej tij,[5] mes të cilave janë 7 vepra të Dostojevskit, përkthime akoma në dorërshkrim e të pabotuara ndonjëherë, dhe në posedim të familjes Saiti.[1] Te Shënime nga bodrumi puna e Nazimit filtron mjeshtërisht në shqip botën e zymtë ruse në këtë novelë,[6] që konsiderohet si një nga veprat e para ekzistencialiste. Vepra u përkthye nga Nazimi gjatë kohës kur vuante dënimin për agjitacion e propagandë në Burgun e Burrelit, kushtet e te cilit perkonin me Bodrumin e Dostojevskit, për errësirën, mungesë lirie apo kushtesh minimale të jetesës. Përkthimi “Shënime nga bodrumi” është në standardin e vjetër me bazë gegërishten, dhe libri ka një hartë frazeologjike e leksikore të dialekteve të shqipes.[2]

Reflist

Redakto
  1. ^ a b Redaksia Mapo (12 maj 2018). "Dostojevksi i Nazim Saitit: Bodrumet e diktaturës në një përkthim". MAPO. Arkivuar nga origjinali më 14 maj 2018. Marrë më 14 maj 2018.
  2. ^ a b c d Nikolla, Fatmira (16 maj 2018). ""Shënime nga bodrumi" / Merakliu i shqipes Nazim Saiti, Dostojevski i përkthyer në burgun e Burrelit". Gazeta Shqiptare. Marrë më 5 qershor 2018.
  3. ^ a b "Dostojevski në një burg shqiptar". Intervistuar nga Sabina Veizaj. Gazeta "Si". 11 maj 2018.
  4. ^ ""Enveri është kryekanibal, aktor, homoseksual, kameleon, dështak, bishë, jago, tartuf, pusht dhe prostitutë politike"". Gazeta 55. 30 nëntor 2020.
  5. ^ Saiti, Sait. "Bodrumet e diktaturës në një përkthim". Opinion. Marrë më 8 maj 2018.
  6. ^ Radi, Jozef. "Te fyem e te poshtnuem". Radiandradi. Marrë më 8 maj 2018.