Ndërkombëtarja e katërt është një organizatë ndërkombëtare e lëvizjes punëtore, e themeluar nga Lev Trotsky1938. Vetidentifikohej si trashgimtarja e Kominternit që kishte dështuar sipas Trotsky për faj të Josif Stalinit dhe politikës së tij totalitare.

Stema

Politika dhe ideologjia e saj ishte rikrijimi i partive revolucionare në të gjithë botën për të arritur fitoren e klasës punëtore. Pas përplasjeve të Leon Trocki dhe Stalinit gjatë viteve të Kominternit, ai e kritikoi qeverisjen e Bashkimit Sovietik dhe totalitarin Stalin, si të pa aftë për të udhëhequr revolucionin socialist në mbrojtje të klasës punëtore, dhe që nuk ishte më një Shtet socialist i punëtorëve por një Shtet socialist i degjeneruar. Ideologjia e Stalinit e sjellë në Komintern në 1924 për një Shtet të vetëm socialist e kundërt me atë të Trotsky i cili ideonte një revolucion të përhershëm. Pas kësaj kritike të ashpër Trotsky me anë të një deklarate largohet dhe e ndjekin edhe disa delegatë, që u quajtën nga stalinistet si trotskista. Megjithëse në atë kohë ekzistone akoma si Ndërkombëtarja e dytë si Kominterni ai themeloi të katërtën sepse i quante të pa afta për të përkrahur revolucionin socialist.

Ndërkombëtarja e katërt vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Shih edhe

Redakto