Sarafi ose kambisti është ai që merret me këmbimin e të hollave ose sarrafllëkun[1] të një vendi me atë të një tjetri. Sarafllëku apo kambizmi si zanat ka qenë pararendësi i bankizmit modern.

Saraf hebre në Tunizi, 1910

Ardhja e parave të letrës në mes të shekullit të 17-të dhe zhvillimi i bankave moderne dhe shkalla luhatëse të këmbimit në shekullin e 20-të lejoi zhvillimin e një tregu valutor. Kjo siguroi një mënyrë që bankat dhe ndërmarrjet e tjera financiare të specializuara si këmbimi valutor dhe agjentët e Forex të ndryshojnë me lehtësi paratë e një vendi për një tjetër, dhe me besimin e shtuar të transparencës.

Në shqipe

Redakto

Në Shkodër dhe Elbasan përdoret si mbiemër i figurshëm për dorështrënguar, koprrac, kursenac, neqes, korronec, dorërrudhë; pvb. "Mâ thellë se sarafi dhe mâ lerg se dembeli nuk shkon njeri" (Elbasan). Turqishtja ka vetëm kuptimin e zanatit, jo figurativin që ka fituar në shqip, prej kësaj gjuhe vjen edhe shprehja adam sarafi "saraf njerëzish", për ato që kuptojnë shpejt karakterin e botëkuptimin e njenit dhe tjetrit.[1]

Referime

Redakto
  1. ^ a b Dizdari, Tahir (2005). "Sarráf-i dhe Sarrafllëk-u". Fjalori i Orientalizmave në Gjuhën Shqipe. Tiranë: Instituti Shqiptar i Mendimit dhe i Qytetërimit Islam. fq. 882.