Ndërveprimi midis specieve
Organizmat e gjallë ndërveprojnë me njëri-tjetrin dhe kështu mund të ndikojnë në masën e hapësirës gjeografike të përhapjes së tyre. Në botën natyrale asnjë organizëm nuk jeton absolutisht i izoluar, përkundrazi çdo organizëm ndërvepron, jo vetëm me mjedisin ku ndodhet, por dhe me organizma të tjerë. Ndërveprimi i organizmave është themelor për jetën e organizmave dhe për funksionimin e ekosistemit.[1] Ndërveprimi midis specieve shfaqet në disa forma.
Amensalizmi
RedaktoAmensalizmi është një ndërveprim negative midis organizmave. Nëpërmjet amensalizmit një specie nëpërmjet aktiviteteve të tij dëmton specien tjetër. Ky ndërveprimi shprehet mjaf mirë me një proverb afrikan: “Kur elefantët luftojnë, bari vuan”. Psh njeriu nëpërmjet shiut acid, dëmton pyjet konifere[2], delet ose bagëti të tjera shkelin, shtypin barin.[3] Specia A i pandikuar, specia B e dëmtuar.
Komensalizmi
RedaktoKomensalizmi paraqet llojin më të dobët të ndërveprimin të specieve, tëcilët jetojnë së bashku në simbiozë. Specia “e ftuar” përfiton nga jetesa me specien “pritëse”, por kjo e fundit as përfiton dhe as dëmtohet nga prezenca e “të ftuarve”. Psh. peshku Remora jeton me peshkaqenin, çacka e bardhë jeton shpesh në kurrizin e bullicës. Të ftuarit të ndikuar dhe përfitues, specia pritëse e pa ndikuar.
Mutualizmi
RedaktoMutualizmi është një lloj ndërveprimi simbiotik, ku të dy speciet që ndërveprojnë, përfitojnë. Ndërveprimi midis baktereve azotofiksuese dhe bimëvë legume (bishtajore) është një shembull. Marrëdhënie mutualizmi shfaqen dhe midis rrënjëve të drurëve dhe kërpudhave[4]. Specia A përfiton, specia B përfiton.
Parazitizmi
RedaktoParazitizmi është një lloj ndërveprimi negative, në të cilën specia A (paraziti) përfiton duke konsumuar specia B. Specia B dëmtohet. Parazitët (grabitësit) janë të varur nga organizmat e tjerë (preja) ku ato vendosën. Ata mund të mos e vrasin organizmin direkt, por organizmi pritës mund të vdesë si rrjedhojë e efekteve negative të parazitizmit. Morrat e flokëve janë një formë e parazitizmit[5]
Shfrytëzimi
RedaktoShfrytëzimi është një lloj tjetër ndërveprimi. Ajo ndodh kur një specie përfiton nga përdorimi ose shpenzimi i një specie tjetër. Grabitja është një ndërveptim midis organizmave gjatë së cilës një organizëm përfiton biomasë nga tjetri. [6] Specia A përfiton, specia B dëmtohet.
Konkurenca
RedaktoKonkurenca shihet si një ndërveprim ku të dy specie që ndërveprojnë dëmtohen. Kjo konkurencë ndodh kur kemi burime të limituara si ushqime, ujë ose territor.[7] Kur ajo ndodh midis të njëjtës specie quhet intraspecifike dhe kur ndodh midis specieve të ndryshme quhet interspecifike. Specia A dëmtohet, specia B dëmtohet.
Referime
Redakto[1] Ziu T. 2017. BioEkoGjeografi, 76
[2] Thomas S.G. D. The dictionary of physical geography. 2016
[3] Ziu T. 2017. BioEkoGjeografi, 77
[4] Mutualism Britannica, The Editors of Encyclopaedia. "mutualism". Encyclopedia Britannica, 24 Aug. 2018, https://www.britannica.com/science/mutualism-biology. Aksesuar më 9 dhjetor 2021.
[5]http://epgp.inflibnet.ac.in/epgpdata/uploads/epgp_content/S000035ZO/P000891/M020605/ET/1498652726PopulationinteractionmutualismQuad1.pdf Aksesuar më 9 dhjetor 2021
[6] Ziu T. 2017. BioEkoGjeografi, 77
[7] Konkurenca https://en.wikipedia.org/wiki/Competition_(biology) Aksesuar më 9 dhjetor 2021