Kategoritë bëjnë të mundur ndarjen e artikujve të Wikipedia në grupe sipas karakteristikave kryesore të tyre për përdorim më të thjeshtë. Një artikull mund të jetë pjesë e disa kategorive të cilat nga ana e tyre mund të jenë të nënrenditura në kategori të tjera.

Lista e plotë e kategorive mund të gjendet këtu.

Si mund të krijoj një kategori?

 

-Përpara se të krijoni një kategori sigurohuni të shikoni pemën aktuale të kategorive më sipër. Kategoria që ju kërkoni mund të ekzistojë në një formë shumë të përafërt çfarë do e bënte të panevojshme krijimin e saj. Një arsye tjetër për të parë pemën e kategorive ësht për të zbuluar kategoritë mëmë ku do të nënrenditet kategoria juaj. Pasi të keni vendosur se ku do ta kategorizoni kategorinë tuaj është koha për ta krijuar atë.

-Një kategori krijohet si çdo artikull i zakonshëm me ndryshimin e vetëm se emri i saj duhet të nisë me Kategoria: dhe fill pas dy pikave të vijë emri i kategorisë. Në faqen e kategorisë shkruhet një shpjegim i shkurtër për kategorinë dhe përdorimin e saj. Nëse kategoria është në lidhje me një temë tepër të gjerë që priret të ndahet në nënkategori të tjera, mund të përdorni shabllonin e mëposhtëm për shpjegimin e saj duke zëvendësuar pjesën me kllapave gjarpërore me temën e kategorisë (mos harroni të fshini kllapat gjarpërore më pas).

Kjo është kategoria dedikuar artikujve në lidhje me { }. Ju lutemi, mundohuni të mos shtoni artikuj të veçuar këtu. Artikujt e veçuar duhet t'i shtoni te nënkategoritë përkatëse. Nëse kategoria nuk priret të ndahet në kategori të tjera bija, mund të përdorni shabllonin e mëposhtëm duke zevendësuar pjesët në kllapa me temat përkatëse (mos harroni të fshini kllapat gjarpërore më pas).

Kjo është kategoria dedikuar artikujve në lidhje me { }. Për të shtuar një artikull këtu shkruani [[Kategoria:{ }]] në fund të artikullit. Pasi të keni vendosur shpjegimin e kategorisë mbetet vetëm për të përcaktuar kategorizimin e saj në kategoritë mëmë. Përsëri këtu veprohet njëlloj siç do veprohej me kategorizimin e një artikulli të zakonshëm. Një rresht më poshtë shpjegimit vendosim [[Kategoria:{ }]] ku pjesa mes kllapave gjarpërore zëvendësohet me kategorinë mëmë. (mos harroni të fshini kllapat gjarpërore më pas).

-Për kategoritë e teknike është mirë që të mos u shfaqen përdoruesve të zakonshëm duke qenë se shpeshherë nuk janë të interesuar për pjesën teknike të projektit. Për këtë arsye, gjatë krijimit të këtyre kategorive, në fund të faqes vendoset fjala magjike __HIDDENCAT__ që bën të mundur automatikisht që kategoria të renditet te kategoritë e fshehura dhe emri i kategorisë të mos shfaqet në artikujt ku ajo përdoret. Pas kësaj mjafton ta ruani dhe kategoria juaj do jetë gati për tu përdorur nëpër artikuj.