Ndotja e ajrit (apo ndotja atmosferike) është një lloj i ndotjes i karakterizuar nga një ndryshim i nivelit të cilësisë së pastërtisë së ajrit.

Emisionet e CO, dhe CO2, të sulfurit blozës dhe grimcave në lidhje me djegien e qymyrit ishin ndoshta burimi i parë i madh i ndotjes së ajrit në fillim të epokës industriale.

Përmbledhje

Redakto

Ndotja e ajrit zakonisht është rezultat i kombinimit të një kokteji ndotës i cili përbëhet nga grimcat (organike ose inorganike), apo substanca të tjera[1] që përfshijnë ndër të tjera edhe gazet (si dioksidi i karbonit, monoksidi i karbonit, dioksidi i sulfurit, oksidet e nitratit, metani dhe klorfluorkarboni) tek të cilat shkalla e përqendrimit dhe zgjatja e pranisë është e mjaftueshme për të prodhuar një efekt toksik apo ekotoksik. Mund të shkaktojë sëmundje, alergji, madje dhe vdekje njerëzish; gjithashtu mund të shkaktojë dëme në organizmat e tjera të gjalla si kafshët dhe prodhimet ushqimore, dhe mund të dëmtojë mjedisin natyral ose të ndërtuar. Si aktiviteti njerëzor, ashtu dhe proceset natyrale, mund të prodhojnë ndotje ajri.

Ndotja e ajrit shtëpiak dhe cilësia e keqe e ajrit urban listohen si dy nga problemet më të këqija të ndotjes toksike në raportin Vendet më të Ndotura të Botës të vitit 2018 të Institutit Blacksmith. Ndotja e ajrit të jashtëm shkakton 2.1 deri në 4.21 milionë vdekje të parakohshme çdo vit.

Organiza botërore e shëndetësisë (OBSH) e konsideronte përgjegjëse në vitin 2012 për afro 7 milionë vdekjeve të parakohshme në vit, sidomos në vendet me nivel të ulët dhe të mesëm të të ardhurave, veçanërisht në Azi,[1] , më shumë se gjysma e tyre kanë ndodhur për shkak të ndotjes së brendshme (shtëpiake, sidomos në kuzhinë nga stufat me qymyr, dru apo lëndën djegëse biomasë ), dhe gati gjysma nga ndotja jashtme .

Kombet e bashkuara kanë  caktuar në vitin 1979, Konventën ndërkufitare mbi ndotjen e ajrit në distancë të gjatë. OBSH vlerëson se ulja e shkallës së grimcave ajrore nga 70 deri në 20 µg⋅m−3 do të ulë vdekshmëritë e shkaktuara nga ndotja e ajrit prej 15%.

Atmosfera jone permban kryesisht dy gaze:azotin dhe oksigjenin. Ne atmosfere ka edhe sasi te vogla te dyoksidit te karbonit dhe te avujve te ujit.Asnjeri prej ketyre gazeve nuk eshte i demshem,por njerezit e ndotin atmosferen me sasi te vogla te gazeve te tjera.Oksidi i karbonit eshte gaz helmues. Makinat e reja e ndotin me pak ajrin se ato te vjetrat, sepse ato kane nje paisje qe e kthen oksidin e karbonit ne dyoksid karboni. Ne djegim qymyr dhe vajra per te marre energji.Energjia e eres, e diellit dhe e ujit nuk shkakton ndotje, por per shume vende keto forma energjie jane me te kushtueshme se qymyri e vaji. Nga djegia e qymyrit dhe e vajit , ne fabrikaapo ne centrale energjitike, clirohen ne ajer dyoksidi i squfurit, dioksidi i karbonit, oksidi i azotit, etj.

Shih edhe

Redakto

Literatura

Redakto
  • Brimblecombe, Peter. The Big Smoke: A History of Air Pollution in London Since Medieval Times (Methuen, 1987)
  • Brimblecombe, Peter. "History of air pollution." in Composition, Chemistry and Climate of the Atmosphere (Van Nostrand Reinhold (1995): 1–18
  • Brimblecombe, Peter; Makra, László (2005). "Selections from the history of environmental pollution, with special attention to air pollution. Part 2*: From medieval times to the 19th century". International Journal of Environment and Pollution (në anglisht). 23 (4): 351–67. doi:10.1504/ijep.2005.007599.
  • Cherni, Judith A. Economic Growth versus the Environment: The Politics of Wealth, Health and Air Pollution (2002) online Arkivuar 15 dhjetor 2020 tek Wayback Machine
  • Corton, Christine L. London Fog: The Biography (2015)
  • Currie, Donya. "WHO: Air Pollution a Continuing Health Threat in World's Cities," The Nation's Health (February 2012) 42#1 online Arkivuar 2 prill 2015 tek Wayback Machine
  • Dewey, Scott Hamilton. Don't Breathe the Air: Air Pollution and US Environmental Politics, 1945–1970 (Texas A & M University Press, 2000)
  • Gonzalez, George A. The politics of air pollution: Urban growth, ecological modernization, and symbolic inclusion (SUNY Press, 2012)
  • Grinder, Robert Dale (1978). "From Insurgency to Efficiency: The Smoke Abatement Campaign in Pittsburgh before World War I.". Western Pennsylvania Historical Magazine (në anglisht). 61 (3): 187–202.
  • Grinder, Robert Dale. "The Battle for Clean Air: The Smoke Problem in Post-Civil War America" in Martin V. Melosi, ed., Pollution & Reform in American Cities, 1870–1930 (1980), pp. 83–103.
  • Mingle, Jonathan, "Our Lethal Air" [review of Gary Fuller, The Invisible Killer...; Beth Gardiner, Choked...; Tim Smedley, Clearing the Air...; U.S. Environmental Protection Agency, Integrated Science Assessment for Particulate Matter (External Review Draft, 2018); and Chartered Clean Air Scientific Advisory Committee, Letter to EPA Administrator on the EPA's Integrated Science Assessment for Particulate Matter, 11 April 2019], The New York Review of Books, vol. LXVI, no. 14 (26 September 2019), pp. 64–66, 68. "Today, 91 percent of people worldwide live in areas where air pollution levels exceed the World Health Organization's recommended limits. ... [T]here is no safe level of exposure to fine particulate matter. ... Most of these fine particles are a by-product of ... burning ... coal, gasoline, Diesel fuel, wood, trash]] ... These particles can get past the defenses of our upper airways to penetrate deep into our lungs and reach the Pulmonary alveolus ... From there, they cross into the bloodstream and spread throughout the body. They can travel through the nose, up the olfactory nerve, and lodge ... in the brain. They can form deposits on the lining of arteries, constricting blood vessels and raising the likelihood of ... strokes and heart attacks. [T]hey exacerbate respiratory illnesses like asthma and chronic obstructive pulmonary disease ... There's ... evidence linking air pollution exposure to an increased risk of Alzheimer's disease and other forms of dementia." (p. 64.)
  • Mosley, Stephen. The chimney of the world: a history of smoke pollution in Victorian and Edwardian Manchester. Routledge, 2013.
  • Schreurs, Miranda A. Environmental Politics in Japan, Germany, and the United States (Cambridge University Press, 2002) online Arkivuar 15 dhjetor 2020 tek Wayback Machine
  • Thorsheim, Peter. Inventing Pollution: Coal, Smoke, and Culture in Britain since 1800 (2009)

Referime

Redakto
  1. ^ a b 7 milionë vdekje të parakohshme në vjet, në faqen e OBSH, 25 mars 2014