Nehat Baftiu u lind me 20.12.1957 në fshatin Komogllavë, Komuna Ferizaj.

Shkollen Fillore dhe te mesme i Perfundoi ne vendlindje. Kreu Fakultetin e Mjekesisë ne Universiteti i Prishtinës, ku fitoi gradën Doktor i Mjekesisë. Më 1996, perfundon me suksese specializimin në lëminë Anesteziologjisë dhe Reanimacioni në qendrën spitalore "Nëna Terezë" ne Tirana. Shkallen e tretë dhe titullin Magjistër i Shkencave të mjekësise e mori më 2002 në Universiteti i Prishtinës, me mentor Prof. dr Gazmend Shaqiri. Studimet e Doktorates i Perfundoi më 2005, me mentor Prof. Dr. Ilir Ohri, Universiteti i Tiranës. Ne periudhen 2005-2007, perfundon me sukses shkallën e tretë Per menaxhment shëndetësor. është Drejtor i klinikës se Anesteziologjisë dhe Reanimacionit Ne Qendren Klinike UniversitareKosova.

  • Kryetar i Komitetit Specialistik Per Anesteziologji dhe Reanimacionit.
  • Anëtar i Zgjedhur i Odës së Mjekëve të Kosovës .
  • Anëtar i Keshillit Shkencor Te Fakultetit Te mjekësisë.
  • Anëtar i Shoqatës Kosovare të Anestezioligjis.

Titulli Akademik : Profesor Asistent i Lendes -Anestesiolgji dhe Reanimacion

Krijimtaria Shkencore: Ka botuar dhe mbrojtur 54 punime Shkencore ne Revista dhe konferenca Kombëtare dhe Ndërkombëtare.

Është i martuar, ka 4 Fëmije Te gjithë te orientuar ne lëminë e Shëndetësisë. Jeton ne vendlindje.

Burimet

Redakto

Referime

Redakto