Nehmi Rexhepi është lindur1977, në Prishtinë, ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa studimet postdiplomike i ka mbaruar në Universitetin e Bolonjës dhe në Universitetin e Sarajevës. Po ashtu, ka studiuar edhe në Universitetin Johns Hopkins, Universitetin Shtetëror të Arizonës, Universitetin e Illinois për Teknologji/Kent Law School, si dhe në Universitetin e Gracit.

Nehmi Rexhepi
U lind në1977
ArsimiFakulteti Juridik, Prishtinë.Studimet postdiplomike në Universitetin e Sarajevës. Universiteti Johns Hopkins

Para se të bëhet pjesë e Shërbimit Diplomatik të Republikës së Kosovës, Ambasadori Rexhepi ka punuar si mësimdhënës në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, si dhe Këshilltar Ligjor në Zyrën Civile Ndërkombëtare, në Prishtinë. Për më tepër, më parë ka punuar edhe në Qeverinë e Kosovës (Ministria për Energji dhe Miniera, si drejtor për çeshtje juridike); Gjykatën e Qarkut në Prishtinë; Qendrën për Mrojtje Juridike Penale (OSBE); Gjykatën Kushtetuese të Bosnjës dhe Hercegovinës; Asociacionin për Trajnim Akademik; si dhe këshilltar ligjor për disa kompani dhe projekte të ndryshme.

Ambasadori Rexhepi, ka shërbyer si ambasadori i parë i Republikës së Kosovës në Mbretërinë e Holandës, përkatësisht gjatë vitevve 2009-2013.

Është i martuar dhe ka dy fëmijë.