Neokonservatorizmi është një lëvizje politike e lindur në SHBA gjatë viteve 1960-të. Pjesëtarë të lëvizjes neokonservatore janë bërë të famshëm gjatë presidencave Republikane në vitet '70, '80, '90 dhe 2000. Ndikimi më i madh i neokonservatorëve qe gjatë presidencës së George W. Bush ku promovuan pushtimin e Irakut.[1] Ndër neokonservatorët më në zë gjatë asaj kohe ishin Dick Cheney dhe Donald Rumsfeld. Po ashtu edhe shkrimtari Christopher Hitchens, i cili ishte një mbështetës i bindur i filozofisë neokonservatore pavarësisht se pjesërisht e ka refuzuar etiketimin si të tillë.

Termi “noekonservator” (konservator i ri), shkrut edhe neocon, i referohet atyre personave që kryen një udhëtim ideologjik duke kaluar nga e majta anti-Staliniste drejtë konservatorizmit amerikan.[2] Neokonservatorët i bëjnë avokati një roli dominues të SHBA-ve në arenën ndërkombëtare, duke kërkuar të rrisin influencën e saj në gjithë globin, edhe nëpërmjet forcës ushtarake, duke e justifikuar këtë sjellje me promovimin e demokracisë dhe me interesin kombëtar amerikan.[3][4] Në terma praktik kjo filozofi ka mbështetur dhe frymëzuar rrëzimin e një sërë diktatorësh apo udhëheqësish autoritarë (pranvera arabe, Siria etj.), të cilët sidosi arrinin të mbanin nën kontroll lëvizjet ekstremiste në vendet përkatëse - të cilat si pasojë shpërthyen dhe po rëndohen me kalimin e kohës.

Lëvizja ka një orientim liberal-konservator, ndërhyrës në politikën e jashtme, oksidentalist, dhe amerikanist. Lëvizja neokonservatore i pati rrënjët e veta në revistën e përmuajshme Commentary.[5] Pjesa më e madhe e neokonservatorëve i referohen Leo Straussit (1899-1973) si themelues i ideve teorike të filozofisë së neokonservatorizmit, i cili i përket shkollës së mendimit të Platonizmit.[6]

Shiko dhe Redakto

Referime Redakto

  1. ^ Jeffrey Record (2010). Wanting War: Why the Bush Administration Invaded Iraq. Potomac Books, Inc. fq. 47–50. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Gertrude Himmelfarb (2011). The Neoconservative Persuasion: Selected Essays, 1942-2009. fq. 140, last line and p 141. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ [1] Britannica – Academic Edition. Vizituar më 15 shtator 2014.
  4. ^ [2]www.merriam-webster.com/. Vizituar më 15 shtator 2014.
  5. ^ Friedman, Murray (2005). The Neoconservative Revolution Jewish Intellectuals and the Shaping of Public Policy. Cambridge, UK: Cambridge University Press. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ "Neoconservatism Unmasked". Marrë më 15 shtator 2014. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lexime të mëtejshme Redakto