Neptun International është një kompani ndërkombëtare e furnizimit me shumicë dhe pakicë të paisjeve elektroshtëpiake. Në tregun me pakicë Neptun International është i pranishëm në Kosovë, Maqedoni dhe Serbi, ndërsa furnizimi me shumicë e cila eshtë pika e fortë e Neptun International mbulon pothuajse të gjithë europën perëndimore si furnitor i dyqaneve europiane drejtpërdrejt nga fabrikat e elektroshtëpiakeve në Azi dhe Europë si: LG, Samsung, Sony etj. Neptun International ka përfaqësi në Vjenë-Austri, Hong Kong-Kinë dhe Dubai-Emiratet e Bashkuara Arabe. Neptun International zotërohet nga Balfin Group. Vetë dyqanet Neptun në Shqipëri furnizohen nga Neptun International. Neptun International ka 17 dyqane në Maqedoni, 4 në Kosovë dhe 4 në Serbi. Neptun është pjesë e Grupit Balfin që është në pronësi të Samir Mane.

Shiko edhe Redakto