Nevzat Bejta
politikan nga Maqedonia
Kjo faqe është e palidhur nga faqe të tjera. |
Nevzat Bejta lindi më 19 tetor 1961 në f. Duf, Komuna e Gostivarit.
Shkollimi
RedaktoStudime universitare: Fakulteti Filozofik – Dega e Historisë, Universiteti i Prishtinës Studime pasuniversitare: Fakulteti Filozofik, Universiteti i Tiranës me temë të magjistraturës: “Shqiptarët e Maqedonisë gjatë Luftës së Parë Botërore” nën udhëheqjen e Dr. Prof. Valentian Duka.
Përvoja profesionale
Redakto- 1987 – 2002: profesor i historisë në Shkollën e Mesme Komunale Gostivar
- 1985 – 1987: mësimdhënës në Shkollën Fillore “Përparimi”, f. Çegran, Komuna e Gostivarit
Përvoja në jetën publike
Redakto- 1993 - Nënkryetar i Bashkësisë Kulturore Shqiptare në Maqedoni
- 1999 – Këshilltar në Këshillin e Komunës së Gostivarit
- 2001 - Pjesëmarrës në Ushtrinë Çlirimtare Kombëtare
- 2001 – Kryetar i Degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar
- 2002 – 2005: Deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga rradhët e BDI-së, Kryetar i Komisionit për Çështje Ekonomike, Anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut
- 2005 – Nënkryetar i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL)
- 2005 - Kryetar i Komitetit Trilateral
- 2005 - Anëtar i Kryesisë Qendrore të BDI-së
- 2005 - Në prill zgjedhet si Kryetar i komunës së Gostivarit
- 2006 - Sekretar i Sekretariatit për risocializim, revitalizim dhe pushtet vendor pranë BDI-së