Ngrirja e Demokracisë
Ky botim përbën një kontribut të ri në literaturën politike, në një këndvështrim teorik e praktik. Nëpërmjet kësaj përmbledhjeje, autori manifeston si shqetësimet e tij mbi deformimet e konstatuara në proceset demokratike, deri prirjet autokratike të shumicës së sotme qeverisëse, ashtu dhe përpjekjet për zgjerimin e demokratizimit nëpërmjet përfshirjes qytetare e aksionit civil, zhvendosjes së pushtetit për nga poshtë. Kësaj ideje e praktike bashkëkohore, jo vetëm si një përafrim i njëpasnjëshëm për një demokraci funksionale, por dhe si një shndërrim gradual i vetë procesit demokratik në një “mënyrë jetese”, autori i kthehet dhe rikthehet në pjesë të ndryshme të librit. Jo vetëm e thjesht në planin teorik, por, mbi të gjitha, me anë të një analize konkrete të ngjarjeve dhe dukurive shqiptare të viteve të fundit. Dhe, në shumë raste, godet në shenjë.[1]
Autori
RedaktoIgli Totozani ka lindur në Tiranë, më 18 shkurt 1973. Jurist me profesion, ai ka studiuar për gjashtë vjet në Universitetin e Gjenevës në Zvicër, ku dhe ka mbrojtur me sukses dy herë titullin Master respektivisht në Studime Evropiane dhe Shkenca Politike. Në vitin 2001 ka fituar çmimin “Jean Louis de Claparede” nga Universiteti i Gjenevës. Aktualisht kryen studimet për titullin “Doktor në Drejtësi” në Universitetin Strasbourg, Francë. Për një kohë të gjatë ka punuar në detyra të rëndësishme shtetërore si Këshilltar i Kryeministrit për Arsimin dhe Integrimin Evropian.
Prej shumë vitesh është lektor i të Drejtës Publike në disa universitete të vendit. Aktualisht është zv./dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Drejtor i Qendrës së Studimeve të Thelluara Evropiane “Jean Monnet” në Tiranë.[2] Është autor i një numri të konsiderueshëm artikujsh, raportesh dhe kërkimesh në revista dhe të përditshme shqiptare dhe të huaja. Ka lekturuar në një numër konferencash brenda dhe jashtë vendit.
Referime
Redakto- ^ Botuesi Botimet Toena Arkivuar 23 mars 2010 tek Wayback Machine
- ^ "Universitetin Kristal". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2009. Marrë më 24 shtator 2019.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)