Ky botim përbën një kontribut të ri në literaturën politike, në një këndvështrim teorik e praktik. Nëpërmjet kësaj përmbledhjeje, autori manifeston si shqetësimet e tij mbi deformimet e konstatuara në proceset demokratike, deri prirjet autokratike të shumicës së sotme qeverisëse, ashtu dhe përpjekjet për zgjerimin e demokratizimit nëpërmjet përfshirjes qytetare e aksionit civil, zhvendosjes së pushtetit për nga poshtë. Kësaj ideje e praktike bashkëkohore, jo vetëm si një përafrim i njëpasnjëshëm për një demokraci funksionale, por dhe si një shndërrim gradual i vetë procesit demokratik në një “mënyrë jetese”, autori i kthehet dhe rikthehet në pjesë të ndryshme të librit. Jo vetëm e thjesht në planin teorik, por, mbi të gjitha, me anë të një analize konkrete të ngjarjeve dhe dukurive shqiptare të viteve të fundit. Dhe, në shumë raste, godet në shenjë.[1]

Autori

Redakto

Igli Totozani ka lindur në Tiranë, më 18 shkurt 1973. Jurist me profesion, ai ka studiuar për gjashtë vjet në Universitetin e GjenevësZvicër, ku dhe ka mbrojtur me sukses dy herë titullin Master respektivisht në Studime Evropiane dhe Shkenca Politike. Në vitin 2001 ka fituar çmimin “Jean Louis de Claparede” nga Universiteti i Gjenevës. Aktualisht kryen studimet për titullin “Doktor në Drejtësi” në Universitetin Strasbourg, Francë. Për një kohë të gjatë ka punuar në detyra të rëndësishme shtetërore si Këshilltar i Kryeministrit për Arsimin dhe Integrimin Evropian.

Prej shumë vitesh është lektor i të Drejtës Publike në disa universitete të vendit. Aktualisht është zv./dekan i Fakultetit të Drejtësisë dhe Drejtor i Qendrës së Studimeve të Thelluara Evropiane “Jean Monnet” në Tiranë.[2] Është autor i një numri të konsiderueshëm artikujsh, raportesh dhe kërkimesh në revista dhe të përditshme shqiptare dhe të huaja. Ka lekturuar në një numër konferencash brenda dhe jashtë vendit.

Referime

Redakto
  1. ^ Botuesi Botimet Toena Arkivuar 23 mars 2010 tek Wayback Machine
  2. ^ "Universitetin Kristal". Arkivuar nga origjinali më 8 shkurt 2009. Marrë më 24 shtator 2019. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)