Ngushtica e Hormuzit

This is the stable version, checked on 31 janar 2017. Template changes await review.

Ngushtica e Hormuzit (Persisht: تنگه هرمز) është një ngushticë relativisht e ngushtë në mes të Oqeanit Indian dhe Gjirit të Omanit në juglindje dhe Gjirit Persik në jugperëndim. Bregdeti verior i ngushticës takon Iranit, ndërsa ai jugor dhe Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Omanit.

Përballë bregdetit verior të ngushticës janë edhe disa disa ishuj të mëdhenj dhe të vegjël iranian si : Kishi, Qeshm, Ebu Musa dhe Tunb. Këta ishuj kanë rëndësi të madhe strategjike si një platformë nga e cila mund të monitorohet trafiku në ngushticë Në një konferencë për shtyp më 18 dhjetor 1997., Zëvendës ministri i jashtëm iranian Abbas Maleki deklaroi se Irani mbështet kalimin e lirë të tankereve nëpërngushticë, por se Irani rezervon të drejtën për të mbyllur ngushticën në qoftë se rrezikohet. Për hapjen e e Gjirit Persik është bëhet fjalë në veprën e Periplus Maris Erythraei (rruga rreth detit të Eritresë) në “udhërrëfyesin” detar të Shekulli të I-rë.

Fatëkeqësia ajrore e 3 korrikut të vitit 1988

Redakto

Më 3 korrik të viti 1988, Ngushtica ae Hurmuzit ishte vendi i një prej ngjarjve më të diskutueshme në historinë e aksidenteve ajrore . Marina e SHBA –ve (USS Vincennes) me anë të raketave rrëzuan një aeroplan Airbus A300 iranian (Iran Air fluturimi 655). Të gjithë 290 pasagjerët (duke përfshirë 66 fëmijë), humbën jetën . Presidenti i atehershëm George H. W. Bush tha se ai kurrë nuk do të kërkojë ndjesë për këtë veprim të amerikanëve (Unë kurrë nuk do të kërkoj falje për atë që amerikanët bënë), dhe komandanti i anijesUSS, William C. Rogers III. u dekorua.

Nëpërmjet kësaj ngushtice kalon 40 përqind e naftës që importohet nga vendet e Europës Perëndimore dhe Shtetet e Bashkuara. Pikërisht për këtë fakt, zëdhënësi i Flotës së Pestë amerikane reagoi menjëherë duke thënë se nuk do të tolerohet asnjë bllokim i kësaj ngushtice.

Shih edhe

Redakto

26°34′N 56°15′E / 26.567°N 56.250°E / 26.567; 56.250